Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NATO lëshon deklaratë për situatën në Kosovë: “Do ndërhyjmë sipas mandatit, nëse qëndrueshmëria rrezikohet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > NATO lëshon deklaratë për situatën në Kosovë: “Do ndërhyjmë sipas mandatit, nëse qëndrueshmëria rrezikohet”
KosovëKryesore

NATO lëshon deklaratë për situatën në Kosovë: “Do ndërhyjmë sipas mandatit, nëse qëndrueshmëria rrezikohet”

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

 

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë se do të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për të ruajtur situatën të sigurtë në Kosovë dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria.

Forcat e KFOR-it i bënë këto komente në një komunikatë pas tensioneve në veriun e Kosovës ku grupe serbësh bllokuan të dielën në mbrëmje rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave.

- Publicitet -

Në komunikatën e KFOR-it thuhet se situata e përgjithshme në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja po vëzhgon nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet qëndrueshmëria, në përputhje me mandatin e tij, që del nga Rezoluta 1244 e Këshillit tyë Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

 

 

Në njoftim thuhet se “komandanti i KFOR-it është në kontakt me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe shefin serb të Mbrojtjes”.

NATO-ja, thuhet më tej, vazhdon të mbështesë plotësisht procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe bën thirrje që të vazhdojnë negociatat.

“Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale. Nuk do të ketë perspektiva reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, pa respektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, sundimit të ligjit, reformave të brendshme dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dialogu konstruktiv është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në njoftim në të cilin nënvizohet se “KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt gjatë gjithë kohës, në përputhje me mandatin e tij”.

Policia e Kosovës mbylli dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, pasi grupe serbësh bllokuan rrugët dhe qëlluan ndaj policisë për të kundërshtuar masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Policia tha se nuk pati të plagosur nga të shtënat ndërsa theksoi se grupe protestuesish sulmuan disa qytetarë shqiptarë që po udhëtonin në kohën e vendosjes së bllokadave.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një fjalim të shpërndarë në rrjetet sociale tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç janë përgjegjësit kryesor për zhvillimet në veri.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se “situata për popullin tonë në Kosovë është shumë e ndërlikuar” dhe shtoi se “nëse nuk duan të ruajnë paqen, unë po ju them se Serbia do të fitojë”.

Tensionet midis dy vendeve janë të lartë ndërsa rreth 4 mijë trupa të NATO-s kujdesen për paqen edhe 23 vjet që nga përfundimi i luftës me ndërhyrjen e aleancës perëndimore që u dha fund mizorive të forcave serbe.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    August 1, 2022 at 4:54 am

    Mirenjohje,Falenderime NATO,KFOR,AMERIKA dhe gjithe Dashamiresit,por Kosova duhet te armatoset si Izraeli.
    Nuk ishte me i madh se Kosova Izraeli kur shpartalloi brenda javes GJASHTE USHTRI dhjetra here me te shumta ne numur dhe ne armatim.Nuk ka sot llux,turizem,,Dua Lipa,Rita Ora per Kosoven.
    Sot ka mobilizim ushtarak te detyrueshem

    Reply
    • Real says:
      August 1, 2022 at 8:24 am

      Sa kar qe je nga trute o demo hajvani . Po pse lufte me Serbine do beje Kosova , o loqe ? Me cfare do luftoje ” me dyfek lidhur me gjalme” ?! E pastaj , Kosova nuk eshte antare e NATO-s dhe NATO nuk mund te nderhyje ne mbrojtje te saj . Po pse , c’ kujton ti rrote kari , SHBA-ja e paska te veten Kosoven dhe Serbine e ka te njerkes ? Duhet t’a kesh te qarte ti dhe cdo shqiptar , se NATO dhe SHBA , e konsiderojne te pa falshme nderhyrjen e armatosur qe bene ne Serbi , e pranojne si te nxituar dhe te ekzagjeruar . NATO nuk ka sulmuar kurre ndonje shtet jashte kufijve te saj , e vetmja lufte ishte ajo ne Serbi . Prandaj NATO dhe SHBA jane aq tolerante ndaj Serbise , sepse e ndjejne veten disi fajtore ndaj saj . Pastaj , c’eshte ajo ide , qe Kosova te militarizohet si Izraeli ……kunder kujt ? Kunder Serbise ?! Po pse SHBA -ja armik e ka Serbine dhe Kosoven islamike e paska xhan e shpirt ? Hajde demo injoranti , hajde . Ja ku po t’a them une : NATO dhe Amerika , e ka me afer Serbine , se sa Kosoven . Serbia , nje shtet i madh , i fuqishem , me peshe ne tastjeren nderkombetare , u krahesoka me Kosoven , nje shtet koti , qe nuk e njef as OKB- ja .

      Reply
      • intelektuali says:
        August 1, 2022 at 8:42 am

        O Real ireali:

        Po harrove o mavri se NATO nderhyri jashte kufijve te saj kur sulmoi Millosheviqin e Serbise Komuniste? Po luften ne Irak te NATO-s me argumenta mashtrimi te Tony Blair, po kush ja vuri zjarrin Lindjes se Mesme o mavri? Lista eshte e gjate dhe nuk ja vlen te hapet debat i padobishem sepse Serbia me te vertet e pushton Kosoven me deodorant spray mizash sic deklaroi Vucici dhe Kosova nuk ka bythe te perballet me Serbine alla UCK si perralla me mbret te Hashim Thacit dhe lukunise hajdute lakmitare qe rinte pas tij, jo sepse Serbia eshte e forte sic thua ti, por se nga pas kane Putinin qe ka turbulluar edhe NATON edhe Boten

        prandaj:

        Demo ka te drejte, lexo per luften e Dimrit midis finladezeve dhe Stalinit para LDB qe te bindesh se nje popull i vogel mund te behet kokce e forte per nje agresor sidomos kur eshte i motivuar mjaftueshem nga qeverisja dhe kur nuk i ka hyre frika ne bark nga tigri prej letre sovjetik

        Reply
  • intelektuali says:
    August 1, 2022 at 5:32 am

    PO BALLKANI I HAPUR SOROSIAN I EDVINIT SI AVULLOI KESHTU PER NJE CAST PAS DASHNISE SOCIALISTE SERBO-SHQYPTARE?

    njashtu:

    Si ne Kohen e Qepes te Enverit

    Reply
    • Real says:
      August 1, 2022 at 10:15 am

      Intelektuali , kam haruar te percaktoj qe NATO nuk ka nderhyre kurre ne “nje vend evropian” . Por edhe ne Lindjen e Mesme dhe ne Irak , kane nderhyre me lufte SHBA-te dhe Anglia dhe jo NATO . NATO ka derguar paqeruajtes , megjithate , ne rajone jashte territoreve te saj ne Evrope , Serbia ishte rasti i pare . Dhe mos ofendo , mos na detyro te te kethehemi , ndonse , nuk dua te ndyj gojen , jemi dhe patriote .

      Reply
      • intelektuali says:
        August 1, 2022 at 1:46 pm

        Nese je fyer nga replika e intelektualit kerkoj ndjese megjithese kam perdorur vetem fjalen “mavri” fjalori nuk e perfshin ne llaf te lig,

        por qe te dalim ne teme:

        NATO ESHTE SHBA, ANGLIA ESHTE GARNITURE, KURSE EVROPI ESHTE SI HIRA QE E HANE VETEM DERRAT

        Kur kaskat holandeze te BE hanin dreke me konservat e mishit, tigrat e Arkanit therren ne syte e tyre mbi 8 mije bosjnjake myslime, gjaku i viktimave boshnjake sperkati fytyrat e hollandezeve qe drekoseshin aty prane, intelektuali e regjistroi i pari dhe e dergoi kaseten ne CNN qe u quajt me vone si “Masakra e Srebrenices”, qe u denua nga te gjitha Shtetet e Botes, pas pilafit edhe nga Parlamenti shqyptar, prandaj mos u fyej, mos u ofendo se Evropin neser mbrema do ta shoh, keshtu thote njevfjale e urte patriotike

        Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?