Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
Analizaopinion

Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Published: June 16, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

1. Kryeministri është administratori i punëve të qeverisë, jo pronari i saj. Qeveria është e qytetarëve dhe duhet t’i bindet vullnetit të tyre. Vizioni qeverisës i një kryeministri nuk mund të jetë i ndryshëm, apo i shkëputur nga vullneti i qytetarëve, i shprehur jo vetëm përmes votës një herë në katër vjet, por edhe përmes protestave kundër mënyrës së qeverisjes dhe drejtuesit të qeverisë, kur kjo mënyrë qeverisjeje nuk gëzon mbështetjen e tyre.

2. Dikush nga ministrat apo këshilltarët e kryeministrit duhet t’i shpjegojë këtij të fundit një të vërtetë elementare: një investim privat prej 4 miliardë eurosh në sektorin e turizmit, i shpërndarë në disa vite, nuk e rrit Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit me 4 miliardë euro në vit — as në një vit, as në dhjetë vjet. Kjo është një e vërtetë ekonomike aq e thjeshtë, sa mund të kuptohet nga çdo njeri me njohuritë më elementare.

- Publicitet -

3. Arroganca e kryeministrit, e shfaqur prej vitesh në marrëdhëniet e tij shpërfillëse me qytetarët e këtij vendi, perceptohet sot si një kategori morale, politike dhe estetike thellësisht e shëmtuar. Ajo nuk është shenjë force apo vendosmërie; përkundrazi, dëshmon frikë dhe pasiguri. Kjo arrogancë personale, e shndërruar edhe në arrogancë shtetërore, është ndër shkaqet më të thella të indinjatës e të zemërimit të qytetarëve që protestojnë sot në Shqipëri.

Ngaqë kryeministri e ka të pamundur të çlirohet nga natyra e tij, nga arroganca dhe prepotenca që janë bërë tipare përcaktuese të identitetit të tij politik e publik, do të ishte më e ndershme që ai të hiqte dorë nga drejtimi i qeverisë dhe të largohej nga politika.

DITA

Shënim i redaksisë: Në foton shoqëruese, Edi Rama me dy vëllezërit arabë që është deklaruar se kanë blerë tokën në Zvërnec, e cila sipas hetimeve të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Lartë rezulton e vjedhur me falsifikim të një “regjistri osman” nga grupi i Artur Shehut, i shpallur së fundmi në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash. Foto është bërë në Tiranë dhe është publikuar në profilin Instagram të Moutaz Al-Khayyat

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?