Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: “Hapim dy muze të rinj në qytet; Investojmë më shumë në art dhe kulturë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: “Hapim dy muze të rinj në qytet; Investojmë më shumë në art dhe kulturë”
Komunitet

Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: “Hapim dy muze të rinj në qytet; Investojmë më shumë në art dhe kulturë”

Published: December 15, 2024
Shpërndaje

Kryeqytetit do t’i shtohen dy muze të rinj përgjatë vitit 2025. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një dëgjese për buxhetin e vitit të ardhshëm në shkollën “Sami Frashëri”. Ai theksoi se në kuadër të vitit kur Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, do të investohet në dy muze lokalë.

“Një muze tashmë e kemi blerë, është në pronë të bashkisë, janë Sarajet. Fillimisht, na u desh ta mbronim që të mos digjej, pastaj e bleu Bashkia e Tiranës për ta kthyer në një muze të qytetit, një shtëpi që është vërtet monument kulture. Shtëpia tjetër është garnizoni, ndërtesa kryesore te Garda. Edhe aty duam të kemi një muze të trashëgimisë tonë lokale. Vitin tjetër kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës do të investojmë në dy muze lokalë. Ndërkohë, për teatrin, le të më padisin ditë e natë, ai do të bëhet më i fortë, më i bukur, më i madh për 100 vitet e tjera”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë nxënësit e shkollave që të bëhen pjesë e aktiviteteve që do të mbahen vitin e ardhshëm, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Duke cekur zhvillimet në dekadën e fundit në kryeqytet, kryebashkiaku deklaroi se sot Tirana numëron rreth 11 milionë turistë, falë punës së bërë gjatë këtyre viteve, duke e shndërruar atë në një destinacion të preferuar nga të huajt për të kaluar pushimet e tyre.

- Publicitet -

“Kam një pyetje për të gjithë dyshuesit: Pse mendoni se vijnë gjithë këta turistë në Tiranë? Sot qendra është e rrethuar nga njerëz që po festojnë festat e fundivitit. Dikush nga jashtë nuk vjen në një vend të huaj të shikojë një rrethrrotullim të madh me 170 mijë makina, por vjen ku ka një hapësirë ku 10 mijë vetë janë duke festuar festat e fundvitit dhe ka aktivitete për fëmijët e për të rritur. Nëse nuk do e kishim as Muzeun e Gjetheve, as Muzeun Kadare, as Muzeun Dritëro Agolli, për çfarë do vinin në Tiranë? Brezi i ri nuk e mban mend fare se mendojnë që Tirana ka qenë gjithmonë kështu, por ne të tjerët po. Kur ti ke një koncert të Dua Lipës, të Rita Orës, të Ricky Martin, të Iglesias, të DJ të ndryshëm, vijnë dhe turistë nga vende të tjera. Sot Tirana ka pritur mbi 11 milionë turistë deri në nëntor. Deri në fund të dhjetorit o do i afrohemi o do i kalojmë 12 milionë, pra praktikisht mesatarisht 1 milionë turistë në muaj”, nënvizoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët
  • Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha
  • 33-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor para miqve 
  • Ku po gabon shkolla?

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë
  3. L.H on Besa dhe Besueshmëria!
  4. martina on Besa dhe Besueshmëria!
  5. Toni on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?