Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ANALIZA E FP: Tërmeti që nxori në pah themelet e dobëta të mrekullisë ekonomike të AKP-së! Do ta rrëzojë Erdoganin në maj?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ANALIZA E FP: Tërmeti që nxori në pah themelet e dobëta të mrekullisë ekonomike të AKP-së! Do ta rrëzojë Erdoganin në maj?
EkonomiKomunitetKryesore

ANALIZA E FP: Tërmeti që nxori në pah themelet e dobëta të mrekullisë ekonomike të AKP-së! Do ta rrëzojë Erdoganin në maj?

Published: February 15, 2023
Shpërndaje

 

Nga Tessa Fox

Botuar në Foreign Policy

- Publicitet -

ANTAKYA, Turqi — Tronditja fillestare prej tërmetit më të madh që ka goditur Turqinë në 100 vitet e fundit është kthyer në zemërim. Dhe ashtu si ndërtesat e paqëndrueshme në Turqinë jugore mund të shkërrmoqet edhe qeveria e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në maj, Turqia shkon në zgjedhje. Por ata u paraprinë nga një stuhi shkatërruese si nga ferri. Të paktën 35,000 persona kanë vdekur në këtë katastrofë, një fatkeqësi sa natyrore aq dhe ndërtimore.

Ndonëse infrastruktura dhe zhvillimi kanë qenë pikat kryesore të vetëmarketingut të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit në zonat elektorale gjatë 20 viteve të fundit, ndërtimet e dobëta, në fakt, mund të bëjnë që ai të shkërmoqet.

Ankaraja i është vënë pas ndërtuesve. Ndonëse për disa, veçse tymnajë, nënpresidenti turk Fuat Oktay, të shtunën, bëri me dije se 131 të dyshuar janë identifikuar të kenë lidhje me shembjen e ndërtesave në 10 provinca.

Deri më tani, janë lëshuar 113 urdhër-arreste dhe 12 persona gjenden në paraburgim, përfshirë sipërmarrësin e një kompleksi banimi 12-katësh që u shemb në Antakya dhe i cili u ndalua, të premten në aeroportin e Stambollit përpara se të hipte në një fluturim për në Mal të Zi.

Sipas ministrit turk të Mjedisit Murat Kurum, nga rreth 170,000 ndërtesa të vlerësuara në të gjithë rajonin e prekur, 24,921 struktura janë shembur ose janë të dëmtuara rëndë,.

Përpara tërmetit me magnitudë 7.8, i cili vrau gjithashtu mijëra në Sirinë veriore, fokusi i zgjedhjeve të Turqisë ishte tek problemet e ditura: ekonomia e tmerrshme dhe emigrantët në lulëzim. Tani, megjithatë, kritika është fokusuar mbi përpjekjet e vonuara të ndihmave, mbi të ashtuquajturën taksë tërmeti, që nuk gjendet ose është keqpërdorur dhe mbi bum-in e ndërtimeve me themele në nepotizëm dhe që kanë rezultuar vdekjeprurëse.

Kur Erdogan iu drejtua të mërkurën të prekurve në Kahramanmaras, pranë epiqendrës së tërmetit, ai i përfshiu shkatërrimet dhe humbjet e jetëve në “planin e fatit”, duke hedhur poshtë çdo kritikë për përpjekjet e vonuara të ndihmave.

Erdogan gjithashtu dënoi ata që kritikojnë përpjekjet dhe u shpreh: “Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi si kjo”.
Por shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se në Turqi pritej një tërmet i madh. Pas shkatërrimit që ndodhi në tërmetin e vitit 1999 të pothuajse së njëjtës magnitudë dhe i cili, rastësisht, rrëzoi një qeveri, është miratuar ligji për parapërgatitje, por ai ose është anashkaluar ose është keqpërdorur.

Qeveria Erdogan miratoi një ligj për amnisti në bazë zonash në vitin 2018. Ligji hapte rrugën që çdo prone të ndërtuar pa leje ose në kundërshtim me lejet e ndërtimit ose rregullat lokale, t’i jepej një certifikatë dhe të shmangej prishja.

Kur bëhet fjalë për tërmetet, Turqia sigurisht që nuk ishte Tokio.
“Kapitalizmi i miqësive ka hyrë në shumë prej strukturave të Turqisë, (duke shkaktuar) kosto masive për shoqërinë,” tha Lisel Hintz nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins. Kriza humanitare në Turqi është “pjesërisht e krijuar nga dora e njeriut”.

Ndërtesat e rrënuara lanë të paktën 1 milion njerëz të pastrehë. E ndërsa gërmadhat janë lehtësisht të dallueshme, ekipet e shpëtimit ishin më të vështira për t’u pikasur. Dërgimi i vonuar i ekipeve të shpëtimit në shtëpitë e shkatërruara ngjalli zemërim në të gjithë provincat. Njerëzit po flenë në rrugë, duke mbledhur dru nga ndërtesat e shembura për të ndezur zjarre për t’u ngrohur. E kjo për shkak të pamjaftueshmërisë së strehave të përkohshme të ngritura nga ekipet e reagimit ndaj fatkeqësive.

Kalimi në një sistem presidencial ka shkaktuar sklerozë. Për shembull, u deshën dy ditë për të parë ushtrinë të vinte për të ndihmuar. Tërmeti qe më vdekjeprurës prej korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i gërreu institucionet shtetërore, duke vendosur besnikët në pozicione kyçe. Ai pasuroi miqtë e vet, duke i hapur rrugën kësaj tragjedie.

“Shkalla e vdekjes dhe e shkatërrimit është përtej kapacitetit të burimeve të Turqisë dhe e vërteta është se çdo vend ka një numër të kufizuar burimesh,” shprehet Yusuf Erim, analist politik për TRT World në Ankara. Turqia e ka përjetuar këtë edhe më parë. Qeveria e atëhershme e kryeministrit Bulent Ecevit pati një reagim të dobët pas tërmetit 7.6 ballë në Izmit të 1999-ës, i cili vrau mbi 17,000 veta dhe solli Erdoganin si kryeministër e më pas president.

Kjo është ajo me të cilën po përballet kreu i AKP-së, pak para zgjedhjeve të 14 majit.

Përgjigja e ngadaltë e vitit 1999 bashkë me ndërtimet qartësisht të pasigurta në të cilat njerëzit kishin jetuar, nxiti zemërim. Erdogan kishte premtuar se do ta rindërtonte vendin, gjë që e bëri, por me përfitimet më të mëdha për biznesmenët pranë AKP-së.

Rritja e shpejtë e dy dekadave të fundit, me ura të reja, qendra tregtare, xhami, rrokaqiejt dhe sigurisht ndërtesat e mbështetura nga qeveria përmes Administratës së Zhvillimit të Strehimit (TOKI) duket se e kanë patur një kosto.

Urdhër-arrestet duken shumë pak, tepër vonë për dhjetëra mijëra viktima, veçanërisht kur kodet e ndërtimit, të cilat pretendohet se i përmbushin standardet e inxhinierisë sizmike në Turqi, me sa duket nuk janë zbatuar.

Në Turqi, gjithnjë, ka pasur polarizim politik të ashpër, veçanërisht në periudhë zgjedhjesh e kryesisht midis mbështetësve të AKP-së dhe social-demokratëve të partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP). Por këtë herë, po ato çarje që rrëzuan Turqinë jugore kërcënojnë Erdoganin.

Sipas Erim, tërmeti i ka bërë të pavlefshme të gjitha sondazhet e mëparshme zgjedhore. “Çdo parti ka një listë të pastër tre mujore dhe performanca e tyre gjatë kësaj periudhe do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve të majit,” tha ai.

Nga 10 provincat e goditura nga tërmeti, gjashtë kanë qenë gjithmonë bastione të AKP-së. Në zgjedhjet e vitit 2018 në Adiyaman, një nga qytetet e prekura rëndë nga tërmeti, AKP fitoi 70 për qind të votave. Ka pasur kritika se Hatay, pranë kufirit të Turqisë me Sirinë, ka marrë më pak ndihmë ose mbështetje për shkak se votat e saj zakonisht shkojnë për opozitën.

Kur merren parasysh rrënimet që ka shkaktuar tërmeti, ekziston mundësia që zgjedhjet të mos mbahen as në maj, për shkak të pamundësisë për të organizuar votimet. “Nuk ka më as adresa” – tha Sinem Adar nga Qendra për Studime të Aplikuara mbi Turqinë në Berlin.

Shtyrja e zgjedhjeve, në fakt, do ta favorizonte qeverinë, duke i dhënë asaj më shumë kohë për t’i rifituar sërish mbështetësit e vet. Por sipas kushtetutës, votimi nuk mund të shtyhet për më shumë se një muaj. Vetëm atëherë kur shpallet gjendje e jashtëzakonshme e shkaktuar nga një luftë mund të shtyhet për më gjatë. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Turqi për shkak të tërmetit nuk klasifikohet këtu.

Pasi të vijohet drejt zgjedhjeve, “ndërtimi si manifestim i kapacitetit të qeverisjes”, siç e quan Adar, është një narrativë që nuk mund të përdoret më. Gjithashtu, do të jetë më e vështirë për Erdoganin të pretendojë (për ekzistencën) e një Turqie “të fortë” të pavarur nga Perëndimi, kur merret parasysh ndihma masive ndërkombëtare e nevojshme për t’u marrë me pasojat e tërmetit.

“I ngjashëm me krizën ekonomike, tërmeti nuk do të sjellë fundin e regjimit të Erdoganit, por sigurisht që do e dobësojë legjitimitetin e aleancës ekzistuese qeverisëse,” thotë Adar.

—–

Autorja Tessa Fox është gazetare, fotografe dhe regjisore e pavarur, e cila në fokusin e vet, ka konfliktet dhe të drejtat e njeriut në Lindjen e Mesme. Botuar në Foreign Policy.

Përktheu për DITA, Edona Llukaçaj

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • RADIKA says:
    February 15, 2023 at 10:56 pm

    KUR NJE DIKTATOR
    PRIVATIZON QEVERINE
    PER TE MARRE HAK
    LERINI PERENDINE

    CERDHE DIKTATORESH
    QE E ESHTE BALLKANI
    ATA DO THEJNE QAFEN
    TE NA RROJ VATANI

    KOT SHKONI NE KISHA
    APO NE XHAMIA
    E DREJTE E SOVRANIT
    ESHTE o. PERENDIA

    Reply
  • demo says:
    February 16, 2023 at 4:01 am

    Keto jane Fasadat.
    Keto jane mrekullite e Big Brotherit.
    Keto prodhojne Edvin Ramat,Luisat,KaraKthellat,,Modelet e Suksesit. Eshte semundje Globale.Shih Yllin e merr pyllin.Fasadat po japin rezultatet.Rezultatet e Fasadave nuk jane vetem Zhgenjim,injorance llapaqenash,,por jane vdekje dhe vrasje.Fasadat jane arkivole llustrues.
    Fasadat.Kompanite e ndertimit,qew prodhojne pallate pa mure.Asnje pallat i shtetit,kur kishte shtet,nuk u shemb ne Durres.Ay pallat ne Thumane ju vodh cimento,hekuri dhe betoni ne 89,kur po bjerrej shteti.
    Prandaj maketet e Dubai Dream te Portit te Durresit,qe ju shet edvin rama per Mrekulli zhvillimi,nuk jane vetem Hajdutllik,,nuk jane vetem pushtim i Atdheut copa copa si kerme qe e shqyejne qente,por eshte edhe Fushe e Vdekjes,Dubai qe do te ngreje edvin rama ne Durres,do te jete nje Katastrofe per brezat e ardhshem.Do ta mallkoni ashtu si mallkojme ne sot,Spacin dhe Burrelin.

    Reply
  • LEON says:
    February 16, 2023 at 4:30 am

    Rama telefonon Emisjonin turk dhe dhuron nje miljon dollare,njashtu si Al Capone Hapi mence Falas per te papunet dhe te vobektit ne Cikago,gjate kohes se krizes se Madhe.

    Reply
  • Arben says:
    February 16, 2023 at 10:16 am

    Përpara Sulltan Erdoan

    Je shpresë për popullin

    Reply
  • Neri says:
    February 16, 2023 at 11:12 am

    İnjoranca fatkeqsi e madhe. Kur të gjitha kanalet turke raportonin live gjendjen pas tërmetit, FOX TV jepte telenovelë. O njerëz dëshira është tjeter gjë realiteti i qeverisë Erdoğan është tjeter gjë. Ndërtesat e shembura janë 90% mbi 50 vjeçare, por a kuptoni çdo të thotë +100 sekonda tërmet?!? Ndërtesat e kompanisë ndërtuese shtetërore “TOKİ” nuk kanë as më të voglin dëmtim. Ju flisni me gjuhën e Sali kufomër e Lije rakisë. Kësaj i thon pirdh pirdh se lirohesh. Erdoğan e ka të fituar. Tung

    Reply
  • !!? says:
    February 16, 2023 at 2:39 pm

    Në botën “moderrne”, si në Shqipëri, ekzistojnë kudo Gjushët e suksesshëm të ndërtimeve, banditë që ndërtojnë vetëm për të fituar duke i kthyer pallatet në arkivole shumëkatësh për njerzit e gjallë me bekimin e Edi Ramëve që duan vetëm 20% për çdo leje ndërtimi për arkivole që presin tërmete për të funksionuar me garanci inxhinjerike si të tillë sikurse funksionuan në Turqi duke u mar jetën mijra njerëzve.

    Është e tmerrshme të mendosh që të ndërtosh një pallat duke bër neglizhenca kriminale, me vetdijen e plotë që ndërimi jot ditën fatale të një tërmeti do të shëmbet dhe unë mendoj që Gjushët banditë të ndërtimeve janë vrasës me pagesë ku ata që paguajnë këta vrasës , paguajnë për të blerë një shtëpi në pallatin e ndërtuar prej vrasëve që tu meret jeta e tyre nga tërmeti i radhës nën rrënojat e shtëpisë së blerë.

    Më besoni, kur bëra shtëpinë time me kursimet e një jete të tërë, vajta atje ku gatuhej betoni dhe me tabelën e sasive të çimentos, zhavorit dhe ujit për çdo bunker kontrolloja që betoni të ishte sipas recetës dhe u habita kur një djal 12 vjeçar u afrua dhe u hakrrua me një ton kërcënues dhe kategorik punëtorëve “Or dreqër , pse i hidhin kaq shumë çimento…..!!!!”. Ishte djali i pronarit të impiantit të betonit dhe menjëherë mendova që

    kur edhe djali vogëlush i pronarit dinte që nuk duhej hedhur çimento aq sa ishte shënuar në tabelë por më pak, këtu bëhet hataja me cilsin e betonit dhe

    ndërsa fqinji im është kthyer 3 herë për të izoluar tarracën e shtëpisë që kullonte lagështirë brënd në dhoma kur binte shi, taraca e shtëpisë time nuk ka patur problem dhe s’ ka qën nevoja ta mbuloj me shtresë izoluese pavarsisht se betoni ka qën pregatitur nga i njëjti impiant betoni.
    Nuk po zgjatem me hiletë më të djallëzuara të hekurpunueseve por duke përfunduar,

    dhjetra mijë viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri kanë paguar që të vriten nga vrasësit me pagesë, Gjushët turqë dhe sirianë dhe miqtë e Gjushëve që nuk kontrolluan cilsinë e ndërtimeve zyrtarët e vllaut të Edi Ramës, sulltanit Tahip që sikurse duket mer edhe ai 20 % për çdo ndërtim dhe harron cilsin e ndërtimeve duke numruar parat e 20%. Nuk ka vlerë fare tani që krimi është konsumuar nga vrasësit me pagesë që Tahip beu të mar kampionë në ndërtesat e shëmbura e të verifikoj cilësin e ndërtimeve, nuk ka fare vlerë që arrestoj por edhe ti dënoj me vdekje 130 Gjushët turqë, Tahip beu është kryevrasësi me pagesë i 40 000 viktimave dhe po të jet sulltan me sedër duhet të paraqitet vetë të bashkohet me 130 Gjushët e arrestuar që në këmbim të parave u kanë shitur të shkretëve viktima arkivole për tu varrosur së gjalli ditën fatale të tërmetit.

    Gjushët e bandave ndërtimore dhe miqtë e tyre Edi Ramët që marin 20% për çdo leje ndërtimi duke mos kontrolluar fare cilsin e ndërtimeve , përkundrazi i bekojnë këto ndërtime si burim miljonash të kusaris moderrne, janë fatkeqsi kobzezë për popujt e tyre, tmerr, o njerëz, 40 000 të varrosur së gjalli në ndërtimet e krimit, kusarisë dhe korrupsionit, pran pallateve bër nga ndërtues të ndershëm që nuk janë prekur fare nga tërmeti dhe qëndrojnë në këmbë duke akuzuar sikurse qëndruan në këmbë edhe pallatet ndërtuar në kohën diktatorit të pashpirt Enver Hoxha në tërmetin e fundit shkatrrimtar në vëndin ton.

    Reply
  • Aldrin says:
    February 16, 2023 at 4:05 pm

    Kur kishte shtet thote demo, Ajo qe ti shpesh e quan diktature komuniste. E pashpirt, thote tjetri.
    E pashpirt se ishte shtet me ligje dhe mbronte popullaten civile. Doni fasaden dhjerokratike,
    Ja ku e keni

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    February 16, 2023 at 7:31 pm

    Radika ti je Arben Duka.

    Reply
  • Arben says:
    February 16, 2023 at 8:12 pm

    Erdogani e keqja e turqise dhe rama e shqiprise

    Reply
  • RADIKA says:
    February 16, 2023 at 9:48 pm

    JETOJME SI NE ENDERR
    SYVE SJU BESOJME
    NGA ATO QE SHOHIM
    E NGA CFARE DEGJOJME

    U TRET SI QIRI
    MUNDI DJERSA JONE
    SOJI I XHAHILEVE
    KA HYPUR NE FRON

    E PYETA RABIJEN.
    SI DO TI BEJ HALLI
    NGA DHEMBJA ASAJ
    SEC JU RRUDHOS BALLI

    NUK DI CFARE TE THEM
    PUNET JANE PER DREQ
    PO NUK U HOQ RAMA
    GJITHCKA DO SHKOJ KEQ

    NGA KALI NUK ZBRET
    PO AS NUK E SHET
    NUK KA AS PATENTE
    MAKINEN SE NGET
    ME AVION PRIVAT
    KA RENE REHAT
    ME CPO DUKEN BATHET
    DO TA KEMI GJAT

    NDAJ RRINI REHAT
    E MBYLLENI GOJEN
    KUSH ESHTE I ZGJUAR
    E KUPTON MIRE LOJEN

    FJALET E TEPERTA
    JANE GJIRHMONE HARAM
    SE MOS FILLON LOJA
    GOJA HAM E SHPINA DAM

    Reply
  • Arben says:
    February 19, 2023 at 4:00 pm

    Ore, faktike Cia për këtë e hodhi tërmetin, por me nder muhabetit ti haje m….tin Sulltanit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?