Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
AktualitetKosovë

Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë

Published: July 29, 2026
Shpërndaje

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL) ka publikuar për herë të parë një raport zyrtar mbi viktimat e luftës në Kosovë, duke dokumentuar 12.230 persona të vrarë gjatë periudhës 1 janar 1998 – 20 qershor 1999.

Raporti u prezantua nga drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se dokumenti përbën një hap të rëndësishëm drejt dokumentimit të së vërtetës dhe ruajtjes së kujtesës historike.

“Për periudhën 1 janar 1998-20 qershor 1999 janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të Luftës në Kosovë. Secili numër na flet për të dashurit tanë që na u vranë, familjet që u shkatërruan dhe mungesën e mallin që e ndjejmë edhe sot. Veçanërisht e rëndë është pesha e krimeve të kryera ndaj fëmijëve. Raporti dokumenton 1.047 fëmijë të vrarë të grupmoshës 0-17 vjeç, 94 që kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa ende nuk dihet fati dhe vendndodhja e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë”, deklaroi Kurti.

- Publicitet -

Ai theksoi se lista e publikuar është paraprake dhe do të vazhdojë të plotësohet me dëshmi dhe të dhëna të reja.

“Pa dokumentim nuk ka kujtesë, drejtësi dhe paqe të qëndrueshme”, u shpreh Kurti, duke u bërë thirrje qytetarëve që disponojnë informacione të bashkëpunojnë me institutin.

Kryeministri në detyrë kritikoi gjithashtu Serbinë për moszbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakordësuar më 2 maj 2023 në Bruksel, si dhe për refuzimin e hapjes së arkivave ushtarake.

“U bëj thirrje ndërkombëtarëve të ushtrojnë presion ndaj Serbisë që të ndryshojë vendimin për klasifikimin 30-vjeçar të dokumenteve deri në vitin 2044 dhe të hapen arkivat e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, në mënyrë që të sigurohen informacione për fatin e personave të zhdukur në Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë, drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, bëri të ditur se raporti nuk përfshin 267 raste që figuronin në lista të mëparshme, pasi bëhet fjalë për persona të vrarë jashtë territorit të Kosovës.

“Ky përjashtim nuk ua mohon statusin e viktimës, por lidhet me mosplotësimin e kritereve të raportit”, sqaroi Hetemi.

Sipas tij, raporti është hartuar mbi bazën e burimeve institucionale, dëshmive të familjarëve dhe hulumtimeve të institutit, duke respektuar parimet e plotësueshmërisë, krahasueshmërisë, gjurmueshmërisë dhe integritetit të të dhënave.

Analiza demografike tregon se shumica e viktimave kanë qenë meshkuj, ndërsa grupmosha më e prekur ishte 18-50 vjeç. Ndër grupet më të cenueshme rezultojnë fëmijët dhe personat mbi 65 vjeç.

Sipas raportit, rajonet më të prekura nga lufta kanë qenë Gjakova, Mitrovica dhe Prishtina, ndërsa Gjilani rezulton rajoni me numrin më të ulët të viktimave. Numri më i madh i vrasjeve është regjistruar gjatë vitit 1999, veçanërisht në muajt e parë të atij viti.

Raporti evidenton gjithashtu se në periudhën pas luftës, nga 21 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2000, janë vrarë edhe 997 persona.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!

Komentet e Fundit

  1. ¿? on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Kiri on “Penxherja ime…”
  3. une on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  4. Investitori jostrategjik on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. Detari on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?