Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si të dallojmë shenjat e hershme paralajmëruese të një tumori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Si të dallojmë shenjat e hershme paralajmëruese të një tumori
Lajmi i funditShendetesi

Si të dallojmë shenjat e hershme paralajmëruese të një tumori

Published: October 27, 2023
Shpërndaje

 

Kanceri i trurit është kanceri i dhjetë më vdekjeprurës. Miliona njerëz në mbarë botën diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, e cila kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor. Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, edhe për kancerin e trurit, diagnostikimi i hershëm është vendimtar në reduktimin e pasojave të rënda që kjo patologji shkakton në shëndet.

Mjekët bëjnë thirrje që krahas kontrolleve rutinë, të mos lihen pas dorë edhe shenjat që mund të jenë sinjalizuese të kancerit në tru. Për fat të mirë, jo të gjithë tumoret e trurit janë malinje. Në fakt, nëse kapet herët, kanceri i trurit ndonjëherë mund edhe të kurohet. Por pavarësisht kësaj duhet të dimë se të gjithë tumoret e trurit, janë potencialisht të rrezikshëm për shkak të madhësisë dhe vendndodhjes së tyre.

- Publicitet -

Për të kuptuar nëse jeni në rrezik për të zhvilluar këtë sëmundje, duhet të njihni mirë dhe të vlerësoni në kohë shenjat paralajmëruese.

Çfarë është kanceri i trurit?

Të gjitha kanceret e trurit janë tumore, por jo të gjitha tumoret e trurit janë kancerogjene. Ekzistojnë më shumë se 120 lloje kryesore të tumoreve të trurit, të grupuara në dy lloje kryesore: tumoret jo-kanceroze (beninje) të trurit dhe tumoret kanceroze (malinje) të trurit.

Tumori beninj i trurit

Tumoret beninje ose jo kanceroze të trurit janë të shkallës së ulët (shkalla 1 ose 2), që do të thotë se ato rriten ngadalë, priren t’i përgjigjen më shumë trajtimeve kirurgjikale, ose ndërhyrjeve të tjera dhe kanë më pak gjasa të kthehen sërish pas trajtimit të kryer nga pacienti.

Tumori malinj i trurit

Tumoret malinje ose kanceroze të trurit janë të shkallës së lartë (shkalla 3 ose 4) dhe ose fillojnë në tru (tumoret parësore) ose përhapen në tru nga diku tjetër (tumoret dytësore). Tumoret malinje janë agresive dhe zhvillohen më shpejt, dhe kanë më shumë gjasa të rriten përsëri edhe pas trajtimit që pacienti mund të ketë ndjekur.

Tumori sekondar i trurit

Kur kanceri zhvillohet diku tjetër në trup dhe përhapet në tru, quhet tumor sekondar i trurit, ose metastazë në tru. Janë të shumta rastet në të cilat ndodh që kanceri i mushkërive, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i veshkave, kanceri i gjirit dhe kanceri i lëkurës të japin metastaza edhe në tru. Por, në të kundërt, ndërsa qelizat e kancerit të trurit mund të udhëtojnë në distanca të shkurtra brenda trurit, ato në përgjithësi nuk përhapen përtej tij.

Kush është në rrezik?

Kanceri i trurit mund të prekë çdokënd. Por statistikat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se burrat janë në një rrezik pak më të lartë, për të zhvilluar kancer malinj të trurit, ndërsa gratë kanë risk pak më të ulët për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Rreziku i kalimit të një tumori të trurit rritet me moshën, (shumica e tumoreve të trurit ndodhin tek të moshuarit e moshës 85 deri në 89 vjeç).

Shkaqet dhe faktorë të tjerë rreziku

Ende nuk ka fakte shumë të qarta se pse disa qeliza të trurit fillojnë të kthehen në qeliza tumorale. Përveç atyre që përhapen nga pjesë të tjera të trupit, besohet se disa kushte gjenetike mund të predispozojnë një person për mbiprodhim të qelizave specifike kanceroze. Kushdo që është i ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme dhe të zgjatura të rrezatimit, gjithmonë ka rrezik më të lartë që të zhvillojë kancer.

Simptomat e një tumori të trurit

Ka disa simptoma që mund të tregojnë praninë e një tumori në tru. Por disa nga këto shenja janë tregues edhe për problematika të tjera shëndetësore, ndaj është e nevojshme që të bëhet vlerësimi i tyre nga një staf i specializuar mjekësor, për të përjashtuar dhe vlerësuar në kohë riskun e zhvillimit të kancerit të trurit. Në vijim të shkrimit gjenden të listuara disa nga shenjat dhe simptomat që mund të jenë paralajmëruese të rrezikut për kancer të trurit.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat më të zakonshme të një tumori të trurit, veçanërisht nëse keni një dhimbje koke që ndihet ndryshe nga lloji i dhimbjes së kokës që keni zakonisht. Kujdes duhet të tregoni edhe në rastet kur ndodh që dhimbjet e kokës përkeqësohen dhe vijnë duke u rënduar gjithnjë e më shumë. Këto dhimbje përkeqësohen zakonisht gjatë mëngjesit.

Konvulsione

Konvulsionet, të quajtura gjithashtu sulme, zakonisht shoqërohen me një tumor të trurit. Gjatë një prej këtyre episodeve, personi zakonisht humbet vetëdijen dhe shembet me një trup të ngurtësuar dhe gjymtyrë të dridhura.

Nauze dhe marramendje

Një ndjenjë e vazhdueshme e të përzierave ose marramendjes, plus të vjella të shpeshta, janë ndër efektet anësore më të përhapura që rrjedhin nga një tumor i trurit. Mos i neglizhoni këto shenja, kërkoni ndihmën e mjekut për të përcaktuar qartë shkakun e tyre.

Ndryshimet mendore ose të sjelljes

Ndryshimet mendore ose të sjelljes mund të jenë shenja treguese të një tumori të trurit, gjëra të tilla si humbja e kujtesës, modele të pazakonta të personalitetit ose nervozizëm i përgjithshëm zakonisht janë sinjalizuese të zhvillimit të një tumroi në tru.

Lodhja dhe paraliza

Dobësia progresive e muskujve, ose paraliza në njërën anë të trupit janë flamuj të kuq. Shumë njerëz të prekur nga tumoret e trurit ndihen gjithashtu shumë të lodhur dhe kjo mund të përkeqësohet edhe më shumë në kushtet e ekspozimit ndaj situatave stresuese.

Problemet me shikimin

Problemet me shikimin mund të ndodhin për shkak të fryrjes së diskut optik, ose për shkak të presionit në nervin optik. Edhe kjo problematikë mund të jetë si rezultat i zhvillimit të tumorit në tru, ndaj duhet të paraqiteni tek mjeku specialist për të bërë vlerësimin e duhur të riskut.

Problemet në dëgjim dhe ekuilibër

Një tumor që zhvillohet në nervat e ekuilibrit (vestibular) dhe dëgjimit, ose dëgjimor (koklear), mund të ndikojë në dëgjim dhe ekuilibër.

Problemet me shqisat

Prania e një tumori në tru mund të manifestohet edhe me probleme me shqisat, veçanërisht të shijes dhe të nuhatjes.

Tumoret e trurit tek fëmijët

Disa lloje të tumoreve të trurit janë më të zakonshme tek fëmijët. Në fakt, tumoret e trurit janë forma e dytë më e zakonshme e kancerit të fëmijërisë pas leucemisë. Trajtimi për tumoret e trurit tek të rinjtë është zakonisht mjaft i ndryshëm nga trajtimi për tumoret e trurit të të rriturve. Nëse dyshoni se fëmija juaj mund të ketë një tumor të trurit, është jetike që të merrni ekspertizën dhe përvojën e specialistëve pediatër në neurologji dhe të bëni diagnostikimin për kancer sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo pasi vetëm në këtë formë do të mund të aplikohen edhe opsionet e trajtimeve që mund të reduktojnë riskun dhe pasojat fatale që kjo patologji shkakton.

Diagnostikimi i kancerit të trurit

Procedurat e përdorura për të diagnostikuar kancerin e trurit përfshijnë teste laboratorike, biopsi, imazhe me rezonancë magnetike (MRI) dhe tomografi të kompjuterizuar (CT). Është mjeku specialist ai që përcakton se cilat janë ekzaminimet dhe testet që duhet të kryeni.

Trajtimi i kancerit të trurit

Nëse keni një tumor të trurit, trajtimi juaj do të varet nga një sërë faktorësh. Këto përfshijnë llojin e tumorit, vendndodhjen e tij në tru, madhësinë e tumorit dhe sa larg është përhapur.

Referuar të gjithë këtyre faktorëve, trajtimi i tumorit të trurit mund të përfshijë kirurgji, radioterapi, kimioterapi, terapi të synuar, steroid dhe më shumë. Për një tumor të shkallës së ulët të trurit, operacioni mund të jetë i vetmi trajtim i nevojshëm, veçanërisht nëse i gjithë tumori mund të hiqet.

Nëse një tumor nuk mund të hiqet, qëllimi i trajtimit është të ngadalësojë rritjen dhe të lehtësojë simptomat duke zvogëluar tumorin dhe çdo ënjtje rreth tij. Opsionet e trajtimit në këtë rast përfshijnë terapinë me rrezatim.

Kanceri i trurit ndonjëherë mund të shërohet nëse kapet herët. Nëse nuk është kështu, shkalla e mbijetesës varet kryesisht nga shkalla e kancerit dhe mosha e pacientit.

Sipas të dhënave, shkalla e mbijetesës relative pesëvjeçare për njerëzit më të rinj se 15 vjeç është rreth 75%. Për njerëzit e moshës 15 deri në 39 vjeç, shkalla e mbijetesës relative pesëvjeçare afrohet 72%. Shkalla e mbijetesës relative pesëvjeçare për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart është 21%.

Kujdesi paliativ

Kujdesi paliativ për të rriturit me një tumor të trurit është krijuar për të ofruar cilësinë më të lartë të kujdesit për të minimizuar çdo efekt anësor shqetësues nga tumori ose trajtimi i tij. Nuk do të thotë domosdoshmërisht kujdes në fund të jetës. Kujdes Paliativ quhet trajtimi gjithëpërfshirës për personat që vuajnë nga sëmundje të cilat janë kërcënuese për jetën, të tilla si: kanceri. Kujdesit Paliativ trajton jo vetëm çështjen e vuajtjes fi­zike nga sëmundja, por edhe çështje që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet: fi­ziologjike, sociale, psikologjike e shpirtërore. Kjo është arsyeja që Kujdesi Paliativ nuk kufi­zohet vetëm në përkujdesjen ndaj të sëmurit, por adreson edhe nevojat e familjarëve dhe të komunitetit që e rrethon. Në përgjithësi, rreth 15 në çdo 100 njerëz me një tumor kanceroz të trurit do të mbijetojnë për 10 vjet ose më shumë pasi të diagnostikohen.       Pranvera Kola\ DITA 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?