Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikonte në Shqipëri makinat e shtrenjta të vjedhura në Greqi, pranga 42 vjeçarit në Sarandë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafikonte në Shqipëri makinat e shtrenjta të vjedhura në Greqi, pranga 42 vjeçarit në Sarandë
AktualitetKronike

Trafikonte në Shqipëri makinat e shtrenjta të vjedhura në Greqi, pranga 42 vjeçarit në Sarandë

Published: December 17, 2023
Shpërndaje

Trafikonte në Shqipëri, automjete të vjedhura në Greqi, pasi i pajiste me dokumente false, me qëllim shitjen, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Policia gjithashtu bën me dije se ka identifikuar bashkëpunëtorin e 42-vjeçarit dhe vijon punën për kapjen e tij. Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura me vlerë rreth 40 000 euro.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se disa shtetas ishin implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit në vendin tonë, të automjeteve të vjedhura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Detect”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi F. M., 42 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 29 vjeç, të dy banues në Sarandë.

- Publicitet -

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete, me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të dyshuara të vjedhura, tipe “Toyota” dhe “Peugeot”, me vlerë rreth 40 000 euro”, sqaron policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  • AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 80% të lidhura me Policinë
  • Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen nënë e bijë
  • Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  • “Plumbin e gomës e kam ende në sy”, 28-vjeçari niset drejt Romës për kurim

Komentet e Fundit

  1. Analisti on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. Vezhguesi jo gazetar on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. Aldrin on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  4. lolita on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  5. Socialpis i nershëm... on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?