Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ku është kufiri mes Protestës dhe Pushtetit: A munden ta transformojnë edhe studentët tanë zemërimin në votë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ku është kufiri mes Protestës dhe Pushtetit: A munden ta transformojnë edhe studentët tanë zemërimin në votë?
Lajmi i funditopinion

Ku është kufiri mes Protestës dhe Pushtetit: A munden ta transformojnë edhe studentët tanë zemërimin në votë?

Published: October 27, 2026
Shpërndaje

Redaksionale DITA

Nga Beogradi në Tiranë, një mësim po bëhet gjithnjë e më i qartë: pushtetet që kontrollojnë institucionet, mediat dhe makinerinë partiake nuk janë të pathyeshme. Por rrëzimi i një pushteti nuk është e njëjta gjë me ndërtimin e një alternative. Studentët serbë e kaluan kufirin nga protesta te vota. A mund ta bëjnë këtë edhe studentët shqiptarë?

Fitorja e studentëve në Serbi është një goditje ndaj një modeli pushteti që, për vite me radhë, është paraqitur si i pamposhtshëm. Pra një përgjigje për të gjithë ata që besojnë se, në shoqëritë ku pushteti ka përqendruar institucionet, kontrollon hapësirën mediatike dhe përdor epërsinë e vet politike për të kufizuar konkurrencën, ndryshimi është i pamundur.

- Publicitet -

Më 25 tetor, lista e mbështetur nga lëvizja studentore fitoi rreth 52,7 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare serbe, duke lënë pas aleancën e Aleksandar Vuçiçit, e cila mori rreth 39,2 për qind. Pas gati dy vitesh protestash, studentët nuk u mjaftuan me mbushjen e shesheve. Ata ndërtuan një alternativë elektorale dhe e çuan përballjen me pushtetin atje ku vendoset legjitimiteti demokratik, te vota. Ky është mësimi më i rëndësishëm për Shqipërinë.

Vuçiçi dhe Rama, dy gjatoshat, variante të së njëjtës tipologji pushteti

Aleksandar Vuçiçi dhe Edi Rama nuk janë figura identike dhe vendet që drejtojnë nuk kanë sisteme politike të njëjta. Por modeli i tyre i qeverisjes shfaq ngjashmëri që nuk mund të anashkalohen. Përqendrimi i pushtetit politik, dominimi mbi partitë që drejtojnë, ndikimi mbi institucionet, prezanca e madhe në hapësirën mediatike, marrëdhëniet mes politikës, interesave ekonomike dhe lidhjeve me rrjete të krimit të organizuar, etj.

Në të dyja rastet, pushteti tenton të identifikohet me vetë shtetin. Kryeministri ose udhëheqësi nuk paraqitet ashtu si e paracakton LIGJI, si drejtues i përkohshëm i qeverisë, por si njeriu pa të cilin vendi rrezikon të bjerë në kaos, të humbasë drejtimin ose të përfundojë në duart e qametit.

Kjo është një nga mënyrat më të efektshme për ta mbajtur shoqërinë peng. Të bindësh qytetarët se, pavarësisht pakënaqësive, nuk ekziston asnjë alternativë e besueshme. Vuçiçi e ndërtoi pushtetin e tij mbi këtë logjikë për më shumë se një dekadë. Rama, po ashtu.

Por fitorja e studentëve serbë tregoi se kontrolli i institucioneve dhe epërsia e makinerisë partiake nuk garantojnë mbijetesë të përhershme politike. Edhe në Shqipëri, mekanizmi Rama- Berisha është kthyer në një mekanizëm mbrojtës të pushtetit. Sikur largimi i kryeministrit të nënkuptonte automatikisht rikthimin e kundërshtarit të tij. Sikur shqiptarët të ishin të dënuar të zgjidhnin përjetësisht mes dy alternativave që e ushqejnë njëra-tjetrën politikisht dhe financiarisht.

Por demokracia nuk është një kontratë mes dy liderëve për të ndarë përgjithmonë pushtetin. As një marrëveshje ku qytetarët duhet të pranojnë njërin vetëm nga frika e tjetrit.
Largimi i Ramës nuk do të thotë domosdoshmërisht ardhja e Berishës. Dhe frika nga Berisha nuk mund të jetë një mandat i përjetshëm për Ramën.

Kjo është arsyeja pse lëvizja studentore shqiptare ka rëndësi përtej kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit. Ajo mund të sfidojë jo vetëm një qeveri, por edhe idenë se politika shqiptare nuk mund të prodhojë asgjë jashtë dy kampeve të vjetra.

Dorëheqja nuk është pushteti. Është fillimi i garancive

Studentët shqiptarë kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si një garanci politike për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo kërkesë duhet lexuar në thelbin e saj, jo përmes karikaturave që pushteti ose kundërshtarët e tij përpiqen t’i bëjnë.

Ata nuk po kërkojnë të marrin pushtetin pa zgjedhje. Po kërkojnë që kushtet politike dhe institucionale të mos jenë të tilla që zgjedhjet të shërbejnë vetëm për të konfirmuar pushtetin ekzistues.
Këtu qëndron dallimi mes një kërkese demokratike dhe një ambicieje për pushtet.

Dorëheqja e kryeministrit, në vetvete, nuk garanton zgjedhje të lira. As nuk e zgjidh automatikisht krizën e institucioneve, të besimit publik apo të përfaqësimit politik. Por mund të hapë një proces ndryshimi, nëse shoqërohet me garanci të besueshme, transparencë, institucione funksionale dhe një proces zgjedhor ku qytetarët të kenë mundësi reale të zgjedhin.

Pikërisht për këtë arsye, përgjigjja e Ramës se qeveritë ndryshojnë vetëm përmes zgjedhjeve nuk e mbyll debatin. Përkundrazi, e hap atë. Amjafton ekzistenca formale e zgjedhjeve, apo duhen edhe kushte që ato të jenë realisht konkurruese?

Kjo pyetje nuk zgjidhet duke i shpallur protestuesit armiq të demokracisë. As duke i paraqitur si instrumente të medemek kundërshtarit politik. Demokracia nuk është vetëm dita e votimit. Është edhe e drejta e qytetarëve për të kërkuar llogari, për të protestuar dhe për të kërkuar ndryshimin e rregullave që pengojnë konkurrencën e ndershme.

Nga zemërimi te përfaqësimi

Megjithatë, Serbia nuk duhet lexuar si një histori me fund të lumtur të garantuar. Fitorja elektorale është një moment historik, por jo një provë se të gjitha problemet janë zgjidhur. Lëvizja studentore serbe përballet tani me një detyrë shumë më të vështirë se organizimi i protestave. Duhet të qeverisë, të ruajë kohezionin e saj dhe të provojë se mund të ndryshojë institucionet pa riprodhuar praktikat që kundërshtoi.

Pikërisht këtu nis sfida shqiptare. Në Shqipëri, pyetja është nëse studentët apo flamingot, apo të dy bashkë mund të ndërtojnë një formë përfaqësimi që shkon përtej protestës, pa e shndërruar lëvizjen në një parti tradicionale me të njëjtat hierarki, interesa dhe varësi.

Kjo protestë, (në rrugë ose jo pak rëndësi ka tani) ka bashkuar njerëz me bindje të ndryshme. Ka krijuar në etapa të saj një ndjenjë të fuqishme solidariteti dhe ka arritur të artikulojë kërkesa që partitë e dala nga dhjetori ramizian nuk i kanë dëgjuar ose nuk kanë dashur t’i dëgjojnë.

Por një lëvizje që synon ndryshimin e pushtetit duhet t’u përgjigjet edhe pyetjeve konkrete. Kush e përfaqëson, si zgjidhen përfaqësuesit e saj, çfarë garancish ofron për transparencën dhe si do të shmangë kapjen nga interesa të tjera?

Kjo nuk do të thotë se studentët duhet të nxitojnë të bëhen parti politike. As se duhet të braktisin protestën për t’u përshtatur me rregullat e një sistemi që po kundërshtojnë. Do të thotë se duhet të gjejnë një mënyrë për ta kthyer energjinë qytetare në një forcë të qëndrueshme, me objektiva të qarta, mekanizma demokratikë vendimmarrjeje dhe një program minimal për reformimin e shtetit.

Nëse nuk e bëjnë këtë, ekziston rreziku që energjia e protestës të përvetësohet nga elitat e vjetra politike, të cilat mund ta përdorin zemërimin e të rinjve për të rikthyer veten në qendër të skenës. Ekziston edhe rreziku që protestat të konsumohen në radikalizëm, përplasje dhe një konflikt pa perspektivë politike. Të dyja janë rrugë që mund ta dobësojnë një lëvizje qytetare.

Sfida është të ruhet pavarësia nga partitë e vjetra, pa u izoluar nga shoqëria; të mbahet presioni mbi pushtetin, pa e zëvendësuar programin me zemërimin; të kërkohet largimi i qeverisë, pa e trajtuar largimin e saj si zgjidhje automatike për çdo problem të vendit.

A ka mbërritur Rama në fundin e ciklit të tij politik?

Zhvillimet e fundit sugjerojnë se procesi i konsumimit të pushtetit të Edi Ramës ka hyrë në një fazë vendimtare. Protesta studentore nuk është e vetmja arsye. Ajo ndërthuret me krizën e besimit, akuzat për korrupsion, pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe ndjesinë se pushteti është larguar gjithnjë e më shumë nga shqetësimet e njerëzve të zakonshëm.

Një qeveri mund të mbijetojë për një kohë të gjatë edhe kur humbet një pjesë të konsiderueshme të besimit publik. Mund të mbështetet te shumica parlamentare, te makineria partiake, te dobësia e opozitës, te dumbabistët që rishfaqen në cdo epokë, te bindja se “kundërshtarët” nuk janë në gjendje të prodhojnë një alternativë, etj

Por, këta mekanizma po e humbasin fuqinë e tyre bindëse. Kriza është tashmë jo vetëm një rënie e dukshme e popullaritetit të Ramës. Është krizë e veyë legjitimitetit politik. Për Ramën, problemi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk duket më e gatshme ta pranojë argumentin se integrimi europian duhet të shërbejë si përgjigje ndaj çdo skandali korruptiv dhe se çdo alternativë ndaj qeverisjes së tij përbën një “rrezik të madh” për vendin.

Procesi i konsumimit të pushtetit të tij ka hyrë në një fazë nga e cila një zgjidhje normale politike po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Gjithsesi fundi i një cikli politik nuk përcaktohet vetëm nga madhësia e protestave. Aftësia e tyre për të ndërtuar shumicë shoqërore dhe për ta shndërruar atë në ndryshim institucional, është ende në provë.

Serbia ka treguar se kjo është e mundur. Shqipëria ende duhet ta provojë.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  • Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin
  • Mbi 50 mijë viktima, vera e vitit 2026 më vdekjeprurësja
  • Policia bën një hap pas për bllokimin e telefonave dhe trajtimin e të miturve në protestë
  • VIDEO: Rama nxjerr sërish tavolinën prej guri para Kryeministrisë për dialog me studentët

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  2. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  3. anti25642654censurë on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  4. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  5. Gazetari on ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?