Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana qendër e kulturës dhe muzikës bashkëkohore, Teatri Metropol sjell Metrosound
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Tirana qendër e kulturës dhe muzikës bashkëkohore, Teatri Metropol sjell Metrosound
KultureLifestyle

Tirana qendër e kulturës dhe muzikës bashkëkohore, Teatri Metropol sjell Metrosound

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

Gjithnjë e më shumë Tirana po kthehet në një qendër arti me aktivitete të përditshme kulturore.

Mbas 5 edicionesh të suksesshme, Metrosound kthehet nga një aktivitet i përvitshëm në një pjesë integrale të programit të Teatrit Metropol, i cili do të shtrihet përgjatë gjithë sezonit. Takimi i parë vjen këtë të enjte në 2 Nëntor me violincelistin e mirënjohur shqiptar Redi Hasa.

Dy vjet pas publikimit të “The Stolen Cello” artisti prezanton albumin e tij të dytë si solist, “My Nirvana”. Në të ai tregon një pjesë të historisë së tij: Takimin me muzikën rock dhe grunge të viteve ‘90 fill pas rënies të sistemit diktatorial në Shqipëri, pak vite përpara se të vendoste të linte vendin e tij për të shkuar në Puglia, Itali.

- Publicitet -

Ky album sjell në vëmendje këngët më domethënëse nga grupi i mirënjohur drejtuar nga Kur Cobain duke “rishpikur” kështu disa prej këngëve që kanë shënjuar një epokë të rëndësishme në historin e rockut botëror dhe sakaq janë kthyer në himne.

Në versionin live Hasa e transformon violincelin nëpërmjet distorsioneve dhe eksperimenteve elektronike radikale. Në ktë performancë ai do të jetë i shoqëruar nga Valerio Daniele ndërkohë që do të ribashkohet në skenë për të performuar disa pjesë me mikun e tij dhe bashkëthemeluesin e grupit “The Fish Hook”, artistin e mirënjohur Bojken Lako.

Metrosound është një program i kuruar nga Rubin Beqo me synimin për të sjellë në vëmendje projektet më domethënëse nga artistë bashkëkohor shqiptar në fushën e muzikës.

Teatri Metropol i Bashkisë së Tiranës ka ngjitur në skenë disa vepra të njohura artistike, duke afruar jo vetëm artistë me eksperiencë, por duke u dhënë një mundësi dhe të rinjve që të shfaqen para publikut kryeqytetas.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale
  • Champions League 2026/27, shorti rezervon përballje “big” që në fazën e ligës
  • Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat
  • Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Komentet e Fundit

  1. xxx on Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?