Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thirrje për botim artikujsh në revistën “Arkivat Shqiptare”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Thirrje për botim artikujsh në revistën “Arkivat Shqiptare”
AktualitetKulture

Thirrje për botim artikujsh në revistën “Arkivat Shqiptare”

Published: August 28, 2024
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) shpall thirrjen drejtuar studiuesve dhe arkivistëve në mbarë trojet shqiptare, për të dorëzuar punimet e përgatitura për botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”.

Në vazhdën e një tradite tashmë solide, DPA-ja do të kurorëzojë bashkëpunimin e vijueshëm me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), me publikimin e numrit të radhës të revistës “Arkivat Shqiptare”. Ky botim përmbledh trajtesat e studiuesve dhe të arkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Synimi i këtij publikimi, është lëvrimi i lëmit të arkivistikës si shkencë e posaçme, e mëvetësuar nga historia apo shkencat e tjera të përafërta. Në këtë numër të revistës, do të përfshihen punime mbi problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm.

- Publicitet -

Në përgjigje të kësaj thirrjeje, ekspertët, arkivistët, studiuesit e arkivave të rrjeteve arkivore kombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrësit në punimet e Konferencës së VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duhet të dërgojnë punimin e tyre drejtpërdrejt në aplikacionin botime.arkiva.gov.al, deri më datë 15 shtator.

Nëpërmjet revistës “Arkivat Shqiptare”, që është e vetmja e llojit të vet në mbarë trojet shqiptare, mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe bashkëndarja e rezultateve të arkivistikës në nivel kombëtar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • VIDEO: Protestat, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët në Francë, momenti kur del para policisë duke i mbrojtur
  • Tre vjet nga 7 tetori, Izraeli përkujton viktimat, në pritje të zgjedhjeve
  • VIDEO: Tension dhe grushte në fushë, Serbi-Rusi si arenë lufte
  • Si është polarizuar konsumi: Në 2015 pesë qarqe mbi mesataren, në 2025 vetëm Tirana

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on Çfarë ndryshimesh miratoi mbrëmë Kosova për Gjykatën Speciale, a mjafton vota e Kuvendit
  2. edhe uji qelbet duke ndenjur on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. K R on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  4. Koloneli on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  5. Cen durimmadhi on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?