Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ti nuk ke kokërr ftyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ti nuk ke kokërr ftyre
Analizaopinion

Ti nuk ke kokërr ftyre

Published: December 9, 2025
Shpërndaje

Nga Lis Bukuroca

Liria nuk ka vetëm emër të përveçëm, por emër kolektiv shqiptar dhe emra të përveçëm si Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair. Mosmirënjohja shkatërron aleanca e miqësi!

Bibla thotë: në fillim ishte fjala. Unë them: për ne, në fillim ishte Amerika, pastaj fjala.

- Publicitet -

Gjermania, në çdo festë përkujtimore, e falënderon Amerikën për çlirimin nga fashizmi dhe ndihmën pas luftës. Tek ne, sekuestruesit e lirisë e kanë reduktuar atë në një fjalë demagogjike: aleat.

Kur ti më thua se dikush ka humbur dikë në luftë, se ka luftuar, se duhet të respektohet edhe kur vjedh, edhe kur kërcënon, edhe kur shan, unë të them: si nuk ke kokërr dinjiteti e ftyre ta përmendësh atë, kur ke përballë flijimin e Jasharajve me 59 anëtarë, dhe në mesin e tyre gra e fëmijë? Si të lutem?

Dhe, nuk i kanë marrë asgjë Kosovës, por i kanë dhënë çdo gjë që patën!

Merreni me mend për një çast, ju lutem, se jeni një përfaqësues i ambasadës amerikane, angleze, gjermane, apo edhe vetë ambasador i njërës prej tyre. Ju jetoni në Kosovë dhe shihni çdo ditë, në debate, tribuna, protesta, fushata, portale e media sociale, se “Liria ka disa emra” dhe ata qenkan: Thaçi, Haradinaj, Lushtaku, Veseli e të tjerë.

Dhe merreni me mend tani se jeni një ushtarak amerikan në Bondsteel, dhe ju gati çdo ditë dëgjoni se cilët emra i paska liria. Disa të përveçëm. Disa emra që e privatizuan shtetin e Kosovës, e përvetësuan dhe e trajtuan si pronë private, duke gëzuar imunitet për çdo vepër me të cilën shkelnin ligjet e Kosovës. Jo të Serbisë.

Madje edhe duke krijuar institucione drejtësie jo për drejtësi, por për të fituar disa prej tyre një lloj licence për t’u bërë milionerë me vjedhje.

Dhe atyre ambasadorëve, ushtarakëve, atyre në Bondsteel dhe atyre nëpër kufijtë e Kosovës, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të tundin kokat dhe të thonë: “A ndihmohet ky popull?! Vallë kjo qenka mirënjohja për çlirimin dhe për ruajtjen e sotshme të sovranitetit? Për ruajtjen e lirisë së tanishme?”

Mosmirënjohja, zotëri, shkatërron miqësi private dhe aleanca mes shteteve!

Ajo mosmirënjohje nuk ka ekzistuar kurrë në kodin shqiptar. Shqiptari edhe për një cigare falënderohet. Ajo është sjellje tallava e një grupi mediokërish, të arsimuar përgjysmë apo fare, me pak vite shkollë apo diploma të blera, që besojnë se dinë shumë edhe pse dinë tepër pak — madje çdo gjë gati përgjysmë. Copa-copa.

Që besojnë se e çliruan vendin, edhe pse realisht NATO na çliroi të gjithëve: ata dhe neve.

Nga shantazhet, vokabulari mafioz, kërcënimet dhe zëshmëria e ashpërsia e disa prej tyre, njerëzit as që guxojnë ta thonë të vërtetën publikisht. Kanë frikë.

Nga përsëritja e shpeshtë, ata besojnë seriozisht se e liria e ka vetëm emrin e tyre. Prandaj, populli, për meritat e djeshme, ia mundëson akomodimin mbi ligjin, mbi Kushtetutën. Dhe, e mbështet qëndrimin e tyre atje. Me fjalë apo me heshtje.

Siç u tha në fillim, Gjermania nuk harron kurrë ndihmën. Tek ne, SHBA-ja është zvogëluar, në “aleate”, ndërsa lirinë — po, lirinë — e paskemi fituar vetë. Edhe pse e dimë se, në kapitullimin e Serbisë, ne as nuk kemi qenë palë nënshkruese në Kumanovë.

Liria paska emrin tënd, por para Amerikës Serbia firmos kapitullimin. Njeri pa kokërr ftyre, karakteri dhe mirënjohjeje.

Kështu, i nderuar zotëri, mosmirënjohja shkatërron miqësi private, familjare dhe aleanca!

Dhe pastaj shfaqet tjetri dhe thotë: mos kritiko heroin e gjallë, edhe kur shan; mos e qorto, edhe kur vjedh, sepse liria paska emrin e tij. Atij i lejohet çdo gjë! Domethënë, atij që ka luftuar për shtet, t’i lejohet mundësia për ta dobësuar e rrënuar shtetin — nga lakmia e madhe.

Pastaj habitemi pse SHBA sillet me aq butësi ndaj Serbisë, kur sheh një turmë që mburret e rreh gjoks si gjeli mbi pleh, duke thënë se ai e ka çliruar vendin, dhe ushtarët e KFOR-it dhe Bondsteel-it nuk janë asgjë tjetër, pos refugjatë në Kosovë që ne po i mbrojmë nga persekutimet në vendet e tyre — ose që janë fshehur nga Serbia.

Njeriu me dinjitet nuk i ngjet lirisë emër. Njeriu me etikë dhe integritet nuk e përvetëson lirinë, sepse ajo liri ishte kontribut kolektiv — nga Kosova, Lugina, Ilirida, Mali i Zi, Shqipëria, Austria, Zvicra, Belgjika, Gjermania, Amerika dhe kudo ku jetonin shqiptarët dhe miq të shqiptarëve.

Ky shtet sot është kontribut kolektiv dhe ka emër kolektiv. Mos e harro kurrë këtë!

Liria nuk i takon vetëm atij që mori pushkën në dorë, por edhe atij që e financoi atë pushkë; jo vetëm atij që gjendej në mal, por edhe atyre që ndihmonin jashtë me fonde apo kontakte të ndryshme nëpër zyra e protesta.

Jo vetëm atyre që ishin në luftë fundi i fundit, por edhe atyre që fluturonin me avionë luftarakë dhe bombarduan Serbinë. Pa këtë ndërhyrje, sot do të ishim si palestinezët.

George Bushi vendosi për ndërtimin e shtetit. Pikë.

Liria është rezultat i dhjetëra mijëra njerëzve dhe një lufte që nga viti 1912 e këtej, e jo e disa individëve që e përvetësuan atë. Liria ka emrin edhe të 20,000 grave të dhunuara, që ne nuk i mbrojtëm, mbi 1,000 fëmijëve të vrarë dhe 50% të popullit të dëbuar.

Përvetësimi i lirisë nuk është çështje normale, nuk është e zakonshme; nuk është e drejtë, as e moralshme. Kjo është pafytyrësi skajshme — mosmirënjohje rrënuese dhe vetëdëmtuese. Pse? Sepse mosmirënjohja shkatërron miqësi e aleanca!

Rugova bëri rezistencë pasive, ndihmoi në krijimin e empatisë dhe simpatisë ndaj Kosovës, ndërtoi ura që nuk i kishim pasur kurrë, por vendin nuk e çliroi.

UÇK-ja bëri rezistencë aktive, ndikoi në intervenim dhe përshpejtim, por nuk e çliroi vendin e vetme. Vendin e çliroi edhe SHBA-ja dhe NATO.

Liria e një kombi nuk mund të shtrydhet në disa veta, por është rezultat i dhjetëra mijëra, qindra mijëra njerëzve. Dhe pikërisht empatia dhe simpatia që krijuan Demaçi, Rugova, Kadare, Nënë Tereza, rrezatimi i tyre moral, social dhe publik, ndikuan që ne të shiheshim si një popull i përvuajtur, një popull europian.

Rugova u dukej si Krishti në Kalvar.

Përmendorja e Clintonit në Prishtinë flet për mirënjohje monumentale, reale. Ligjërimi publik, në ndryshim, është mosmirënjohje e shndërruar në bindje publike; madje, njerëzit kanë frikë të mos besojnë dhe të mos mbështesin sajesën epidemike. Rrenën! Krekosjen! Për vota!

Kanë frikë të thonë të vërtetën, sepse përvetësuesit e lirisë e kanë fituar “licencën” e saj me përsëritje të vazhdueshme, për të bindur veten se vërtetë e çliruan.

E krijuan UÇK-në e veteranëve me mbi 40,000 ushtarë — në paqe, jo në luftë. Në luftë guxim ka pakica. Pakica ka pasionin e atdhedashurisë sakrifikuese. Askund në botë shumica nuk rrezikon.

Askund në botë shumica nuk është e gatshme të vdesë.

Ata, secili prej tyre, meritojnë respekt dhe mirënjohje për kontributin, por disa prej tyre meritojnë edhe burgun për dëmtimin e shtetit.

Nëse do shtet, duhet ta duash ligjin e shtetit tënd. Nëse nuk e do, vidh, bëhu milioner dhe përmend veprimtarinë tënde të djeshme si maskë për ta mbuluar surratin e sotshëm.

Natyrisht, ata që guxuan dhe rrezikuan jetën meritojnë mirënjohje, respekt dhe pensione të denja, por jo imunitet për të shkelur ligjet dhe për të vjedhur.

Natyrisht, veteranët e vërtetë — diku nga 3,500 deri në 10,000 — meritojnë së paku një mijë euro në muaj, por jo ata 30,000 të tjerë që e vjedhin shtetin muaj për muaj. Sepse ata që e bëjnë, në rast të një sulmi, do të jenë të parët që do të arratisen, si edhe dje. Ata 30,000 veta u blenë për vota! Ata jan votues të parapaguar.

Përfundim:

Ne, që nuk luftuam, por në mënyra të ndryshme e ndihmuam Kosovën dhe e bëjmë edhe sot, nuk kërkojmë as pozita, as privilegje, as para, as mirënjohje. Ne duam vetëm që të respektohet ligji i atij shteti, për të cilin janë varrosur mijëra veta dhe është traumatizuar një komb i tërë. Ne nuk jemi armiq, siç na vizatojnë disa, por pjesë e juaj. Ne jemi diaspora që vuan për ju! Për hallin tuaj.

Ne jetojmë në shtete ligjore dhe duam shtet ligjor, të drejtë, jo shtet të kapur.

Ne po kontribuojmë ende, dhe lufta jonë për shtet juridik nuk do të përfundojë derisa të jemi gjallë, edhe kundër atyre shqiptarëve që sot e sabotojnë ose e vjedhin Kosovën…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • cuf dabjoni says:
    December 9, 2025 at 11:05 am

    Asnjë vërejtje për shkrimin sepse pasqyron drejt atë që ndodhi me Kosovën… kush e çliroj dhe kush e ka pronë sot… kush po e zvarrit sot.!! Historia nuk të vjen mbrapa e as të lavdëron por të gjykon, madje pa mëshirë.. !! E vetmja vërejtje është se Kosova pati mbështetje në arenën ndërkombëtare të Qeverisë Demokratike Shqiptare ku në çdo takim.. e tryezë ndërkombëtare ngrinte “Çështjen e Kosovës” dhe kjo mund të dëshmohet… kur kërkonte që të pranoheshin si interlokutorë përfaqësuesit Legjitim të popullit Kosovar : Rugova e Bukoshi…. e më vonë ndihma e strehimi i atyre që u larguan nga dhuna e Milosheviçit…

    Reply
  • shtetas shqiptar says:
    December 9, 2025 at 11:19 am

    Shko e shihe te Ura e Ibrit se sa Kosova eshte cliruar e me liri nga Billi, Tony e Madeleine o Lis Bukuroshja e eja na trego!

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    December 9, 2025 at 1:13 pm

    Ha m¥t, o Lis, ha!

    Reply
  • demo says:
    December 9, 2025 at 5:22 pm

    Albin Kurti ka ndertuar edhe dy Ura te tjera per shqiptaret. Ky personi me kete nofke te shemtuar, me mire te mbaje emrin e pagezimit naser Aliu dhe te mos nxise sherre midis shqiptareve ne Kosove,se jemi aq pak dhe kemi armiq aq te fuqishem,sa nje shkendije mes vedi na shuan fare.

    Reply
  • Dashi says:
    December 9, 2025 at 5:37 pm

    Sidomos demo , kur armiqtë i krijon me dorën tënde .

    Reply
  • SPAK says:
    December 9, 2025 at 7:25 pm

    Vetia me e “mire” eshte mos mirenjohja! Kalova lumin te dhjefsha kalin! Dhe keto jane shenja te prapambetjes mendore mesjetare! Nuk eshte mire t’i bejme heronjte tane legjendare,por nuk eshte mire te jemi mosmirenjohes! Amerika vertet na cliroi, me sakte Bill Clinton! Dhe duhet te mos harrojme qe na cliruan nga serbet! Por me ne ndodhi si me sklleverit e Romes se lashte kur u dhane lirine! U kthyen prape ne Coloseum sepse nuk e perballonin jeten dot vetem, Ne jetojme sepse Serbia deshiron, ne jetojme nga thrimet e serbeve! Por perseri na dhane lirine por me metoden e Republikes se bananeve! Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve dhe Kurti eshte i tille! Shikoni Saliun ne Shqiperi!

    Reply
  • demo says:
    December 9, 2025 at 7:28 pm

    Dashi e kam fjalen per armiqesite ne Kosove,por ketu poshte Drini eshte lagja jevgjeve.Ketu kercet pushka dhe thika perdite,vriten dhe ngjallen prape,Sot shpallet ne burg,neser del prape.Paradite vriten,mbasdite vlon Tallavaja.
    Shqipria poshte Drini eshte vend jevgjish,gjelle qensh.etu nuk prishin pune armiqesite.Eshte si zjarri ne ferre.Sot digjet,neser mbin prape.

    Reply
  • Remo says:
    December 9, 2025 at 7:51 pm

    Po ti je JEVGU i pare o gelbaze turke, o demo
    GJYLLLDYRYMI, o te dhjefsha ate Kosoven tende qe bota e ka harruar dhe hedhur matane eckuvi dihet, mund te ngelet me statusin e Palestines. Nje krahine turkoshakesh pa identitet,
    nje krahine mosmirenjohesish qe vjell vrer per ata qe u dhane lirine, nje MEJHANE islamikesh qe urrejne driten, dijen e humanizmin, vlerat qe ajo Europa “kurve” u’a dha, perpos brezash te tere qe rriti atje me gjithe te mirat, dhe keta, jane po ata bukeshkale qe mbushin falangat e Al binerise dhe Hashimerise, pak si paradoksale, apo jo o MAMELUK qe kerkon akoma shtepi e dyqane e cifliqe qe te la babe Dovleti ne Thesalonik, s’e keto me tapi te “Zogut”, ketej nga “lagjia e jevgeve “, t’i mori Saliu..

    Reply
  • demo says:
    December 10, 2025 at 2:54 am

    Edhe Ato dyqane me tapi Stambolli ne Selanik,qe nuk mi fali baba Dovleti Remo,por i ndertoi Stergjyshi,DO TI MARR.
    Edhe keto me Tapi te Zogut qe me grabiti Sali Berisha,DO TI MARR. Le te kete mbivendosje katundaresh,Kapice te behen,,Haka do veje tek i Zoti.

    Reply
  • Skypion says:
    December 10, 2025 at 7:28 am

    Thote ky myteberi: “… ne fillim ishte Amerika, pastaj fjala”! Ne cfaredolloj konteksti te thuhet, ky eshte budallallek.
    Mire shkrimet qe kane te bejne me zhvillimet politike ne Shqiperi, kane ate justifikimin e linjes editoriale, por kur keto nuk kane te bejne me politiken ne vend, pse te botohen ketu idiotesira si ky shkrimi i mesiperm?!
    Ky zotnia shkarrashkruan ne nje gazete te diaspores me duket, ku shkarrashkruajn shume ta shtuquajtur profesore, profesore doktore, poete shkrimtare; te gjithe gjysem analfabete…

    Reply
  • intelektuali says:
    December 10, 2025 at 4:13 pm

    I nerumi Lis:

    Ne fillim nuk e kuptova se ku do te dilje me kete shkrim emocional fillozofik me titull:

    TI NUK KE KOKERR FTYRE!

    por:

    Kur pashe replikat e BAJGAVE te Enverit:

    “..Ha m¥t, o Lis, ha!…”

    Nuk me mbeti pike dyshimi se shenjestren – target e ke per kriminelin Hashim Thaci dhe banden e tij killer-vrastare qe u prangos nga Gjykata e Posacme e Kosoves dhe aktualisht gjendet ne burg i izoluar totalisht nga Bota ne Hage me akuza te renda per krime kunder njerezimit. Te gjitha qe ke renditur ne shkrimin tend jane te drejta dhe te llogjikshme per kohen qe jetojme, shkrimi yt me duket si nje hartim exelent i shkolles se mesme dhe intelektuali, qe dallohej per harime fantastike ne femijeri, do te vinte menjehere noten 10, por megjithate une do te rekomandoja:

    MENGADALE ME EUFORINE NDAJ BILL CLINTON QE REZULTON I PARI NE LISTE NE ISHULLIN E PEDOFILEVE NE CALIFORNI DHE QE ESHTE VET-SHPALLUR HOMO – LGBTQ. MENGADALE EDHE ME KESHILLTARIN E EDI RAMES, TONY BLAIR QE PARLAMENTI ANGLEZ E DEBOI ME HU SI NJE MASHTRUES I LIG DHE ORDINER.

    Pse e them kete?

    Sepse vertet Bibla ka thene qe ne fillim vjen FJALA, por FJALA shkoi si LLAF ne Moske dhe nga Moska ne Beograd dhe Beogradi LLAFIN e beri URDHER per kriminelet e Enverit qe i vune mina jugosllave, fringo te reja ALEATEVE angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe i vrane e masakruan me pabesi te papare ndaj nje ALEATI dhe jo vetem kaq, por hodhen LLAFIN ne Hage se minat ishin te ndryshkuara gjermane nga Lufta dhe atehere FJALA e Bibles u be si Leter Bythe pa asnje vlere, sepse Haga dhe URDHER te konfiskohej floriri i Ahmet Zogut dhe t’i fales badiava si kompensim-sanksion ndaj Shqypnise Genjeshtare, si per t’u treguar shqyptareve se “patriotizmi” i tyre nacionalist ishte:

    “PATRIOTIZEM” ME GISHT NE BYTHE

    Reply
  • SPAK says:
    December 10, 2025 at 4:24 pm

    Intelektual me gjisht ne BYTHE!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 10, 2025 at 4:36 pm

    @SPAKU-OTURAKU-BAJGA e Enverit,

    E kalove kursin kunder analfabetizmit sic te keshilloi intelektualit dhe a e mesove se cfare do te thote “GABIM-ORTOGRAFIK?”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?