Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik, Veliaj: “Sporti një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik, Veliaj: “Sporti një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan”
Komunitet

Tirana mirëpret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik, Veliaj: “Sporti një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan”

Published: December 17, 2024
Shpërndaje

Tirana pret për herë të parë Konferencën e Solidaritetit Islamik (ISSA), një ngjarje me rëndësi të veçantë për komunitetin sportiv dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky event, i cili zhvillohet nga data 16 deri më 18 dhjetor 2024, shënon një moment historik në mbështetje të sportit, solidaritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare të ISSA.

Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi një takim të tillë si një mundësi të shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sportit. Veliaj solli në vëmendje sukseset e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit në vitin 2023, një titull që ka kontribuar në masivizimin e sportit, sidomos tek të rinjtë dhe shkollat.

“Në vitin 2023, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, ishte një mundësi e jashtëzakonshme që qyteti i Tiranës, bashkë me Komitetin Olimpik, të inkurajonim masivizimin e sportit, sidomos në shkolla, mbas mësimit, për të mbajtur fëmijët larg veseve, larg rrugës, larg rreziqeve dhe gjithë ajo energji, prodhoi për herë të parë medaljet tona olimpike një vit më pas. Medaljet e para të Shqipërisë ishin në mundje dhe u shpërblye gjithë ai mund i Komitetit Olimpik dhe gjithë ajo energji e jashtëzakonshme e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sporteve për të pasur medaljet tona të para dhe për më shumë sesa për të vendosur stolitë e medaljeve në raftet e arritjeve tona, ishte një inkurajim, një model”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj vuri theksin në rolin e sportit si një model për ndërtimin e shoqërive më të shëndetshme dhe solidare, sidomos në kohë krizash globale.

“Ne kaluam kriza të jashtëzakonshme me historinë e Covid-it, kemi pasur një tërmet të jashtëzakonshëm në vitin 2019. Por, në këtë vit kur një pjesë e madhe e botës ka qenë në konflikt, është dashur gjithashtu të mendojmë si në kohët e vjetra, si mundet çdo krizë të kthehet në mundësi dhe si mundet që sporti, gjuha diplomatike e sportit, gjuha solidare e sportit, të jetë një mundësi për t’i bashkuar njerëzit, aty ku shpeshherë politika i ndan”, deklaroi kryebashkiaku.

Gjatë sesionit hapës, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Islamike të Solidaritetit Sportiv, Nasser Majali, shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë nga pala shqiptare. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të sportit në ndërtimin e “urave” që lidhin popujt dhe promovojnë vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit.

“Dëshiroj të falënderoj personat që na kanë ftuar, si Komitetin Olimpik të Shqipërisë, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Sporteve, Kryeministrinë për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër. Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, ndjehemi shumë mirë, një përvojë jashtëzakonisht e bukur”, tha ai.

Ky takim mbledh 57 Komitete Olimpike Kombëtare, me qëllimin kryesor të nxitjes së sportit si një mjet solidariteti, bashkëpunimi dhe paqeje. Takimi shërben si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e sporteve dhe krijimin e programeve që mbështesin sportistët dhe komunitetet sportive.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet
  • Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  • Ndahet nga jeta 25-vjeçarja e plagosur nga zjarri i hotelit në Vlorë
  • Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë
  • Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Komentet e Fundit

  1. Xon njala, dora vet on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  2. Keta jemi ky eshte niveli on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë
  3. Vl on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun
  5. Tekniku on Demokratët kërkojnë hetimin e Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?