Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet SHBA-Kinë dhe Ukraina, temë e konferencës së sigurisë në Mynih
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tensionet SHBA-Kinë dhe Ukraina, temë e konferencës së sigurisë në Mynih
Bote

Tensionet SHBA-Kinë dhe Ukraina, temë e konferencës së sigurisë në Mynih

Published: February 14, 2023
Shpërndaje

Këtë javë do të organizohet në Mynih të Gjermanisë, takimi i nivelit të lartë me temë sigurinë. Konferenca përkon me fillimin e sulmit të Rusisë në Ukrainë, si dhe rritjen e tensioneve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara me akuza për spiunazh.

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, diplomati i lartë kinez Wang Yi, Kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe kreu i NATO-s Jens Stoltenberg do të jenë pjesëmarrës në takimin treditor.

Aktiviteti që fillon të premten, mbahet vetëm pak ditë përpara përvjetorit të datës 24 shkurt, kur Rusia dërgoi forcat e saj ushtarake në Ukrainë, duke ia rikthyer kështu luftën Evropës për herë të parë pas dekadash të tëra.

- Publicitet -

Ndërkohë që Ukraina po përgatitet për ofensivën e re të Moskës, udhëheqësit pritet të konfirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur Kievin për aq kohë sa do të duhet për të zmbrapsur agresionin rus. Një vit pasi Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin, konferenca në Mynih do të përballet me pikëpyetjen se si mund të respektohet rendi botëror i bazuar në rregulla, tha kryetari i konferencës Christoph Heusgen.

“Në të ardhmen, a do të ketë një rend ku dominon forca e ligjit? Apo do të ketë një rend ku mbizotëron ligji i më të fortit?”, pyeti ai gjatë një konference për shtyp.

Çështja se si duhen trajtuar personat, udhëheqësit politikë, që nuk respektojnë shtetin ligjor do të jetë në axhendë, tha ai. Tensionet SHBA-Kinë ka gjasa të jenë në plan të parë gjatë takimit në qytetin gjerman, ndërsa marrëdhëniet janë përkeqësuar që kur Uashingtoni rrëzoi një balonë spiune kineze në fillim të shkurtit.

Pekini ka këmbëgulur se balona ishte për qëllime civile dhe të hënën kundërsulmoi duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara se ka dërguar balona përmes territorit kinez – një pretendim që u hodh poshtë me shpejtësi nga Uashingtoni.

Zoti Heusgen tha se nuk mendon që zoti Wang do të shfrytëzojë fjalimin në këtë aktivitet për të thënë “ndjesë, ishte balona jonë spiune që kaloi në qiej”. Por, ai shtoi se shpreson se “do të ketë bisedime… në kuadrin e takimit. E kam thënë tashmë se do të kemi një delegacionin amerikan të nivelit të lartë që do të marrë pjesë”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit, për shkak të çështjeve që nga të drejtat e njeriut në Hong Kong, deri tek politikat ekonomike dhe trajtimi i minoritetit mysliman ujgur në Xinjiang.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet
  • Jeta luksoze dhe lidhjet me Rusinë, kush është biznesmeni ukrainas që i bënë atentat në Monako?

Komentet e Fundit

  1. Abc on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. nastradini on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  4. Ppp on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  5. E on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?