Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tesla tërheq mbi dy milionë vetura nga tregu amerikan për shkaqe sigurie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tesla tërheq mbi dy milionë vetura nga tregu amerikan për shkaqe sigurie
Bote

Tesla tërheq mbi dy milionë vetura nga tregu amerikan për shkaqe sigurie

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Tesla ka njoftuar të mërkurën se do t’i tërheqë mbi dy milionë vetura nga rrugët në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të pajisura me sistemin e avancuar ndihmës-shofer, apo autopilot, pasi një rregullator i sigurisë ngriti shqetësime për sigurinë e këtij sistemi.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut (AKST) tha se ka dy vjet që është duke e hetuar kompaninë për prodhimin e veturave, e cila udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk, për të parë nëse veturat Tesla garantojnë se shoferët janë të vëmendshëm kur e përdorin autopilotin.

Besohet se tërheqja e të gjitha këtyre veturave do të bëhet nga rrugët amerikane. Tesla tha se kontrollet softuerike të sistemit autopilot “mund të mos mjaftojnë për t’i parandaluar shoferët nga keqpërdorimi i autopilotit” dhe mund ta rrisë rrezikun për përplasje.

- Publicitet -

Ann Carlson nga AKST tha për Reuters në gusht se “është shumë e rëndësishme që sistemet për vëzhgimin e shoferëve ta kenë parasysh se njerëzit i besojnë teknologjisë më shumë seç duhet”.

Autopiloti i Teslës ka për qëllim t’ua mundësojë veturave drejtimin e timonit, gazin dhe frenimin në mënyrë automatike vetëm brenda korsisë së tyre, ndërsa autopiloti i avancuar mund të ndihmojë edhe në ndërrimin e korsisë në autostrada, por nuk i bën veturat plotësisht të pavarura në vozitje.

Tesla nuk ka treguar nëse do t’i tërheqë veturat edhe nga shtetet e tjera, përveç SHBA-së. Një zëdhënës i Ministrisë së Transportit të Italisë tha se nuk është i vetëdijshëm nëse në Itali do të ndërmerren veprime të njëjta. Rregullatorët në Gjermani kanë thënë se po e shikojnë këtë çështje.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë
  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?