Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre vendet ku dyshohet se u arratis Ahmetaj, nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tre vendet ku dyshohet se u arratis Ahmetaj, nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë
Kronike

Tre vendet ku dyshohet se u arratis Ahmetaj, nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë

Published: July 11, 2023
Shpërndaje

Hera e fundit që Arben Ahmetaj u pa në publik përballë kamerave ishte në seancën parlamentare të 6 korrikut, ku shkrep edhe një foto me Rrahman Rrajën, një ditë para se ky i fundit të dorëhiqej prej postit të deputetit pas skandalit ku të afërm dhe djali i tij dhunojnë me shkopinj bejzbolli dy vëllezër nga Borizana e Krujës.

Pas kësaj, në rrjet kanë qarkulluar disa foto, e disa lajme që ai ka lënë Shqipërinë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Voxnews.al nga burime policore, Ahmetaj është larguar nga Shqipëria ditën e premte më 7 korrik.

- Publicitet -

Rastësi, apo e koordinuar në të njëjtën ditë është firmosur edhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për autorizim për arrestimin e tij nën tre akuza, mes të cilave edhe korrupsioni e pastrimi i parave.

Burimet thonë se Ahmetaj ka lënë Shqipërinë përmes kufirit tokësor me Greqinë nga pika e kalimti të Kakavijës. Kjo përforcohet edhe nga një postim publikuar nga gazetari Artan Hoxha që e tregon Ahmetajn në sportelin e kësaj dogane me pantallona të shkurtra dhe atlete të kuqe.

Megjithatë, dyshohet se Greqia nuk ka qenë destinacioni final i Ahmetajt, por është përdorur si transit prej tij për t’u larguar drejt një vendi të tretë. Dyshohet se destinacioni final i Ahmetajt është njëri mes Dubait, Jordanisë dhe Marokut.

Në Dubai Ahmetajn ‘e pret’ një komunitet i zgjeruar shqiptarësh të shpallur në kërkim nga drejtësia për akuza nga trafiku ndërkombëtar i drogës, te vrasjet me pagesë, ndërsa në Jordani e Marok prania e shqiptarëve është minimale.

E përbashkëta e të trija vendeve është se me asnjërin prej tyre Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Mungesa e kësaj marrëveshjeje ka bërë që emra me akuza të rënda mbi shpinë nga drejtësia të strehohen në Dubai, nga ku dyshohet se vijojnë të drejtojnë aktivitetet e tyre, kryesisht në trafikun e drogës.

Nga Jordania e Maroku nuk ka shembuj të tillë, por sërish mospasja e një marrëveshjeje dypalëshe ekstradimi do t’i garantonte Arben Ahmetajt lirinë në rast se Kuvendi autorizon SPAK-un që ta prangosë atë.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    July 11, 2023 at 12:33 pm

    Ne këtë vënd dikur
    jetomim SHQIPTARË
    Sot e 30 vjet
    FEV zinj e ZAGARË!

    Zagare bastarde
    te racave Bushati-FEV ZI
    Qe lehinper 30 vjet
    per SS-Serbin SALI!

    Keta lloj Zagaresh te rahur
    ne nje vend ‘siperfaqe’LEGENI
    Nuk dine te nuhasin
    se ku ndodhet Ahmet ARBENI!

    Nga e presin sKiptaret
    rilindjen e ish SHTETIT
    Nga zagaret e EDvin Sali Metes
    apo ata te Ridvan Bode AHMETIT!?

    Kur nuk dihet ku ndodhet Arbeni
    ndjekes i Rulit Ridvan ANGJELIT
    Si do zbulohen miliardat e SALISE
    Nanove Likeve,EDvin Bojaxhise

    Reply
  • Patriot says:
    July 11, 2023 at 1:00 pm

    O kaza gazetare po si more nuk shkone te verifikosh ne piken doganore te greqise por merr shembull gazetarin Hoxha. Kjo tregon qe ju jeni nje korporate e Nader ne shume dege. Nje bene laymen dhe ju te tjeret vetem thashetheme dhe paguhen I per thashethemet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  • Pse vazhdojmë të ikim? Një inskenim në Durrës rikthen historitë e viktimave të emigracionit
  • “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  • “Më urdhëroi të pastroja dyshemenë duke u zvarritur”: Ish-punonjësi akuzon Sara Netanyahun për keqtrajtim
  • Deklaratat e Zelenskyt në Beograd për Kosovën, deputeti ukrainas: Gaboi rëndë

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Arratisur on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  3. Alo Athina on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  4. Xha Teme analisti on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  5. Kokpalari 21 janarit on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?