Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana City Talks/ Veliaj: Tirana sot shumë herë më e pastër se ç’e gjetëm; së shpejti, linja të dedikuara për autobusët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Tirana City Talks/ Veliaj: Tirana sot shumë herë më e pastër se ç’e gjetëm; së shpejti, linja të dedikuara për autobusët
Uncategorized

Tirana City Talks/ Veliaj: Tirana sot shumë herë më e pastër se ç’e gjetëm; së shpejti, linja të dedikuara për autobusët

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Qyteti i Tiranës është sot disa herë më i pastër se tetë vjet më parë, pavarësisht zhvillimit dhe rritjes së numrit të banorëve dhe turistëve. Në një tryezë diskutimi me urbanistë dhe arkitektë, në vijim të debateve publike “Tirana City Talks”, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri në dukje përmirësimin e cilësisë së ajrit, për të cilin ftoi këdo që ta kontrollojë përmes aplikacioneve online si Il Meteo apo të qendrës Kopernik.

“Nga Il Meteo apo qendra Kopernik, të cilat masin cilësinë e ajrit për çdo qytet, Tirana vlerësohet me notën 8 nga 10 – disa herë jemi 9, disa herë jemi 8 – por, përpara tetë vitesh, i njëjti aplikacion e nxirrte Tiranën me të kuqe, i jepte notën 2, 3 dhe 4, as notë kaluese: pra, qartazi diçka ka ndodhur. Ndaj, unë prirem të them se kemi shumë për të bërë, por disa gjëra janë bërë mirë. Qyteti është më i pastër, kaluam nga një qytet që pastrohej një herë në ditë, në një qytet që pastrohet tre herë në ditë. Edhe pse është rritur konsumi, janë rritur edhe aktivitetet, megjithatë Tirana e ka përballuar çështjen e pastrimit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky transformim ka ardhur, në radhë të parë, për shkak të ndryshimit të mentalitetit në Tiranë. “Sa herë më pyesin cili është investimi më i madh që kemi bërë – Bulevardi i Ri, Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, apo Lumi i Tiranës – u them se investimi më i madh dhe më i vështirë janë këto 10 cm në kokën tonë”.

- Publicitet -

Veliaj foli edhe për linjat e shpejta të autobusëve urbanë, që do të futen në Tiranë në këtë sezon veror.

“Jemi gati që këtë verë të lançojmë atë që quhet “Bus Rapid Transit”, linja e shpejtë e autobusit, me korsi të dedikuara dhe të pandërprera. Pra, siç kemi bërë linjat e biçikletave, të njëjtën gjë duam të bëjmë me autobusët. Sipas këtij sistemi do kalojmë linjën Kinostudio – Kombinat, Unazën dhe Tiranën e Re. Parashikimi është që nëse udhëtimi i plotë i linjës na merrte 54 minuta kohë, duam ta çojmë në 24 minuta, kurse shpejtësinë e autobusëve nga 9.5km/h, në 19.4km/h. Pra dyfishimi i shpejtësisë dhe përgjysmimi i kohës. Nëse dyfishojmë shpejtësinë, nëse dyfishojmë kohën dhe nëse kalojmë nga një transport i 9 mijë pasagjerëve në orë, në 23 mijë pasagjerë në orë, kemi ulur ndjeshëm trafikun, sidomos në këto tre arterie kryesore të qytetet,” u shpreh Veliaj.

Në fund ai përmendi edhe konceptin e Qytetit 15 Minutësh që po zhvillohet në dy lagjet e reja të Tiranës, “Kombinati” dhe “5 Maji”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?