Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka denoncuar publikimin e listave të numrave të telefonit të agjentëve të SHISH nga grupi i hakerëve “Homeland Justice”, duke e cilësuar këtë si një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe jetën e operativëve.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve kompetente të konfirmojnë vërtetësinë e të dhënave dhe i ka kërkuar publikut të mos i shpërndajë më tej këto materiale.
Reagimi:
Në një moment kur SHISH ndodhet tashmë në qendër të një prej krizave më të rënda institucionale të viteve të fundit, grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka publikuar materiale ku pretendohet se ndodhen fatura dhe lista të gjata numrash telefoni, që dyshohet se lidhen me punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Nëse këto të dhëna konfirmohen si autentike, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrjedhje të zakonshme informacioni. Kemi të bëjmë me një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë e agjentëve, të burimeve dhe të operacioneve të një institucioni të inteligjencës.
Kërkoj që SHISH-i dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të deklarojnë publikisht nëse materialet janë autentike dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e personave të prekur.

I kërkoj gjithashtu çdokujt që i ka këto materiale të mos i shpërndajë. Çdo shpërndarje e mëtejshme i shërben pikërisht qëllimit të atyre që i publikuan.
j.l./ dita

Patronazhistet i quajne agjente hahaha
Imagjino te qeverisesh nje komb 1 milion banore shimica derrmuese pensioniste dhe kaq keq…
Homelandin e keni brenda,tek ata horra,qe ju ndertuan Diellen dhe AKSHIN.Nuk do merret Irani me juve.
Vazhdojne perrallat me hackers nga Irani, Bangladeshi, Siri’s etj
Shqiperia ska shtet.
Nuk di per cfate i duhet shish me gjithe agjente. Shqiperia monarki e pashpallur. Mund te jen agjentet e kryekermes
Kur SHISH – Osmani, Policia – Proda dhe AKSH-i Kar-çanaj raportojne ke Gysi, patjeter qe ky eshte rezultati …
Pyesni njehere ermal beqirin francezin kete pioner te teknollogjese ose yllin, vellain e dielles pastaj pyesni satelitin qe na ka mbetur. Shpejt se na dolen spiunet sheshit. Kam degjuar qe banoret e pyjeve te borneos qenkan njisha per hakerim !!
Hakerohet Amerika,hakerohet edhe Edvini.Hakerohet NATO,hakerohet edhe ky,Armiku Iranian,Pikerisht Ata kane sulmuar edhe dhine e zgjebosur me bishtin perpjete. Ti je si kazani plerave pa kapak,,o karikatureee! Mbeti Irani te sulmoje ty!?
Sa te jene zeni malltezi gita do kete probleme jane pjese e te keqes se madhe.
Sikur ishim numri 1 ne bote per siguri kibernetike, apo qe tallje menereje …si gjithmon.
Uau prapë këta iranianët,nuk i bllokojnë dot?Qenkan shumë të zot