Nga Artan Xh. DUKA
I bie qё lёvizja Flamingo i bёri ditёt e saj meqё tani nё shesh sikur iu harrua emri e numёrohen nga media e politika ditёt e njё tjetёr lёvizje, asaj “studentore” ku mesatarja e moshёs qё ulet nga tё miturit rritet nga “veteranët” pd-istë pas.
Flamingo e nisi por nuk e bitisi kauzёn historike tё saj ndaj njё qeverie tё shkёrmoqur e tё pёshtjelluar nga hetimi antikorrupsion. Nuk diti, nuk donte apo nuk guxoi tё prekte nervin qytetar qё ndonse ёshtё i tejngopur nga zullumet e arroganca qeveritare, ka kohë që vёrtitet, sidomos pas 2008, mes shiut dhe breshёrit nё politik.
Lёvizja flamingo provokoi jo pak monotoni e bezdi qytetare teksa dёshtoi nё ngjizjen e njё formacioni politik e njё programi shpresёdhёnёs politik pёr mё tej. Pёrsiatjet pёr revolucion, intimidimi i qytetarit nё hallin apo qejfin e vet e tё tjera ilaritete, tё artikuluara edhe nga syresh qё as nuk kishin lindur nё vitin e mbrapshtё 97, nuk ngjitёn nё opinionin publik.
Zbehja e lёvizjes flamingo nuk ёshtё ogur i mirё pёr ndryshimin e shumёpritur politik qё qytetari pret e meriton. Jo vetёm u shpёrdorua njё mundёsi historike pёr tё tronditur sistemin BeRama por edhe u cёnua vetё imazhi e besueshmёria e protestёs nё parim si mjet demokratik me qytetarin me dy mёndje para se tё dalё sёrisht nё shesh.
E gjitha kjo rrjedhojё e mpleksjes sё njё serie faktorёsh nga pёrvoja e pakёt e naiviteti i pritshёm politik nё shesh, deri tek sabotimi prej politikёs sё vjetёr dhe makiavelizmi e spekullimi i plot mediave e analistёve tё njёanshёm apo qё shkojnё me erёn qё yshtёn si “sirena” protestёn nё qorrsokak me “ninulla” e retorika qё ajo tё merrte kot deri nё kapitje.
Llafet e shumta ishin fukarallёk sepse ajo qё lёvizja priste e meritonte ishte, nё mos protagonizmi vetjak, sugjerimi e ngulmimi nga jashtё pёr transformimin pa vonesё tё saj nё njё grupim politik. Kauzёs nuk i doli zot askush dhe qytetarit nuk iu ofrua njё derё pёr tё trokitur. I mungoi veprimi dhe ai nuk ishte flakja e vezёve por rregjistrimi si lёvizje politike nё gjykatё.
Tik-tok si tik-tak!
Pushteti nuk pyet pёr paralajmёrime “kineze” dhe po mbijeton se ҫ’ka nuk tё mposht, tё forcon dhe kjo vlen edhe pёr lёvizjen e re “studentore” qё me “gavroshat” e guerriljen vetёm i jep pushtetit alibi pёr mё tej.
Rinia historikisht ka bёrё revolucione por aq sa rёndёsi ka mposhtja e sё vjetrёs, ka edhe ngjizja e sё resё ndryshe rrezikon qё e vjetra tё klonohet mё tej. Ndodh me luftrat, ndodhi nё 90, 97, mbase edhe tani ku sёrisht politika e vjetёr tenton tё nxjerri gёshtenjat nga zjarri me ndihmёn e qytetarit nё shesh.
Etiketimi “studentore” nuk ёshtё garanci se “revolucioni” ia vlen. Lufta shpesh poftis diktatura, 90 na poftisi pardesybardhёt qё shkatёrruan ekonominё, zbrazёn vёndin e na katandisёn “tregtarё”, 97 na poftisi “socialistёt” qё kanё partner pasanikët e zbrazёn mё tej vёndin duke na katandisur “hanxhinj” turistik etj aq sa nuk ka ende “farё” besimi e shprese tek e ardhmja qё mbin mё gjё qё as flamingot nuk i dhanё dum dot.
Dalja e rinisё nё shesh nuk ёshtё domosdoshmёrisht kthesa e shumёpritur. Aq mё tepёr sot nё kushtet e medias pafre sociale e agimit tё IA qё trazon jo pak nga mёndja e vёmёndja deri tek identiteti e pritshmёritё vetjake, kohezioni social, piramida e vlerave e morali etj.
Si mё e ekspozuara ndaj “drogёs” sё medias sociale e si rob klikimesh e pëlqimesh, rinia ka “krizёn” e saj. Duhet tё gjejё mё sё pari vetveten sepse sot materializmi e individualizmi janё normё, empatia nuk vlen, ka ftohje e distancё njerёzore, formalizim e klishe nё komunikim, delir e vetpëlqim pafre, familja ёshtё nё krizё dhe kur preket dashuria e mirёkuptimi brёnda saj imagjinoni se ҫfarё ndodh me rrethin shoqёror apo mё tej, shkolla ka humbur rolin e saj edukativ etj.
Të gjitha kёto lёnё gjurmё edhe tek idealet, pёrfytyrimi i politikёs, toleranca e durimi ndaj mendimit ndryshe, qasja ndaj dialogut, respekti ndaj ligjit, vetё ideja e revolucionit etj shterpёsi e zbrazёti qё mund tё manipulohen si prej politikёs sё vjetёr ashtu edhe asaj tё re qё i bie fyellit nё po atё “brimё”.
Deja-vu 90!
Me mjaft gjasa kjo mund tё ndodhё edhe me lёvizjen flamingo. “Revolucioni” rrezikon tё degradojё thjesht nё rrotacion politik “zbrit ti, tё hipi unё” ku si letёr “lakmuesi” ёshtё edhe qasja ndaj sistemit zgjedhor.
Prej 2008, ngёrҫi ynё demokratik nuk ёshtё e keqja qё na troket nё derё por pamundёsia pёr t’i mbyllur derёn me votё. Vota intimidohet nga listat zgjedhore dhe meraku i shmangjes tё sё keqes mё tё madhe ndaj edhe hapja e listave nё rang kombёtar, sikurse insistohet edhe mes flamingove, ofron po tё njёjtёn “gjellё” bajate tё politikёs qё “revolucioni” medemek po zotohet t’a lёrё pas. Nuk ka “revolucion” sa koha ka lojё listash, qoftё edhe tё hapura e kombёtare qё garantojnё vijimёsinё e papёrgjegjshmёrisё e arrogancёs politike ndaj votuesit.
Me lista prapё deputetёt besnikёrinё e parё e kanё ndaj drejtuesit tё partisё qё i fut atje. Sa pёr votuesin, as nuk e njohin e as nuk ua ndjen sepse me lista “pёrfaqёsojnё” tё gjithё e askёnd njёkohёsisht; boll tё mbledhin mjaftueshёm “thёrrime” votash nga tё katra anёt e vёndit pёr njё karrike nё Kuvёnd dhe aq.
Ky lloj deputeti, edhe po tё dojё, e ka tё vёshtirё tё krijojё marrёdhёnie mirёbesimi tё shtrirё nё kohё e hapёsirё me qytetarin hallemadh. Nuk di nga t’ia nisё sepse ka marrё vota gjithandej nё Republikё dhe qytetarёt, ndonse ndajnё plot halle, kanё edhe kusure tё veҫanta qё xhani ua di dhe qё deputeti si zёdhёnёs duhet t’i shprehё ato.
Kjo pa llogaritur pastaj luftёn politike e tensionimin e kohezionit shoqёror qё vjen si pasojё jo vetёm e pёrplasjeve mes partive por edhe brёnda partive vetё, ndёrlikimin administrativ zgjedhor (imagjinoni fletёn e votimit me 140 emra pёr ҫdo parti sikur tё ishte njё enciklopedi) etj.
Nёse flamingot janё pёr revolucion, t’a fillojnё nga vota duke u zotuar pёr njё sistem zgjedhor qё e vё deputetin nёn hyqmin e votuesit. Qoftё ky ai mazhoritar me dy raunde e plotёsim proporcional kombёtar, qoftё STV irlandez qё zhbёn merakun e sё keqes sё madhe e mёdyshjet e votёs teksa qytetari voton pёr sa kandidatё tё dojё sipas njё preference qё pёrllogaritet mё pas nё numёrim etj. Rёndёsi ka qё sistemi t’a shndёrrojё votёn nё “kapital” e investim tё vёrtetё nё dorёn e votuesit duke i prerё rrugёn “cubave” nё politikё qofshin kёta individё apo parti.
Problemi sot nuk ёshtё rinia nё hovin e naivitetin “jakobin” që trazon sheshe e bulevard por dora e gjatë e “pleqёrisë” politike qё struket pas e “peshkon” nё kurriz tё saj pёr tё vijuar mё tej me zullumin “demokratik” nё kurriz tё brezit tё rradhёs.
Sa kohё qё nuk dёgjojmё qё tё flitet nё shesh pёr ligj zgjedhor qё e shndёrron votёn nё “monedhё” reale me tё cilёn votuesi “blen” dhe ka “tapinё” pёr besnikёrinё e pёrkushtimin e zёdhёnёsit tё tij nё Kuvёnd, qё nuk insistohet nё kufizime mandatesh nё parti e qeveri, qё nuk kёrkohet qё buxheti (xhepi qytetar) tё mos shkojё mё pёr jetёn politike, partiake e fushatat zgjedhore, qё privilegjet e elitёs tё shfuqizohen dhe piramida e rrogave tё normalizohet etj probleme pafund, “revolucioni” mbetet thjesht njё maskё pёr tё klonuar elitёn e “re” me po tё njёjtat huqe si ajo e vjetra pёr tё cilёn biologjia po bёn tё sajёn. Qytetari nuk meriton tё bёhet mish pёr top pёr paudhёsitё e politikёs; boll ka halle plot sepse sa mungesa e shpresёs e lёndon mё tej shpresa e rreme!
Flamingot nuk ia dolёn me kurёn e duhur pёr diagnozёn e saktё. Koha do tё bёjё tё sajёn e politika e zullumit do e gjejё herёt a vonё “hundёleshin” e saj qoftё ky SPAK, bota, vetvetja kur hahen si qёntё nё kasaphanё etj por edhe vetё qytetari me votёn e tij. BeRama nuk luan dot mё me dy porta dhe, edhe pa tik-tok rinor, tik-taku I fundit të tyre kumbon fort.
Vёrtet qё 2008 futi merakun e sё keqes mё tё madhe nё votim por sot qё ajo ёshtё bёrё njёsh dhe flamingot e theksuan qartë atë, qytetari nuk ka ҫ’humbet mё. Boll njё “derё” e re ku tё trokasё dhe njё kopje “ҫelsi” me votёn si guri e arra nё dorё.

DITA

Autori kërkon nga lëvizjet e reja, që lindin si shpërthim spontan pakënaqësie, të kenë menjëherë një strukturë të pjekur politike, regjistrime në gjykatë dhe programe të detajuara zgjedhore. Në praktikë, lëvizjet sociale në faza të hershme shërbejnë për ndërgjegjësim dhe jo për të qenë menjëherë parti politike të mirëfillta.
Esktremistet e majte dhe mashtruesit e partizave te vogla e shkaterruan protesten e Flamingove. Nga masive qe ishte ne fillim, e shnderruan ne nje grup sorrash dhe laraskash qe krakitnin cdo nate rreth strofulles se Kerrmes. Nje grup esktremistesh me megafon ne dore, largonin cdo qytetar qe mendonin se nuk eshte me bindje te tyre. Ik ti, ik ti ik ti, derisa iken shumica dhe mbeten vetem mashtruesit. I gjithe ky orepacion eshte bere me ndihmen e regjimit. Qellimi final: shkaterrimi i protestes dhe asgjesimi i Opozites reale. Ajo qe i nxori zbuluar Flamingot ishte Protesta Studentore. Revolta studentore u cori masken Flamingove, duke i paraqitur para mbare opinionit publik ashtu sic ishin ne te vertete: nje tufe sorrash dhe laraskash! Pa fjale, pa slogane. Vetem aksion. Efekti i jashtezakonshem. Sorrat dhe laraskat e puplosura si Flamingot po duan ta shkaterrojne edhe kete proteste. Nuk do te munden. Me kot lodhen. Nderhyrja e PD-se eshte vendimtare. Nuk do te lejohen ne asnje menyre. Cilido qe do te beje diversion me slogane te tipit opozite kunder opozites, do te cilesohet si Proteste-thyes dhe do te mbaje pergjegjesi individuale. Eshte jashte cdo ekuacioni politik, pertej cdo llogaritjeje politike, pertej cdo logjike politike, qe ca avanturiere, arriviste, oportuniste, mashtrues, sic jane keta te partizave te vogla, te mund te korrin frytin e atyre qindra protestave qe ka bere Opozita reale keto 13 vite. Ishte qendresa e kesaj Opozite, denoncimet e saj te perditshme te krimeve te regjimit narko-fashist te socialisteve, protestat e saj nonstop, me qindra e mijera demokrate te dhunuar e burgosur keto 13 vite nga fashistet-socialiste, qe bene te shperthejne revoltat studentore me ne fund. Protestuesit e palodhur demokrate mbushen kupen e zemerimit popullor. Revolta studentore eshte pika qe derdhi ate. Keshtu pra, eshte thjeshte e paimagjinueshme qe ca spurdhjake, oportuniste te perhershem qe dalin ne situata te tilla, te mund te perfitojne nga qendresa epike 13 vjecare e demokrateve. Goditjen e meshires regjimit narko-fashist te socialisteve, do t’ia jape Partia Demokratike. Njejte si para 36 viteve ia dha regjimit komunist te baballareve te tyre. Keshtu mbyllet edhe cikli i gjate i tranzicionit.
Ku i ke studentat o rroçkë e xha Saliut? Hap news 24 dhe shiko se si munfohet t manipulojë teleshikuesit me pamje t fiksuara vetëm nl një vend nga afër. Hapi sytë o qorr dhe numroi me gisht, gjithë e fjithl bëhen apo s’bëhen 30 veta.
Nuk i ngjajti te Atit,i ngjajti gjyshit.Nuk i la gje Beqir Ballukut. Kurvnillukun,Grykesine,Llupse,Arrogancen,.Vecse Bequa nuk vidhte dot para,se s`te linte Cecua me bicak,por llupte deshet e sheleget e Ushtrise.Ama jevgat e Brrakes,kamarjere,bufetjere,hoteljere,cfare gjinte rruges nuk la kusur. Mesoi dhe shokun Petrit me ato huqe.
Edhe kjo Beqirja kusur nuk la.Cfare malokesh rruga ura kishin Kompanite e Ndertimit,cfare gjeometrsh,supervizore,puntor lopate,hekur beton,,shpirt e Zemer ngjitu nga ashensori,se ashtu eshte nje muhabet. Si Ekaterinja Madhe muzhiket e Gardes.
Autori ka plotësisht të drejtë kur thekson se protestat dhe lëvizjet e reja nuk duhet të kufizohen vetëm te parulla “zbrit ti që të hipë unë”, por duhet të synojnë ndryshime rrënjësore të sistemit (veçanërisht sistemit zgjedhor).
Por duke e paraqitur çdo lëvizje të re (si “Flamingo” apo lëvizjet studentore) si të dështuar, naive ose të manipuluar që në nisje, artikulli rrezikon të prodhojë një efekt demoralizues te publiku, duke përhapur mesazhin se “asgjë nuk ndryshon dot”.
Dakord me.komentusin e parë. Pritshmëri jorealiste ndaj lëvizjeve spontane.
Mënyra se flitet për rininë (duke e lidhur vetëm me “krizën e tik-tokut”, robërit e pëlqimeve dhe mungesën e pjekurisë sepse “shumë prej tyre s’kishin lindur më ’97”) eshte gjykim i paragjykuar brezi. E nënvlerëson potencialin dhe sinqeritetin e revoltës së tyre ndaj padrejtësive aktuale.
Mgjtht kritika ndaj marrëveshjes së vitit 2008 dhe mungesës së lidhjes reale mes deputetit e votusit (për shkak të listave) është nga diagnozat më t sakta të ngërçit politik shqiptar. Deputetët sot i përgjigjen kryetarit jo qytetarit.
Mubd t bien dakord që empatia dhe idealet tek të rinjt jan zbehur nën ndikimin e individualizmit, materializmit dhe rrjeteve sociale. Por thjesht sepse besojm qe ata duhet ta shprehin dashurin per atdheun ashtu sic e shpreh brezi yne qe ka lindur ne vitet 70. S e di moshen e Artanit por keta te sotmit e shprehin ndryshe dhe gjenerata Z eshte tjeter nga ne.
Per mua u ke rene pak si shume dhe u ke kerkuar hesap sipas botkuotimit tone, jo te tyret
Ndonëse kritikohet politika e vjetër, artikulli duket se i kërkon lëvizjeve të reja të bëjnë mrekulli dhe të zgjidhin të gjitha problemet e Shqipërisë (nga sistemi zgjedhor tek ai ekonomik e arsimor), duke i vendosur një barrë të padrejtë disproporcionale krahasuar me strukturat e konsoliduara shtetërore e opozitare që kanë mjete dhe pushtet real.
Kur shet bythen ai plaku 80 vjec qe i thot vetes “shef opozite” cfare pret nga femijet aty ne shesh qe vec zemerimin me kete pizevengun me poture kane
Nese ajo proteste eshte katandis ne nja 500 te rinj te coroditur qe shkojne andej-kendej, kjo eshte merite e anetareve te partise sone qe me ato thirrje e parrulla per burg njesoj per Ramen e Berishen kane larguar qe aty demokratet.
E nese kete nuk e besoni dot, kjo tregon vetem ate qe anetaret e partise sone detyren e marre nga partia e kane kryer mjaft mire sa ju kane hedhur hi syve njelloj si ai gazi lotsjelles mbi ata protestues.
ANTISHKRIM!
Osé pacavure,leterhigjenike per bythet e EDVIN SALI RAMES….
Revolta mbare Popullore e ne krye rinija Jo vetem NUK duhet te nxjerin nje ‘Lider’ por per momentin KURRE nje mender ‘parti’ pa’ u rezuar qofte edhe me force e terhequr ZVARRE dyshja EDVIN SALI po mbi te gjitha CLIRUAR parlamenti i popullit’ pushtuar nga xhihadi,ISIS.
ka rendesi qe dhe nje I pavarur te mundet te hyje ne kuvend edhe pa mbeshtetje partiake pa te cilen nuk ben dot sot, vjen tjetri nga diaspora nuk ka pse i lepihet partive ketu, rendesi qe edhe referendumi te behet me kollaj qe shoqeria te beje presion, sa per rinine, kollaj shkaterrimi veshtire ndertimi dhe gjithmone ia marrin buken nga goja e vete cajne e emigrojne por kusuret I heqin te tjeret pas se na lene pas prape politikane zullumxhinj keshtu qe levizja ka nevoje per urtesi e rinia duhet keshilluar se ndryshe I riu si veriu thote populli
për mendimin tim është shkrimi më i dobët që kam lexuar nga duka!!sa për “Autori ka të drejtë në atë që protestës duhej t’i kishte dalë me kohë dikush për zot dhe ta shndërronte gradualisht në lëvizje politike. “,është pothuajse e pamundur,për të mos thënë e pamundur që këtu tek ne të ketë një parti,lëvizje të re politike!!këto lëvizje të reja,o duhet të fillojnë nga debatet brënda partive,o të dalin nga masa e popullit!!në të dy rastet i kemi pothuajse të pamundura!!në radhën e parë nuk kemi nivel diskutimi brënda partisë,në radhën e dytë nuk kemi nivel si popull!një popull që nuk ja ka idenë se çështë liria,nuk ka mundësi të njohë demokracinë!!gjatë gjithë kohës na e kanë shpjeguar se jemi popull liridashës!na kanë këput me rrena!!maksimumi jemi popull gjaknxeht,por jo liridashës!!duke mos patur një ndjnjë të tillë nuk kemi njerëz të tillë që të luftojnë për të emancipuar popullin!!për pasojë një popull i paenmancipuar nuk mbështet njerëzit që kërkojnë emancipimin e popullit vetë!!në kohë të enverit të vrisnin(vrisnim)nëse shaje enverin,në kohë të saliut,po ashtu!në kohë të palloshit,i njëjti mut!!këta të sotmit,pavarsht se janë demokratë edhe zgjedhejt në partinë e tyre i bëjnë me një kandidat!saliu dhe edvini,jo vetëm që organizojnë zjgjedhje çdo shekull por dhe në ato zgjedhe duhet votuar për ta dhe askënd tjetër,dhe ata që votojnë bëjnë stërvitje muaj të tërë për të mos bërë gabim në vendosjen e kryqit në vëndin e gabuar!këta që kanë pushtetin kanë bërë gjithçka për të pjerdhur mëndjet e tërë miletit,dhe të atyre që thonë se ju ka mbetur diçka!!i kanë kapër për fyti a për xhepi!i detyrojnë të shkruajnë për këtë apo atë,në bazë të parasë që ju japin,apo të kërcënimit që ju bëjnë!!presor tosi nga tifoz i ramës u këthye në tifoz të erdogënit e tashti armik të ramës!!ndoshta ngaqë është bërë vëlla me netin dhe ka tradhëtuar erdon!!vari hajdarët se nuk kemi për tu bërë njëherë njerëz!
as,gabimisht!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
Paske rene edhe ti te “Une, ti, ai, ajo….”? Po te vine mente avash – avash po me qendrueshmeri. Komplomenta.
Rama ne burg, Berisha ne burg – shkon kur ke mbi 100 mije njerez ne proteste ne c’do ore e perdite rrjesht.
Por kur jane pak ne numer neper rruge ata qe kerkojne njesoj burgun si per Ramen e si per Berishen e qe kur i sulet policia vrapojne te gjejne strehe te selia e PD, kjo eshte e trishtueshme. Se del ajo shprehja – edhe qeros edhe fodull.
Është e gabuar hipoteza se i ashtuquajturi “revolucion tollumbacesh”, me ca ulërima të çjerrra dhe parulla rn’b/bn’b, ishin protesta studentore.
Fakt është që në protesta ka patur pjesëmarrje të të gjitha grupmoshave, sigurisht më shumë të rinj, ose e thënë ndryshe tik-toksa, por jo medoemos studentë. Që dikur do vinte kjo ditë zbrazëtie ishte e paraprogramuar.
Autori ka të drejtë në atë që protestës duhej t’i kishte dalë me kohë dikush për zot dhe ta shndërronte gradualisht në lëvizje politike.
Le të supozojmë se Rama paralajmëron papritmas si sivllau i tij vuçiq dorëheqjen dhe së afërmi shpall zgjedhje të parakohëshme. Ti si qytetar gjendesh para kutisë së votimit dhe mendon se cila alternativë është më besueshme. Për cilën parti të votosh? Për psrtiçkën e filanit, për çetën e shabanit, apo për bandën e shejtanit?
për mendimin tim është shkrimi më i dobët që kam lexuar nga duka!!sa për “Autori ka të drejtë në atë që protestës duhej t’i kishte dalë me kohë dikush për zot dhe ta shndërronte gradualisht në lëvizje politike. “,është pothuajse e pamundur,për të mos thënë e pamundur që këtu tek ne të ketë një parti,lëvizje të re politike!!këto lëvizje të reja,o duhet të fillojnë nga debatet brënda partive,o të dalin nga masa e popullit!!në të dy rastet i kemi pothuajse të pamundura!!në radhën e parë nuk kemi nivel diskutimi brënda partisë,në radhën e dytë nuk kemi nivel si popull!një popull që nuk ja ka idenë se çështë liria,nuk ka mundësi të njohë demokracinë!!gjatë gjithë kohës na e kanë shpjeguar se jemi popull liridashës!na kanë këput me rrena!!maksimumi jemi popull gjaknxeht,por jo liridashës!!duke mos patur një ndjnjë të tillë nuk kemi njerëz të tillë që të luftojnë për të emancipuar popullin!!për pasojë një popull i paenmancipuar nuk mbështet njerëzit që kërkojnë emancipimin e popullit vetë!!në kohë të enverit të vrisnin(vrisnim)nëse shaje enverin,në kohë të saliut,po ashtu!në kohë të palloshit,i njëjti mut!!këta të sotmit,pavarsht se janë demokratë edhe zgjedhejt në partinë e tyre i bëjnë me një kandidat!saliu dhe edvini,jo vetëm që organizojnë zjgjedhje çdo shekull por dhe në ato zgjedhe duhet votuar për ta dhe askënd tjetër,dhe ata që votojnë bëjnë stërvitje muaj të tërë për të mos bërë gabim në vendosjen e kryqit në vëndin e gabuar!këta që kanë pushtetin kanë bërë gjithçka për të pjerdhur mëndjet e tërë miletit,dhe të atyre që thonë se ju ka mbetur diçka!!i kanë kapër për fyti a për xhepi!i detyrojnë të shkruajnë për këtë apo atë,në bazë të parasë që ju japin,apo të kërcënimit që ju bëjnë!!presor tosi nga tifoz i ramës u këthye në tifoz të erdogënit e tashti armik të ramës!!ndoshta ngaqë është bërë vëlla me netin dhe ka tradhëtuar erdon!!vari hajdarët se nuk kemi për tu bërë njëherë njerëz!
as,gabimisht!
O ceno, ajo parulla trushplarëse se shqiptarët “janë popull liridashës” e ka domethënien brenda, dhe kjo lidhet direkt me atë që atij i ka munguar në jetë të jetëve liria. Afro pesë shekuj e gjysëm nën sundimin e egër otoman. U shpërbënë nga ndjenja e lirisë gati dhjetë breza. Aq shumë zgjati pushtimi osman, sa jo vetëm u konvertuan, ndërruan me hir e me pahir besimin fetar, ua shitën shpirtin shejtanit, u përçanë keqazi, hynë në konflikte të ashpra me njëri-tjetrin, por humbën shpresën dhe u bënë “njësh” me pushtuesin, u bënë “motër e vëlla”, i kapi në mënyrë masive simptoma e Stockholmit. U desh pritur 1912-ta që fuqitë e mëdha të dëbonin me marrëveshje shumëpalëshe dhe interes reciprok pushtuesin nga evropa më parë dhe dë fundi nga trojet shqipfolëse, por shërbëtorët dhe veglat e tyre mbetën brenda. Aty i ke dhe sot. “Pavarësinë” vjen dhe e shpall një ish deputet turk, portretin e të cilit e mban mbi krye në zyrë një kryebojaxhi, “tregtar” ambulant ikonash, i cili nuk ja ka haberin as historisë, as funksionimit të shtetit dhe as drejtësisë ligjore.
Çfarë lirie mund të pretendosh, kur historinë pas saj e ke të gjallë para syve. Pushtim pas pushtimi nga i huaji në bashkëpunim me kalaboracionistët vendas. Pushtim ushtarak dikur, pushtim ekonomik sot. Kaq për lirinë se dalim jashtë teme.
Se ka apo jo të drejtë autori për nevojshmërinë shndërrimit të protestës në lëvizje politike, kjo varet nga këndvështrimi i sejcilit, por një gjë ishte dhe mbetet e sigurtë: dështim total dhe humbje e besimit shoqëror de një ditë ky popull i keqindoktrinuar dhe naiv do ndërgjegjësohet për rolin e tij në politikë dhe do bëhet faktor i rëndësishëm ndryshimi në mënyrën skandaloze se si qeveriset vendi. Një lëvizje brenda partiake ke “bajga e ndarë më dysh” as që diskutohet. Partiçkat e sapo krijuara nga tik-toksat kanë nga një drejtues që shërben më shumë si zhurmues televiziv, por jo struktura të qarta organizative dhe programe politike që ngjallin interes dhe mundësojnë përkrahje. Filmat me kartona animati, ku i njëjti “aktor” si blushi dikur dhe qorri, shehaj, apo shaba sot, shfaqen nga fillimi deri në fund, janë për të ngazëllyer surratet e çiliminjve, por jo për të ngritur në këmbë masat e për t’i bashkuar ato në një lëvizje të fortë dhe konkuruese politike. E vetmja forcë e mundshme për ndryshim mbeten studentët, rinia, dhe aftësia organizstive e drejtuesve të tyre, qofshin këta mësimdhënës, por edhe tek ata nuk ka siguri se shiten para se të arrijnë qëllimin. “Do vuaç o popull” – i tha në ’90-tën aktori i njohur i humorit. Dhe fjala i doli.
Asnje supozim per zgjedhje te parakohshme per 45 dite sic e parashikon ligji mos beje askush.
Ato se pari nuk i pranojne protestuesit qe te vetmen gje qe e kane bere te qarte eshte se duan qeveri tranzitore teknike me afat te percaktuar qe ajo ti beje zgjedhjet e jo Rama. Se duan zgjedhje jo farsa zgjedhjesh.
Dhe se dyti eshte vete Rama qe nuk ja mba bytha te shpalle zgjedhje te parakohshme per 45 dite, se nuk e ka sigurine se i ben dot me si ato farsat zgjedhore qe ka bere der sot ku ai me nje cope leter 3 dite para tyre cakton numrin e deputeteve qe do (!).
Vetëm lëvizja Bashkë është më e besuara, rreth lëvizjes Bashkë duhej të mblidheshin gjithë protestuesit sepse ajo mbron interesat e 75_80%të popullsisë. AJO mbron interesat e shtresës së mesme si dhe duke përfshirë punëtorët e gjithë profesioneve, pensionistët si dhe si dhe shtresat e margjinalizuara.
Pikërisht kjo parti të bënte të mundur ndryshimin e kodit zgjedhor dhe reduktimin e përfaqësis parlamentare më pak se 100anëtarë.
Protestuesit e protestës mbi 4 mujore janë heronj të vërtetë për rezistencën e gjatë kohore, por e nisën mirë por gjatë rrugës u futën spekullatorë, megjithatë ajo arriti në ato kushte të vështira shumë sepse e vuri qeverinë me shpatulla pas murit, ja hoqi maskat partive të vjetra politike dhe vuri në dukje partitë e reja, qëndrimet e tyre mediokre përveç lëvizjes Bashkë.
Protesta të reja na presin dhe të mënçurit do të nxjerrin përvojë nga kjo që shkoi, për manipulimin e partive të vjetra politike dhe se gjatë kësaj kohe të bëjnë programe rezultative për të ardhmen.
Perëndia bekoftë qytetarët e mënçur dhe me empati të këtij kombi!
Dhe si të mos futeshin brenda protestës sabotatorët, kur ajo edhe pas pesë muajsh mbeti si peshku pa kokë?
Dhe si mos të përfundonte si kokoshi në thelë, kur asaj edhe sot që flasim nuk guxon t’i dalë askush për zot? Nuk i dalin jo vetëm partiçkat që sot lindin si kërpudha pas shiu, por as një përfaqësues i vetëm i tyre?
Tani që protestës i shteroi frymëmarrja, na dalin ca si koka kukllash si kofini pas të vjelit dhe i mëshojnë teorisë se është “lëvrimja bashkë” ajo që dëshiron të ndryshojë kodin zgjedhor e të sjellë ndryshimin. Kollaj ta thuash, por a ta beson njeri? Ti ke psrtiçka shpreson ndoshta të gjesh kockën për lëpirje, dhe që ta themi troç muhabetin, s’e ke menduar aq keq. Dembelizmi kërkon zgjidhje. Mundësisht sa më të kollajshme dhe profitable. Por gabohesh se premtimet boshe nuk i ha më njeri. Këto gojëdhana i tregonte dhe partia libra para ca vitesh, por pas humbjes spektakolare në votime u tret pa lënë gjurmë. Hajde shnet e bajth t’forta.
Postoni komentin tim!
Dhe si të mos futeshin brenda protestës sabotatorët, kur ajo edhe pas pesë muajsh mbeti si peshku pa kokë?
Dhe si mos të përfundonte si kokoshi në thelë, kur asaj edhe sot që flasim nuk guxon t’i dalë askush për zot? Nuk i dalin jo vetëm partiçkat që sot lindin si kërpudha pas shiu, por as një përfaqësues i vetëm i tyre.
Tani që protestës i shteroi frymëmarrja, na dalin ca koka kukllash si kofini pas të vjelit dhe i mëshojnë teorisë se është “lëvrimja bashkë” ajo që dëshiron të ndryshojë kodin zgjedhor e të sjellë ndryshimin. Kollaj ta thuash, por a ta beson njeri? Ti ke partiçka shpreson ndoshta të gjesh kockën për lëpirje, dhe që ta themi troç muhabetin, s’e ke menduar aq keq. Dembelizmi kërkon zgjidhje. Mundësisht sa më të kollajshme dhe profitable. Por gabohesh se premtimet boshe nuk i ha më njeri. Këto gojëdhana i tregonte dhe partia libra para ca vitesh, por pas humbjes spektakolare në votime u tret pa lënë gjurmë. Hajde shnet e bath t’forta.
I’ve learn some excellent stuff here. Definitely worth
bookmarkng foor revisiting. I wonder how muchh effort you set tto make
oone of these fantastic informative site. xnxx