Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana që duam
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Tirana që duam
Uncategorized

Tirana që duam

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

Fatos Çoçoli

 

Tirana sot numëron mbi 870 mijë banorë vetëm kryeqyteti.  Është i vetmi qytet i Shqipërisë që në 8 vitet e fundit është rritur papushim. Shtohet me një rritëm mesatar 15-16 mijë banorë në vit. Në Tirane pulson 63 përqind e ekonomisë së vendit dhe qarkullojnë rreth 65 përqind të fondeve shtetërore dhe private të Shqipërisë. Nga 98 mijë sipërmarrje aktive të regjistruara në të gjithë vendin, rreth 60 mijë veprojnë në Tiranë. Kryeqyteti rritet çdo ditë me ndërtimet e reja. Në raport me sipërfaqen e qytetit, Tirana ka ritmin më të lartë të shtimit të sipërfaqeve të reja të banimit dhe për biznes, në nivel të kryeqyteteve të rajonit. Në Evropë, ajo renditet e treta me ritmin më të lartë të ndërtimeve, në raport me sipërfaqen. Në Tiranën e sotme bashkëjeton historia me modernen, trashëgimia kulturore me trendet e reja të zhvillimit urbanistik, por edhe turizmi i shumëllojshëm, i cili e ka shndërruar Tiranën në vitet e fundit, në një tërheqje të pamohueshme dhe të fortë për vizitorët. Sot rrugët e kryeqytetit i shet plot me vizitorë të huaj.

- Publicitet -

Vitin e kaluar, Tirana mikpriti 22 mijë tifozë italianë dhe holandezë, për finalen e Ligës së Konferencës, gara e tretë më e madhe e futbollit evropian, pas Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kombeve. Bashkia ka mundur të krijojë 12 mini qendra në zonat më të populluara, që funksionojnë si 12 mini qytete brenda kryeqytetit. Zona e Pazarit të Ri, e shndërruar në zonë pedonale, me pazarin tradicional të ripërmasuar, me dyqanet, restorantet dhe hotelet moderne, është kthyer në një tërheqje turistike, krahas së qenit një qendër e madhe shërbimesh. Zona përreth Kalasë së Toptanit në qendër është kthyer edhe ajo në zonë pedonale dhe pulson ditë dhe natë nga një jetë aktive biznesi dhe shoqërore, duke patur mijëra qytetarë që shëtisin ose kalojnë pasdite të këndshme në dyqanet, baret dhe restorantet e saj. Me ritmin e lartë me të cilin shtohet, Tirana parashikohet të arrijë në tetë vitet e tjera, deri në vitin 2030, mbi 1.6 milionë banorë. Më shumë se gjysma e vendit do të jetojë në Tiranë, brenda pak viteve.

Kryeqyteti ka një qendër të agronomisë dhe të veterinarisë, si dhe një treg modern për produktet bujqësore në Farkë, të quajtur Agro Park Tirana. Këtë vit do të hapet Piramida, e cila do të shndërrohet në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit, me 18 salla brenda saj dhe 14 klasa në natyrë, ku 3 mijë të rinj do të mund të studiojnë teknologji informacioni, kodim, robotikë, dizajn, etj., duke përcaktuar të ardhmen e tyre. Vjet Tirana ishte kryeqyteti evropian i rinisë dhe bashkia e saj mundi të zhvillonte mbi 1 mijë aktivitete, gati tre aktivitete çdo ditë. Këtë vit, kryeqyteti ynë është kryeqyteti evropian i sporteve dhe deri tani janë zhvilluar me dhjetëra e dhjetëra aktivitete sportive ndërkombëtare dhe kombëtare. Bashkia menaxhon përditë mensa sociale dhe qendra ditore për moshën e tretë. Në krahasim me vitin 2015, kryeqyteti ka dyfishuar sipërfaqen e gjelbërt në shërbim të banorëve të vet. Janë shtuar me 38 përqind sipërfaqet publike. Me shumë mundim, bashkia ka arritur të lirojë një pjesë të madhe të rrugëve, që ishin zënë me tavolinat e bareve dhe restoranteve private.

Kryetari i bashkisë e ka mbajtur premtimin e tetë viteve më parë, duke qenë i pranishëm pothuajse në të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak, Parlamentit të kryeqytetit. Tirana sot pastrohet më mirë kudo dhe zona të caktuara të saj nuk janë më pika të grumbullimit masiv të plehrave, sikurse, për fat të keq, ishin dhjetë vite më parë. Tirana ka probleme të mëdha me trafikun dhe parkimin, për shkak të rritjes së papërmbajtur dhe shtimit me rreth 60 përqind të numrit të automjeteve në kryeqytet në tetë vitet e fundit. Me disiplinimin e ndërtimeve, të cilat lejohen të kryhen vetëm natën, Tirana nuk është më aq e mbytur në pluhur, sa tetë vite më parë.

Në shumë zona të saj, ndotja e ajrit është ulur, për shkak të shtimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe disiplinimit të qarkullimit të automjeteve. Megjithatë, të gjitha këto, nuk do të thonë se kjo Tiranë e sotmja është ajo që duam dhe ëndërrojmë. Ka punë pafund për të bërë. Por, megjithë defektet dhe mangësitë e një pune të jashtëzakonshme të kryer, Tirana ka arritur në këto dy mandate qeverisjeje të jetë më e pastër, më e ndërtuar, më qytet, me rrugë dytësore moderne dhe kapilare. Dhe Çezarit duhet t’i japim atë që është e tija. Asnjëherë në historinë mbi këtërqindvjeçare të saj, që nga themelimi në vitin e largët 1614, Tirana nuk ka arritur të jetë kryeqytet evropian i rinisë apo sporteve, sikurse e ka arritur në këto dy vitet e fundit.

Prandaj, ia vlen të ndihemi krenarë për kryeqytetin tonë. Ai nuk është i përsosur, as edhe i tejbukur, megjithë tërheqjet e jashtëzakonshme që ka. Por ia ka dalë të jetë dinamik, me rritje të shpejtë dhe me të ardhme të sigurt. Prandaj dhe mund të themi me plot gojën se kjo e sotmja është Tirana që deshëm tetë vite më parë, duke uruar që në katër vitet e ardhshme të jetë akoma dhe më e hapur, më shërbestare dhe më miqësore për qytetarët e saj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?