Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thanas Nasto, një inxhinier i veçantë i Industrisë shqiptare të naftës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Thanas Nasto, një inxhinier i veçantë i Industrisë shqiptare të naftës
Histori

Thanas Nasto, një inxhinier i veçantë i Industrisë shqiptare të naftës

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Prof. Dr. Fatmir SHEHU

 

Kryeinxhinieri Haxhi Qalliu në Qytetin Stalin, (sot Kuçovë) më tha:

- Publicitet -

– Do punosh me Ing.Thanasin, është gjeolog por ka eksperiencë dhe mbulon në ndërmarrje procesin e përvetësimit të puseve si dhe probleme të ndryshme gjeologjike që lidhen me procesin e shpimit të puseve të naftës. Do merreni mirë vesh me të se ai është specialist mjaft i mirë dhe është dhe i dashur me shokët, nuk kursen ndihmën dhe është i sakrificës si dhe ka një humor që do të kënaqesh, nuk të lë të mërzitesh!

Për Inxh. Thanasin nuk kishja dëgjuar shumë, sepse unë kisha profil për teknologjinë e shpimit dhe  nuk na lidhte puna me gjeologët ose më mirë me thënë na lidhte rrallë.

Nuk ndënja shumë në zyrën e Kryeinxhinierit, por bashkë me të shkuam tek zyra ku punonte Ing.Thanasi i cili kur hymë, as e ngriti kokën se po shqyrtonte disa harta dhe profile të një pusi kërkimi. Vetëm kur dëgjoi zërin e Haxhiut “si je Thanas?”, ai ngriti kokën dhe u ngrit në këmbë.

-Erdha bashkë me Ing Fatmirin , se është lajmëruar që të fillojë punë në administratë me qënë se edhe pusi e mbaroi shpimin dhe ne kemi nevojë për një specialist shpimi, se na janë shtuar punët. Mendoj që të punoni bashkë se është një tavolinë e tepërt pune; këtu janë tre tavolina dhe vetëm ju dy veta jeni, ti dhe Ing Teki Çela…

Haxhiu u largua duke me uruar mua punë të mbarë; po këtë urim ma bëri dhe Thanasi me një fytyrë të qeshur dhe të freskët.

Më mirë që u bëmë tre në zyrë, e filloi biseden Thanasi, sepse Tekiu merret me llogaritje dhe me skica dhe nuk të lë një kohë të bësh një diskutim, apo dhe një muhabet që të shkarkojmë streset e punës. Mos je dhe ti si ai, apo mos je më keq?

Do më shifni e do më gjykoni i thashë unë, shkurt.

Dëgjo më tha , njeriut nuk i gjëndet dermani me shokët . Kur ishim studentë në Sojuz, organizata e rinisë na ngarkonte ne që ishim më mirë me mësime të mernim në patronazh ata që ishin më dobët. Mua ma ra në detyrë, një student që ish në një kurs tjetër, shumë i vështirë që të mësonte. Dhashë e mora, më plasi shpirtrin. Kur u bë mbledhja e radhës e rinisë, unë u ngrita diskutova dhe shtrova problemin se shoku që më kishin dhënë në patronazh, nuk përpiqesh fare të mësonte. Prandaj u ankova dhe këmbëngula që të ma ndërronin me një tjetër. Ai që kisha, i ngeli qejfi që unë e bëra problem dhe më pa me sy të vëngër kur po diskutoja. Pse ore , me tha shoku që kishja në patronazh, po unë tani po marr nota kaluese, falë dhe punës që ke bërë edhe ti, pse do më lësh mua që dhe u mësuam bashkë?! Dhe organizata, e mori parasysh ankesën dhe kërkesën time dhe më dhanë një tjetër. Edhe për atë e dija se ishte si dhe i pari afërsisht , por thashë hajde të ndërrojmë një herë patronazhistin. Filloi puna me patronazhistin e dytë. Ai më plasi shpirtin më keq se i pari dhe me qënë se të parin e quanin Feleq, thoshja me zë të lartë : të keqen o Feleq se paska dhe më keq!

E kuptova nëntekstin Inxhinier, i thashë. Ndruhesh se unë do jem më keq se Tekiu … Jo më tha me të qeshur, nuk ndruhem, por unë çdo njohje të re, e filloj me një shaka: kjo shaka më erdhi në mënd tani, nuk e di pse dhe si më erdhi kjo shaka dhe jo ndonjë tjetër dhe me këtë e fillova, por unë kam dëgjuar fjalë të mira për ty …

Ishin kohë të një punë intensive. Punë me përgjgjësi të madhe dhe punonim jashtë orarit të punës. Sa shkonim në drekë, hanim bukë dhe ktheheshim përsëri në punë dhe punonim deri vonë, ndonjëherë edhe deri në dhjetë të natës e më tej. Kish raste që na merrte Drejtoi apo Kryeinxhinieri në makinë dhe shkonim në Divjakë apo Kryevidh etj në mes të natës kur kish probleme të ndryshme në sondat e shpimit . Në këto rrugë nate edhe të gjata relativisht, edhe flinim pak në makinë, shlodheshim për të thënë, por dhe diskutonim në lidhje me problemet për të cilat po shkonim, rrihnim mendimet. Shoferëve tanë u thoshin:  kur ne punojmë ju flini, kur punoni ju ne të kemi mundësi të shlodhemi, edhe mund të flemë pak…

***

Thanasi u miqësua shumë me mua dhe unë me atë. Bisedonim herë herë dhe rusisht se ai e dinte shumë mirë se kish mbaruar në Sojuz (Bashkimin Sovjetik) shkollën e lartë , por dhe unë e mësova rusishten me pasion që në shkollën e mesme vetë, jo të mjaftohesha me atë që bënim në shkollë, sepse kishja shpresë mos më delte bursa për studimet e larta në Sojuz. Por fatkeqësisht, në atë vit që unë do filloja shkollën e lartë , u prishën mardhëniet shtetërore të Shqipërisë me të gjitha shtete e ish kampit socialist me në krye BRSS. Flisnim me Ing.Thanasin rusisht , zakonisht kur ishim vetëm, kur venim me ndonjë shërbim në puse gjatë shpimit apo edhe gjatë procesit të përvetësimit . Ishin kohë të vështira, nëse të dëgjonin që flisje rusisht apo dhe një gjuhë tjetër të huaj, pa tjetër të akuzonin si një njeri që po përgatitej të arratisej , prandaj do thoshin dhe për mua se po e mëson rusishten me planifikim arratisjeje, pavarsisht se mua as në mëndje nuk më shkonte arratisja. Por ajo kohë i kishte të modës këto akuza !. Thanasi , ma thosh këtë parandjenjë: mos bier në sy që po mëson rusishten se ka të poshtër, që të raportojnë dhe nuk dihet se si i qëndisin raportet.

Ishim një kohë, në Ishëm, në një pus që kish kapur gëlqeroret dhe ishte në procesin e përvetësimit . Ndënjëm aty pothuajse dy javë pa lëvizur. Hanim në mensën e punëtorëve dhe flinim në barakat e tyre të cilat ishin ndërtuar mbi rrugën nacionale Fushë-Krujë –Lezhë- Shkodër.

Një ditë Thanasi më tha: Do shkoj deri ne Laç. Atje kam një motër. Ajo sa herë që vete më bën revani dhe e qan revaninë me niseshte. Ne nuk kishim makinë në dispozicion, në pus vinim dhe iknim me makinën e pusit e cila trasportonte punëtorët kur ndërronin turnet dhe përdorej edhe për furnizimin e sondës me bazën materiale- teknike.

Iku në orën 8 dhe mbas nja 4-5 orëve erdhi me një çantë plot. Unë po e prisja në fakt se turni që po punonte në pus do ulte manovrën poshtë dhe do bënte qarkullim; ne duhet të ishim prezent aty në sondë, kur të delte porcioni i fundit të pusit gjatë qarkullimit, për të parë se ç’fluid do kish sjellë shtresa gëlqerore . Sa e pashë u gëzova dhe e lavdërova për korrektesën që tregoi.

-Të lumtë i shtrenjtë, i thashë, u tregove sahat omega. Erdhe në kohë, se mbas nja një ore do vihet pusi në qarkullim dhe do dalë porcioni i fundit të pusit dhe ne duhet të jemi atije.

-Po unë e bëra këtë llogari , tha duke qeshur me atë korçarçen e tij të ëmbël, siç e fliste ai, prandaj dhe erdha me shumë përpjekje . Po , e gjën dotë se ç’kam në çantë, më tha, po duke qeshur, duke treguar çantën plot . T’i marr erë i thashë, se mos është ndonjë gjë me aromë të mirë duke e marë me mënd revaninë që më tregoi kur iku.  E po mirë më tha, afrohu dhe mbaji erë. Me një herë e dallova se ishte nje gatim me gjalp se kundërmonte era gjalp dhe e mora me mend që kish sjell revaninë që më tha që motra e tij e qan.

…Shkuam në pus dhe pritëm dhe pamë porcionin e fundit, mbasi u vu pusi në qarkullim. Përsëri doli ujë i kripur. Morëm kampion për ta çuar për analiza laboratorike. Ndenjëm në pus pothuaj nja dy javë dhe mbasi mbaroi procesi i përvetësimit u kthyem në ndërmarje dhe bëmë raportet që duheshin për të mbyllur aktivitetin e përvetësimit pusi.

Gjatë kohës që ndenjëm në pusin e Ishmit -8 , diskutuam me Thanasin në lidhje me problemet gjeologjike të pusit dhe të zonës që ishte shpuar pusi , duke u përpjekur që të shpjegonim rezultatet negative që morëm nga ky pus i projektuar nga një grup autorësh dhe që u shpua dhe nuk dha rezultatet e pritshëme për zbulimin e naftës . Thanasi e njifte mirë zonën se kish punuar në rilevimin gjeologjik të kësaj zone  dhe kish mendimin që pusi duhesh të ishtë shpuar më në lindje, sepse struktura duhet të jetë nënë vargun e maleve (strukturave në sipërfaqe, në vazhdimin verior të Dajtit). Ai me spegoi në lidhje me mbihipjet e strukturave siperfaqësore, më të cekta, mbi ato më të thella. duke u spostuar kulmi i më të cektave drejt perëndimit.

Thanasi , ishte një njeri me humor të veçant. Një ditë ishim bashkë dhe kur u futëm në koridorin e zyrave të ndërmarjes , ai hapi pa pritur derën e zyrës së gjeologjisë ku punonin tre inxhinere gjeologe dhe i pa ato se ishin duke ngrënë. Sa i pa u tha: “Dëgjoni , a e morët vesh që do jepet aq bukë për person,  sa fekale do dorëzohet për pleh!”. Ata, ia dinin humorin Thanasit dhe e kuptuan nënëntekstin, çfarë tha e pasuan duke  u gajasur së qeshuri. Ishte koha kur qeveria e kishte bërë kërkesë të ditës, në të tërë Republikën, grumbullimin e fekaleve për bujqësinë .

E di pse jua thashë këtë , më tha Thanasi kur u larguam pak , sepse sa herë që hyj në zyrën e tyre , i gjej duke ngrënë e duke llafosur: punojnë këta apo vetëm hanë e bisedojnë ! Të paktën të çojnë të dorzojnë fekalet, sepse mbase e nxjerrin rrogën që marrin duke dorzuar fekale …

Me Thanasin nuk ndënja shumë kohë , sepse unë u trasferova në Institutin e Naftës që sapo u krijua dhe takoheshim shpesh dhe si miq që u bëmë, pinim kafe dhe bisedonim për probleme të ndryshme shkencore . Pak më vonë , në Institutin e naftës erdhi i emëruar dhe inxh.Thanas Nasto. Takoheshim më shpesh , dhe bisedonim për problemet që kishin puset e thellë të shpimit të cilat lidheshin me gjeologjinë, sidomos për presionet anormale të larta që takonim gjatë shpimit të puseve në bregdet etj. Keto probleme që lidheshin me prerjet gjeologjike me presione të larta, i diskutoja edhe me një miku tim të paharruar e të respektuar Ing.Milto Gjikopulli i cili fatkeqësisht u dënua dhe u pushkatua me akuzën për sabotim dhe se gjoja lidhej me shërbimet sekrete ruse.

Ing Thanas Nasto me te bijat : Ljudmila djathtas dhe Tatjana majtas .

Koha ikën shpëjt dhe mora vesh se Thanasin e arrestuan më 2 Maj 1980 në Marinëz gjatë punës . Më erdhi shumë keq se ai ishte një njeri korrekt edhe në pikëpamje politike, por ishte koha që ata që kishin mbaruar ne BRSS aq më shumë dhe ata që ishin martuar me vajza ruse siç ishte dhe Thanasi , shifeshin me sy dyshimi si agjentë rusë të KGB –së .

Mbasi Thanasi bëri goxha burg , kur doli, kur frynë erërat e Demokracisë, takoheshim shpesh në një dyqan bulmeti, ku zinim radhën për të marrë ç’na duhej, radhë e cila na hante më shumë se një orë, se prisnim sa vinte bulmeti . Aty, kur prisnim radhën dhe ardhjen e bulmetit, bënim biseda të ndryshme edhe ato që lidheshin me Naftën, për të cilat nuk mund t’i largonim nga vëmendja . Ishte interesante se ai nuk nxirte asnjë fjalë të keqe për pushtetin e kohës që u burgos , duke thënë vetëm se, ashtu ishte ajo kohë! Madje më shkruante e bija Lusi, që e kam shoqe në FB , që edhe para vdekjes , në shtrat , kishte thënë që ashtu ishte ajo kohë !

Ing.Thanasi me shokët e Institutit të Naftes ( nga e majta në të djathtë ) : Ing. Myftar Sinamati , Ing . Thanas Nasto , Ing . Reshat Myftari, Ing . Foti Tasellari

Më tepër Thanasi tregonte për disa punonjës të Institutit të cilët ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të shtetit dhe spiunonin dhe shpifnin me deklarata në lidhje me atë dhe të tjerë. Këta njerëz paskrupull, karrieristë dhe pa shpirt e moral , të bënin gjëmën. Ai më tregoi konkretisht emrat e tyre, të cilët edhe unë i njifja dhe kam pasur rezreva të mëdha për ta, të cilët kishin dalë dhe dëshmitar në kohën e gjykimit të tij. Madje më tha , ditën që më arrestuan , nuk m’u nda nga pas, mu bë gozhdë, një inxhinier me inicialet A.P. i cili mbasi më arrestuan , ata që më arrestuan, i thanë : e bëre detyrën, tani ik ! Ne themi se Enver Hoxha i ka të gjitha fajet, por dhe këta që i bënin konkretisht veprimet abusive për të justifikuar atë çikë para që merrnin dhe të fitonin pikë në drejtime të tjera në interesa meskine  të bënin gjëmën ! Në fakt, këta e zbatonin poshtërsishist , politikën e kohës!

Diçka nga biografia e Thanas Nastos

Thanas Nasto ka lindur në vitin 1931 në Blush të Ersekës. Gjatë viteve 1952 deri 1957, mbasi mbaroi shkollat para universitare në Korçë , vazhdoi studimet e larta në BRSS , në Moske dhe u diplomua Inxhinier-gjeolog . Mbas mbarimit të Universitetit , punoi në Ndërmarjen Gejologjike Naftë –Gaz –Bitum në Vlorë , bashkë me Koço Plakun etj., ku dha një kontribut të veçantë në rritjen e rezervave të zbuluara të bitumit natyral. Ishte koha që Industrisë së naftës po i jepej një rëndësi e veçantë dhe për këtë arsye, Thanasi u transferua në Ndërmarrjet e kërkimit për naftë e gaz në Kuçovë dhe më vonë në Institutitin e Naftës dhe gazit. Në këtë Institut dha një kontribut të veçantë në zbulimin e rezervave të reja të naftës dhe gazit si dhe në përpunimin e koncepeve bashkëkohore shkencore në gjeologjinë shqiptare të naftës dhe gazit. Në fondin e Arshivës së studimeve dhe projekteve që janë bërë nga specialistët më në zë të Institutit të Naftës, ndër të cilët rreshtohet dhe Ing Thanas Nasto, ka mjaft material nën autorësinë apo bashkë autorësinë e tij (rreth 15 dhe 4 artikuj shkencorë që trajtojnë probleme të ndryshme të gjeologjisë së naftës në Shqipëri). Gjatë punës së tij në Institutin e Naftës dhe Gazit, ai u dallua për një punë këmbëngulëse, realizoi studime, përgjithësime dhe projekte të një niveli të lartë shkencor . Në vitin 1981 e larguan nga Instituti duke trasferuar në bazë (në Ndërmarjen e Nxjerrjes së Naftës Marinzë) në kuadrin e luftës që bëhesh në atë kohë, për të pastruar dhe ruajtuar këtë Institut nga rreziqet dëmprurëse të veprimtarisë armiqësore ku në këtë kategori ishte repartizuar dhe Ing Thanas Nasto për arsye fare banale sepse kish mbaruar studimet ne BRSS dhe ishte në lidhje martesore me një ruse që kur ishte student në Universitetin e Moskës.

Në kuadrin e një fjalimi që mbajti Enver Hoxha ku shprehej se në Industrinë e Naftës ka sbotim të heshtur, Sigurimi i shtetit, veç asaj të vitit 1975 që shkaktoi një tërmet të fortë,  realizoi një masakër tjetër në Industrinë e Naftës, duke  realizuar “zbulimin “ dhe evidentimin e një “grupi armiqësor” ndër të cilët ishte konsideruar dhe Ing Thanas Nasto i cili në vitin 1981 u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg me motoivacionin : “për sabotim dhe agjitacion e propagandë”. Pak më vonë u arestuan edhe disa specilaistë të tjerë të Naftës si: Petraq Xhaçka , Mynyr Arapi, Enriko Veizi…

Ky grup edhe Inxh. Naston brenda , mendoj se ishte zbatimi i një ideje që kish Ministri i brendshëm i asaj kohe, të cilën ma ka thënë dhe mua kur punonim bashkë në Komisariatin e Posaçëm të Naftës : “Të fusim në burg disa specialistë më të mirë të naftës dhe t’u vëmë kushtin : po na gjetët naftën , do u nxjerrim nga burgu” . Këtë mendim ma përforcoi dhe ish ZV.Drejtori i Institutit të Naftës, Dr.Petrit Mavrovi që më tha se shpesh merrnin në Institut material oficerë të Sigurimit të shtetit që mbulonin Industrinë e Naftës, si dhe një informacion që më shkruante Ljudmila , e bija e Ing Thanas Nastos , që dhe Thanasin e kishin marrë një natë nga burgu dhe e kishin kërcënuar që t’u tregonte se ku mund të gjendej nafta.

Në vitin 1991 si gjithë të tjerët , me ardhjen e erës së demokracisë , Ing Thanas Nasto , del nga burgu dhe merr pafajsinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit .

Unë e kujtoj me respeketin më të madh si specialist dhe me dhimbshuri si një specialit gjeolog të veçant, Ing. Thanas Naston.

Ai para disa kohesh u largua nga kjo jetë në një moshë mbi 90 vjeçare . Për kontributin dhe peripecitë e pamerituara që ka hequr ai dhe familja e tij, mendoj se nga organet përkatëse të shtetit, shoqatat e ndryshme të Naftës, duhet t’i jepet një medalje e nivelit të lartë si dhe e ndjej për detyrë të them se për këta heronj të naftës që punuan me shumë përkushtim dhe u persekutuan padrejtësisht ata dhe familjet e tyre, të ngrihet një memorial në një nga qendrat e Industrise së Naftës , në Kuçovë apo Patos apo Fier , ku të stampohen emrat e këtyre heronjve të vërtetë dhe meritar të kësaj Industrie, një nga të cilët dhe nga më të shquarët , është dhe Ing .Gjeolog Thanas Nasto. Këto shërbime dhe nderime, edhe për të tjerë naftëtarë të shquar,  duheshin bërë me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të Industrisë së Naftës në Shqipëri, kremtim i cili nuk pati asnjë vëmendje shtetërore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?