Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafik droge me postë nga SHBA në Shqipëri, si u zbulua ngarkesa në kutitë e rrobave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Trafik droge me postë nga SHBA në Shqipëri, si u zbulua ngarkesa në kutitë e rrobave
KronikeLajmi i fundit

Trafik droge me postë nga SHBA në Shqipëri, si u zbulua ngarkesa në kutitë e rrobave

Published: March 20, 2024
Shpërndaje

Detaje nga operacioni ku u arrestua një ri dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi trafikonin kanabis me postë nga SHBA drejt vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se droga vinte me postë nga Atlanta në SHBA drejt vendit tonë duke u futur në kutia kartoni të cilat përdoreshin për të futur rroba, të cilat vinin me postë nga SHBA drejt Shqipërisë.

Trafikantët kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së infromacionit Antidroga e Tiranës nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës. Agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës duke çuar dërgesën te porositësit dhe arrestuan në flagrancë një 27-vjeçar dhe shpallën në kërkim një 21-vjeçar.

- Publicitet -

Policia sekuestroi edhe lëndën narkotike rreth 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Ky lloj kanabisi kushton rreth 10 mijë dollarë kilogrami.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Atlanta”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Atlanta”.

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç.

Këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sipas faqes zyrtare të Forcave Ajrore, Forcat Ajrore Greke janë forcat e para ajrore në botë që janë pajisur me këtë version të veçantë të F-16.

Avioni në fjalë është një version i përmirësuar i BLOCK 50 me sisteme elektronike të avancuara dhe një motor të sofistikuar. Grek BLOCK 52+ i përkasin 340, 343 dhe 337 gradë me shenjat e thirrjeve “Fox”, “Star” dhe “Ghost” përkatësisht. Ata operojnë nga bazat ajrore të Souda (115 AM) dhe Larissa (110 AM).

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!

Komentet e Fundit

  1. ¿? on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Kiri on “Penxherja ime…”
  3. une on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  4. Investitori jostrategjik on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. Detari on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?