Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana promovohet si vend për xhirime filmash në Hollywood
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Tirana promovohet si vend për xhirime filmash në Hollywood
Kulture

Tirana promovohet si vend për xhirime filmash në Hollywood

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Në datat 31 tetor deri më 5 nëntor, në Los Anxhelos u zhvillua Marketi Amerikan i Filmit, ku merrnin pjesë profesionistë nga e gjithë bota. Në vendin ku kinematografia merr jetë ndryshe, aty ku kanë ndodhur eventet më të rëndësishme të kësaj industrie pikërisht në Hollywood! Tirana Film Office, si pjesë e Agjencisë së Industrisë Kreative (Agjenci në varësi të Bashkisë së Tiranës) ishte prezente përgjatë ditëve të marketit.

“Takimet me producentë amerikanë dhe aziatikë ishin ato që u veçuan nga pjesëmarrja e TFO në American Film Market. Promovimi i Tiranës si një lokacion ideal për xhirime erdhi si një propozim që tërhoqi maksimalisht vëmendjen e prodhuesve të filmit dhe regjisorëve të rinj, të cilët e panë kryeqytetin nga një tjetër këndvështrim. Përfaqësuesit e TFO njëkohësisht i njohën profesionistët e filmit me gjithçka që ofron industria vendase: nga kapacitetet e grupeve të xhirimit, deri tek mundësitë që ofrojnë studiot e prodhimit.

Krijimi i Zyrës së Filmit erdhi thuajse dy vite më parë si ide e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për ta bërë Tiranën më të njohur dhe të aksesueshme në tregun ndërkombëtar kinematografik, e njëkohësisht për të shfaqur më të mirën e kryeqytetit nëpërmjet rrugës së filmit. Një sektor ky i cili vjen si vlerë e shtuar për Bashkinë e Tiranës dhe stategjitë promovuese përtej kufijve”, thekson Jonid Jorigji, drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës.

- Publicitet -

Përpos shkëmbimit të eksperiencave në prodhimin e filmit, përfaqësuesit e TFO u ftuan në studion e shtëpisë filmike Warner Bros Pictures, ku u diskutua më tej mundësia për bashkëpunime për projektet e ardhshme, duke e parë kështu Shqipërinë si lokacion të mundshëm filmik. E gjithë eksperienca në American Film Market, së bashku me shumë nga pjesëmarrësit kryesorë në AFM do të jenë prezentë në eventin më të rëndësishëm kinematografik, Balkan Film Market. Ky i fundit do të mbahet në Tiranë në datat 13-17 dhjetor, duke sjellë këtë herë një frymë ndryshe në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojës për profesionistët e fushës audiovizive.

“Promovimi i kryeqytetit në aspektin kinematografik është gjithmonë në qendër të vëmendjes për Tirana Film Office, jo vetëm në Europë, por kudo ku industria filmike është në maksimumet e veta. Diçka është e sigurt: shumë shpejt do ta shohim Tiranën si imazh të ri në filma nga më të ndryshmit”, tha Jonid Jorgji nga Agjencia e Industrisë Kreative.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?