Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikim i kokainës në vendet e BE-së, përfundon në pranga një tjetër i përfshirë në grupin kriminal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Trafikim i kokainës në vendet e BE-së, përfundon në pranga një tjetër i përfshirë në grupin kriminal
KronikeKryesore

Trafikim i kokainës në vendet e BE-së, përfundon në pranga një tjetër i përfshirë në grupin kriminal

Published: July 12, 2023
Shpërndaje

 

Një tjetër person është vënë në pranga nga policia shqiptare në kuadër të një operacioni të nisur në Danimarkë ndaj një grupi kriminal me drejtues shqiptar, i cili trafikonte drogë në disa shtete europiane.

SPAK bën me dije se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit me vendim të GJKKO kanë arrestuar N.N pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale të trafikimit të narkotikëve, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

- Publicitet -

Më 3 korrik, janë vënë në pranga dhe 2 persona nën hetim, K.D., dhe A.M., gjithashtu të dyshuar për kryerjen e veprave penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminale dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.

Hetimet po zhvillohen nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar në Shqipëri, dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, të cilët në kuadër të hetimeve të kryera në Danimarkë në lidhje me “Operacionin Goldfinger” dhe të zhvilluar gjatë viteve 2018-2019, dyshoheshin se kanë trafikuar, ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike kokainë dhe marijuanë, duke vepruar kryesisht në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, ku si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

SPAK sqaron se “Në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe dënuar me burgim nga Gjykata e Kopenhagen, anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë në Shqipëri rezulton se nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë dënuar me burgim për veprat penale penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gërmat “a”, “b” dhe “d” e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani”.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoresha e Postës me burrin, 675 hyrje në kazino

Komentet e Fundit

  1. Iliada & Odiseja on Çështja Homerike
  2. E on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  3. 1 on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoresha e Postës me burrin, 675 hyrje në kazino
  4. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  5. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?