Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre kilogramë tritol makinës së kryeprokurorit të Bullgarisë, Geshev i shpëton për mrekulli atentatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tre kilogramë tritol makinës së kryeprokurorit të Bullgarisë, Geshev i shpëton për mrekulli atentatit
BoteKryesore

Tre kilogramë tritol makinës së kryeprokurorit të Bullgarisë, Geshev i shpëton për mrekulli atentatit

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë, Ivan Geshev i ka shpëtuar një atentati që synonte eliminimin fizik të tij. Sulmi ishte organizuar me një sasi eksplozivi që shpërtheu gjatë kalimit të automjetit të zyrtarit të lartë.

Dyshohet se eksplozivi i vendosur kishte si objektiv makinën e kryeprokurorit Ivan Geshev. Kjo u konfirmua nga ministri i Brendshëm, i cili nuk dha detaje të tjera. Sipas Ministrisë së Brendshme, Geshev nuk pësoi dëme serioze nga shpërthimi, pasi po përdorte një nga makinat më të mbrojtura të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë. Më shumë informacione në videon që vijon.

Në orën 11 e 45, të gjitha institucionet ishin në këmbë për atë që ndodhi në aksin rrugor Samokov-Kovaçevtsi. Forcat policore janë të bindura, kjo nuk ishte një përpjekje për intimidim, por një tentativë vrasjeje ndaj prokurorit të përgjithshëm.

- Publicitet -

Ky i fundit ka gjasa të jetë gjurmuar dhe sipas kreut të Shërbimit Kombëtar Hetimor, atentati ishte organizuar në mënyrë profesionale.

“Bomba nuk ishte më pak se 3 kilogramë TNT, sipas opinionit paraprak të ekspertëve, por gjithashtu me copëza që shpërthyen dhe u përplasën me pemët në anën tjetër të rrugës. Saçmet e metalit që gjetëm kishin përmasat e thoit të një njeriu”- tha Borislav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.

“Detyra jonë është të mbrojmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë dhe do ta bëjmë këtë”- theksoi Petar Todorov, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ivan Geshev është mirë. Masa shtesë janë marrë për sigurinë e tij. Hetimi në terren vazhdon, me qentë e policisë që po kërkojnë gjurmë të atentatorëve.

Kryeministri organizoi një takim me krerët e institucioneve të sigurisë. Ata do të ngrenë një grup pune që do të mbledhë informacionet mbi çështjen, në mënyrë që të identifikojnë autorët. Më herët gjatë ditës, zëvendës kryeprokurori deklaroi se eksplozivi ishte përgatitur nga profesionistë dhe se një sasi e dytë eksplozivi u gjet në zonë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  • A është regjistruar si procedim “Albanian Files”? Braho: Dy materiale kanë mbërritur në SPAK
  • VIDEO: Një rast që ka tronditur opinionin publik në Durrës
  • Humbin jetën 3 zjarrfikës në Kretë

Komentet e Fundit

  1. Shigjeta on ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  2. Storm on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia
  3. Detari on A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  4. 1thundrak on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. 1thundrak on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?