Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mediat / Procesi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese: Gjyqtarët u censuruan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mediat / Procesi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese: Gjyqtarët u censuruan
AktualitetKronike

Mediat / Procesi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese: Gjyqtarët u censuruan

Published: October 20, 2025
Shpërndaje

Top Channel ka publikuar audion gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve, e cila është fshehur nga procesverbali zyrtar i Gjykatës së Lartë.

Anisa Kulo (kancelarja): “Përsa i përket një fletë votimi, ku një nga shkaqet e pavlefshmërisë së votimit është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit, do të konsiderohet e pavlefshme. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë votimi, dhe për hir të transparencës, te numri 2 është bërë një shenjë tjetër përveç shenjës së votimit.”

Gjyqtarët: “E vlefshme, është po te numri 2 shenja.”

- Publicitet -

Anisa Kulo (kancelarja): “Po, meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër.”

Sokol Sadushi: “Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni… vendimi juaj?”

Anisa Kulo (kancelarja): “Vendimi ynë është të konsiderohet i pavlefshëm kjo fletë votimi!”

Përzgjedhja e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese është kthyer nga një proces ligjor në një çështje që sfidon besueshmërinë e sistemit gjyqësor me shkelje të rënda.

Manipulimi i procesverbalit nga Gjykata e Lartë gjatë procesit të votimit më 30 shtator dhe shpallja e një vote të pavlefshme ndikoi në ndryshimin e rezultatit të garës.

DOKUMENTI/ Thellohet SKANDALI në procesin e Gjykatës së

Sipas dokumenteve zyrtare, fitues u shpall gjyqtari Asim Vokshi me 6 vota, ndonëse kandidatja Naureda Llagami mori 3 vota më shumë se ai.

Vendimtare ishte pavlefshmëria e një flete votimi, që i pamundësoi Llagamit arritjen e shumicës së 3/5 të votave të nevojshme për emërimin.

Tch publikoi audion dhe procesverbalin e mbledhjes, në të cilat ka mospërputhje. Ndonëse gjykata e lartë pretendon se të gjitha dokumentet që ne disponojmë janë zyrtare, ajo nuk e pranon në asnjë moment mospërputhjen midis fakteve.

Në regjistrim dëgjohet kancelarja Anisa Kulo që shpall pavlefshmërinë e fletës, ndërsa disa gjyqtarë kundërshtojnë duke e quajtur votën të vlefshme. Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dëgjohet kur ndërhyn, ndalon debatin dhe ia lë vendimmarrjen komisionit teknik të sekretariatit.

Por në zbardhjen e mbledhjes, mungojnë deklaratat kundërshtuese si dhe nuk është pasqyruar ndërhyrja e kryetarit që ndaloi diskutimin, ndërkohë që në audio zërat dëgjohen qartë.

Boshllëku midis audios të regjistruar dhe shkresës zyrtare ngre pikëpyetje për integritetin e procesit dhe ka ngritur dyshime për transparencën e dokumentimit të mbledhjes.

Çështja tashmë është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të vendosë nëse do të pranojë ose jo pavlefshmërinë e votës.

Në padinë e Naureda Llagamit kërkohet njohja e rezultatit në favor të saj, pasi e cilëson procedurën e ndjekur nga komisioni teknik si të paligjshme dhe jashtë kompetencave, duke theksuar se vetëm Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve ka të drejtë të vendosë për pavlefshmërinë e një vote.

Ky është një rast precedent, sepse do të përcaktojë nëse administrata teknike në një gjykatë ka fuqinë të ndikojë në rezultatin e një procesi të rëndësishëm kushtetues.

Tani fjala i takon Gjykatës Kushtetuese, jo thjesht për të vendosur mbi një padi, jo vetëm për të plotësuar vakancën, por për të ndalur shkeljet e për të vendosur: A mund t’iu imponohet një komision me sekretarë gjyqtarëve?

Gjykata Kushtetuese që është mbi të gjithë në hierarkinë e drejtësisë ka në dorë që t’i rikthejë drejtësisë besimin e cenuar nga një proces i dyshimtë që ka vene në pikëpyetje integritetin e votës së fshehtë në Gjykatën e Lartë. / Tch

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
  • Si u bë biznesmen me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  • Votoi pro Hartës së re Territoriale, Braçe: Rama i dashuruar me pushtetin, nuk më blen e as më shantazhon dot
  • Vendimi i Sylvinhos, ish-trajneri i Kombëtares refuzoi kthimin te klubi i njohur brazilian
  • Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?