Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Transformohet blloku i banimit te zona e “Treshit”, Veliaj: Investime si në qendër të Tiranës; Jo vetëm legalizim, por edhe urbanizim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Transformohet blloku i banimit te zona e “Treshit”, Veliaj: Investime si në qendër të Tiranës; Jo vetëm legalizim, por edhe urbanizim
Komunitet

Transformohet blloku i banimit te zona e “Treshit”, Veliaj: Investime si në qendër të Tiranës; Jo vetëm legalizim, por edhe urbanizim

Published: December 3, 2024
Shpërndaje

Blloku i banimit në hyrje të Tiranës, që njihet ndryshe si “lagjja e Treshit”, po merr formë të re. Në inspektimin për rehabilitimin e zonës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se pas përfundimit të punëve në qendër të kryeqytetit, ka ardhur koha që edhe cepi më fundor i Tiranës të ketë të njëjtat investime.

“Fakti që jemi duke punuar në të gjithë Tiranën, nga lagjja e fundit e “Freskut” te lagjja e fundit e “Treshit”, në lagjen e fundit të “Kombinatit” dhe lagjet periferike të zonave rurale, do të thotë se jemi shtrirë cep më cep. Kemi mbaruar me punimet kryesore në shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, po ashtu me rrugët në qendër të Tiranës dhe në unazë. Lagjet ku po investojmë më shumë tani janë lagjet, të cilat janë kryesisht në zonat kufitare ose zonat e ish-komunave. Prandaj, i gjithë fokusi ka qenë te “Fresku”, te lagjja “Rilindja”, te Liqeni i Thatë, Kopshti Botanik dhe Kopshti Zoologjik. Më vjen vërtet mirë që kemi mbërritur në cepin më fundor të Tiranës. Banorët kanë qenë të duruar, por edhe mirëkuptues për faktin se çdo ditë kanë parë nga një punë konkrete. Jam vërtet shumë mirënjohës për mirëkuptimin e tyre, edhe më në fund nuk do shkelin më në baltë, fëmijët e tyre nuk do torturohen nëpër kangjella dhe nëpër këto rrugicat e sajuara, të moshuarit do kenë ndriçim. Më vjen mirë që edhe ndriçimi LED do ta bëjë të sigurt për një grua, për një zonjë, për një nënë, për një motër që kthehet vonë nga puna”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se kjo zonë do të prekë edhe urbanizimin me kushtet si në Tiranë, ndërsa kërkoi mobilizim për të përfunduar punën para Vitit të Ri.  “Më në fund nuk kemi vetëm legalizim, kemi edhe urbanizim. Tani mund të themi që vërtet jetojmë në Tiranë, ku i kemi të dyja këto, edhe letrat e shtëpisë, edhe kushtet si në Tiranë. Ju jam shumë mirënjohës! Nëse do shfrytëzojmë maksimalisht ditët e festave, që ta kryejmë këtë për Vitin e Ri, kur thonë tironsit ‘që të na gjejë Viti i Ri, me rrugë të reja, me energji të reja’, do ishte e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Blloku i banimit që i nënshtruar punimeve për rikualifikimin e plotë të saj kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 Nëntori”, “Gjergj Mehmeti”,  “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi” dhe “Nikolla Ivanaj”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë
  • Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik
  • Anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë Parlamentin
  • “Këto nuk janë duart e studentëve”, Rama nxjerr videon: Kush ka dorë në këtë katrahurë do paguajë
  • Horoskopi 15 Tetor 2026, zbuloni parashkimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Detari on “Këto nuk janë duart e studentëve”, Rama nxjerr videon: Kush ka dorë në këtë katrahurë do paguajë
  2. Per te mos harruar... on Tirana në flakë
  3. Per te mos harruar.... on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  4. Kadiu on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. xxx on Tirana në flakë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?