Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tradhtia kur jemi larg njëri-tjetrit, veçanërisht burrat në emigrim!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tradhtia kur jemi larg njëri-tjetrit, veçanërisht burrat në emigrim!
AktualitetLifestyle

Tradhtia kur jemi larg njëri-tjetrit, veçanërisht burrat në emigrim!

Published: January 12, 2024
Shpërndaje

Dr. Adem Harxhi

Shpesh, njerëzit kur janë afër me njëri-tjetrin janë shumë të zënë dhe nuk mendojnë për mënyrat si të sillen dhe të punojnë që të jenë një çift ashtu siç duhet. Ndërsa, tani që jeni larg, kuriozitetet, dëshirat dhe hobet e juaja të para në këtë vend të ri, mund të zbehin, ose të neglizhojnë shumë nga ato kujtime që keni pasur kur jetonit bashkë.

Në këto kushte, mund të ndodhë që, aksidentalisht, të hapet pak vend për të hyrë një person tjetër, i cili mund të bëhet pjesë e jetës tuaj. Vizitoni muzeumet, shkoni në kinema, ose shfaqje të ndryshme, madje, shkoni në ato që gruas nuk i pëlqente të shkonit bashkë!

- Publicitet -

Miqësohuni me njerëz të tjerë, por të kuptohemi, si persona, jo si partnerë. Nëse ndjeheni të uritur (dhe jo vetëm për shoqëri), përpiquni të gjeni një restorant tjetër, ose mësoni të gatuani për veten tuaj. Kthejeni vetë-seksin, ose masturbacionin në një hobi.

Kur vetë – gatimi nuk u pëlqen, ka plot hobe të tjera që t’i provoni. A merreni me ndonjë sport? A jeni tipa artistikë e krijues që pikturoni, bëni muzikë, shkruani poezi? Përdoreni imagjinatën në shumë mënyra për të bërë atë që u intereson dhe u jep kënaqësi. Sa më shumë gjëra të reja të bëni, aq më shumë do të keni çfarë t’i tregoni njëri-tjetrit kur të bashkoheni.

Nuk e keni vënë re në internet, se sa shumë njerëz në emigracion shkruajnë volume të tëra me poezi? Kjo nuk është kot, është mënyrë për të luftuar me vetminë.

Këto që ju shkruajta vlejnë për të dy, gjatë kohës që jeni larg. Mundohuni ta gjeni veten, shfrytëzoni mbështetjen e miqve të mirë dhe trajtojeni atë mbështetje drejtë. Në qofte se ndjeni se kjo nuk do të zgjidhet shpejt, kërkoni një konsultim psikologjik.

Dëgjoni dhe këto fjalë të fundit. Mos lejoni që dashuria në distancë të bëhet një vuajte fizike.

Ndonëse, të rinjtë kur ndahen, i premtojnë njëri-tjetrit “besnikëri të madhe” dhe se “marrëdhënia e tyre do t’i mbijetojë largësisë”, e vërteta është se fare pak prej tyre, veçanërisht, burrat në emigrim, e mbajnë premtimin.

Në det ka shumë peshq për t’i provuar. Përkushtimin tek dashuria dhe tek marrëdhënia, vetëm, pak njerëz e bëjnë, veçanërisht, në këtë moment të jetës, kur të dy provojnë një pavarësi të re.

Statistikat në Botë tregojnë se edhe në rastet kur çiftet jetojnë afër njëri-tjetrit, madje, bëjnë, siç thonë ata vetë, jetë të lumtur, mbi 50% e burrave dhe pothuaj po aq gra, fatkeqësisht, e tradhtojnë njëri tjetrin.

Mendoj se ka gjëra që duhet t’i bëni dhe gjëra që nuk duhet t’i bëni.

  • Është mirë të jeni realistë e të mos shpresoni për gjëra që në të vërtetë nuk arrihen.
  • Është mirë të jeni të hapur për të takuar njerëz të rinj
  • Është mirë të jeni të ndershëm me veten dhe me të tjerët.

Por

  • Nuk është mirë t’i harxhoni të gjitha paratë për telefonata.
  • Nuk është mirë të injoroni të gjithë ata që u duken interesantë dhe ju tërheqin.
  • Nuk është mirë ta jetoni jetën tuaj në atë mënyrë, që të ndjeheni të mërzitshëm. Mbani mend, në qoftë se marrëdhënia në distancë nuk funksionon, kjo vërtet, është një trishtim i madh dhe i dhimbshëm, por prishja e marrëdhënies, në qoftë se duhet dhe atëherë kur duhet, krijon hapësirë për dikë tjetër, që e keni njohur dhe me të cilin jeni afruar. Paçi fat, për ta kapërcyer me sukses distancën që ju ndan.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Kavaja on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  4. Trapajane hesapi on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. Tefta on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?