Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Testi i punësimit, 622 mësuesit që garojnë për vendet e lira të gjuhës angleze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Testi i punësimit, 622 mësuesit që garojnë për vendet e lira të gjuhës angleze
AktualitetShoqëri

Testi i punësimit, 622 mësuesit që garojnë për vendet e lira të gjuhës angleze

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Qindra mësues të gjuhës angleze përgjatë javës së ardhëshme do t’i nënshtrohen testimit të punësimit, rezultatet e të cilit janë vendimtare për të siguruar një nga vendet e lira të punës të raportuara nga shkollat publike të arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto shkolla 9-vjeçare, apo gjimnaze. Për katër ditë me radhë, përkatësisht në datat 8 deri në 11 gusht, të gjithë mësuesit e rinj të diplomuar së fundmi në lëndën e gjuhës angleze, si dhe ata që janë të papunë, të cilët janë kualifikuar për të vijuar fazën e dytë të konkurrimit për punësimet nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë 2022”, do t’i nënshtrohen testit të informatizuar që do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Sipas listës së shpallur, për vendet e lira të  punës në këtë profil lëndor në garë do të përfshihen 622 arsimtarë në të gjithë vendin. Kjo qendër ka shpallur tashmë kalendarin me datat dhe oraret e testimit për secilin kandidat që është pjesë e listës së detajuar në vijim të shkrimit, si për lëndën e gjuhës angleze, po ashtu edhe të asaj italiane. Provimet do të zhvillohen me tre turne për secilën ditë. Kështu, mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të paraqiten në ambientet e QSHA-së për të zhvilluar testin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për të. Në të kundërt e humbasin të drejtën për të vijuar më tej garën e punësimit përgjatë këtij viti. Krahas këtij kushti, mësuesit duhet të bëjnë kujdes edhe me zbatimin e rregullave të paraqitjes në provim, si dhe materialeve që duhet të kenë me vete në ditën e testimit.

Janë një sërë rregullash që duhet të zbatohen në ditën e provimit, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me orarin e paraqitjes, por edhe mjeteve që duhet të keni me vete, si dhe zhvillimit të testimit. Konkretisht, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë këto rregulla: “Të paraqitet pranë QSHA-së në orarin e përcaktuar, të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit, të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit, të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit”.

- Publicitet -

Edhe për këtë profil, testi me alternativa do të jetë i strukturuar në dy pjesë. Pjesa e parë që përmban pyetjet për njohjen e dokumenteve zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, njohjen e programeve lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa e dytë do të ketë në përmbajtje pjesën shkencore të lëndës për profilin e lëndës së gjuhës angleze, si dhe asaj italiane për mësuesit që do të garojnë për vendet e lira të punës në këtë profil.

Sikundër ndodh me lëndët e tjera, edhe për gjuhën angleze, vlerësimi i kandidatëve, të cilët aplikojnë për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në këtë profil në qytetet ku kanë aplikuar, bëhet në dy faza, së pari nga vlerësimi i pikëve të dosjes, dhe pikëve që secili kandidat siguron në testimin e informatizuar. Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të mësuesit. Ata që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend.

“Renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2022. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të lidhë kontratën. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë”, sqarohet në udhëzimin e miratuar më herët nga MAS mbi procedurat e punësimit të mësuesve nëpërmjet portalit online “Mësues për Shqipërinë 2022.

Po sipas këtij udhëzimi, kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira, në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit. Në rast se kjo ndodh mësuesi hiqet nga lista e renditjes, duke i lënë vendin e përzgjedhjes një tjetër kandidati. Udhëzimi i dikasterit të arsimit dikton më tej se për një vend të lirë pune me ngarkesë të plotë mësimore dhe të përhershme, komisioni është i detyruar që në përzgjedhje të ftojë të parët kandidatët për mësues që janë të punësuar në një vend pune me ngarkesë të pjesshme, apo të përkohshme.

Në ditën e testimit kandidatit i kërkohet:

  • Të paraqitet pranë QSHA 30 minuta përpara orarit të publikuar.
  • Të ketë me vete Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal).
  • Kopje të Kartës ID ose Pasaportës.
  • Formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar, të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.
  • Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.

anglisht

italisht

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur
  • Dosja “Balluku”, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, akuza që iu komunikua
  • Hunter Biden sulmon Ivankën dhe Kushnerin për projektin në Shqipëri
  • Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
  • Mblidhet Kuvendi, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat dhe dy projektligje

Komentet e Fundit

  1. katarakti on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  2. Hallexhiu on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  3. Phoenix on Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane
  4. Hallexhiu on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  5. Xxx on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?