Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tjetër procedim ndaj Ahmetajt, akuzë për privatizimin e ish Fabrikës së bukës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tjetër procedim ndaj Ahmetajt, akuzë për privatizimin e ish Fabrikës së bukës
Kronike

Tjetër procedim ndaj Ahmetajt, akuzë për privatizimin e ish Fabrikës së bukës

Published: October 8, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri Prokuroria e Posaçme ka ngritur një tjetër akuzë për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për një tjetër çështje që lidhet me privatizimin e ish fabrikës së bukës në Tiranë. Zoti Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, dyshohet të ketë firmosur, në shkelje të ligjit, shitjen si pronë shtetërore të fabrikës, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit, i kishin njohur të drejtën e pronësisë, një familjeje kryeqytetase. Në atë kohë, zoti Ahmetaj ishte ministër i Financave, post të cilin e mbante që prej shkurtit të vitit 2016.

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar përllogaritet në miliona euro. Në truallin e ish fabrikës, u ndërtua më pas një kompleks pallatesh. Mbi këtë rast, hetimet kanë përfshirë dhe ish zyrtarë të tjerë të kohës në ministrinë e Financave.

Pak ditë më parë, burime nga Prokuroria e posaçme kishin paralajmëruar se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj kishin rregjistruar “zhvillime surprizuese”, duke shtuar se bëhet fjalë për “fakte dhe prova të reja penale”.

- Publicitet -

Që prej korrikut të këtij viti, ndaj ish zëvendës kryeministrit ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai u largua nga vendi në të njëjtën ditë që Prokuroria e Posaçme ju drejtua parlamentit për të marrë autorizimin për arrestimin e tij. Emri i zotit Ahmetaj, u shfaq gjatë hetimeve për inceneratorët. Ai dyshohet për të paktën tre vepra penale nga korrupsioni pasiv te fshehja apo mos deklarimi i pasurisë, te pastrimi i parave. Prokurorët kanë deklaruar të kenë zbuluar lidhje të ngushta mes tij dhe dy sipërmarrësve që fituan kontratat koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve, të cilat po ashtu sipas tyre, qëndronin pas disa transaksioneve financiare të kryera nga zoti Ahmetaj. Nën sekuestro janë vënë disa pasuri të patundshme të tij si dhe llogari bankare.

Zoti Ahmetaj, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke pretenduar se ai nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në procedurat të cilat i dhanë jetë projektit të inceneratorëve. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.

Ai reagoi sot pasdite për dyshimet e reja të ngritura ndaj tij, duke theksuar se sipas tij po bëhet kokë turku pa të drejtë.

“Ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë ‘delen e zezë’, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë”, shkruajti në një postim në Facebook, duke u shprehur se, “goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi”.

Ish zëvendëskryeministri, në versionin e tij për rastin, thotë se “ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vlerësimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herët. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit”,deklaron Ahmetaj.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

Komentet e Fundit

  1. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  2. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  5. Pellazg on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?