Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tregu i ri ushqimor publik në Farkë, Veliaj: Thyejmë monopolin e privatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tregu i ri ushqimor publik në Farkë, Veliaj: Thyejmë monopolin e privatit
Aktualitet

Tregu i ri ushqimor publik në Farkë, Veliaj: Thyejmë monopolin e privatit

Published: July 2, 2022
Shpërndaje

Shumë shpejt fermerët e fshatrave të Tiranës mund t’i tregtojnë produktet e tyre në tregun e madh ushqimor në Farkë. Ky treg do të jetë publik, me tarifë minimale për tregtarët e vegjël dhe nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Puna për ndërtimin e tregut ka nisur dhe faza e parë e punimeve thuajse ka përfunduar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, inspektuan ecurinë e punimeve për tregun ushqimor, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5ha dhe do të shërbejë edhe si treg i hapur pakice, por edhe si treg i madh shumice, i pajisur me mjete frigoriferike dhe mjedise të posaçme për ruajtjen e cilësisë së produkteve.

Veliaj tha se kjo i jep zgjidhje situatës monopol të krijuar në tregun ushqimor dhe tregtarët e të gjitha zonave përreth Tiranës mund t’i shesin produktet e tyre me çmimet që i përcaktojnë vetë. Po ashtu, edhe konsumatorët i blejnë produktet me çmime më të lira dhe cilësi më të mirë. “Për një kohë shumë të gjatë, madje më shumë seç duhet, kemi pasur një monopol në tregun e shumicës, ku fitimin më të madh nuk e kishte as prodhuesi, as konsumatori, por ndërmjetësi – pra, ai që kishte në zotërim tregun në Kashar, i cili si ndërmjetës fitonte pa bërë ndonjë punë të madhe. Ndërkohë, ne duam që të fitojë fermeri, duke ia bërë thuajse të papërfillshme tarifën e hyrjes në treg, por edhe konsumatori, që do t’i blejë produktet me një çmim më të ulët. Në këtë mënyrë, zhdukim rolin e ndërmjetësit, që faturonte çdo arkë dhe çdo kilogram që hyn në tregun e shumicës”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Sipas tij, tregu i ri, i cili është një investim i përbashkët mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë, do të jetë i hapur çdo fundjavë për qytetarët që duan të bëjnë furnizimet e javës. “Në platformat e mëdha do të funksionojë tregu i shumicës, kurse në pjesën qendrore – sipas modelit që kemi parë në Verona dhe Bologna, – do të funksionojë tregu i pakicës ose siç quhet ndryshe tregu fshatar, i cili do të jetë i hapur kryesisht në fundjavë. Çdo qytetar mund të vijë, parkon makinën dhe furnizohet për javën. Kurse, ata që kanë një restorant ose një biznes familjar, ka mundësinë t’i kryejë të dyja shërbimet, si shumicë, edhe pakicë,” sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kjo është një zgjidhje për të gjithë luginën e Erzenit, duke filluar nga Krraba, Petrela, zona e Farkës dhe fshatrat përreth, me Ibën, Mulletin, Lundrën, duke vazhduar pastaj në drejtim të Baldushkut, Vaqarrit dhe Ndroqit.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve me konsumatorin. “Është shumë e rëndësishme, sidomos në periudhën që po kalojmë me krizën e çmimeve, që fermerëve t’u ofrojmë të gjitha hapësirat ku ata t’i shesin produktet e tyre me çmime më të ulëta, që edhe konsumatori final t’i blejë me çmime më të ulëta. Njëkohësisht, është e rëndësishme të garantojmë sigurinë ushqimore për fermerët tanë. Jam shumë e lumtur që ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, e përpunuesve, e agropërpunuesve, e tregtarëve, por edhe e të gjithë aktorëve që shesin inputet bujqësore, të atyre që këshillojnë se si duhen përdorur këto inpute bujqësore, në mënyrë që përmes këtij bashkëveprimi, të kemi mundësinë të kemi jo vetëm produkte më të lira dhe konkurruese, por më shumë prodhim, siç e kërkon koha e sotme, si edhe një garanci ushqimore për konsumatorët tanë,” tha Krifca.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler theksoi faktin e krizës ushqimore mbarëbotërore, duke thënë se tregje të tilla ndihmojnë për zgjidhjen e sfidave të tilla. “Tregjet janë një sfidë në të gjithë botën, pasi humbim një sasi të madhe ushqimi përgjatë zinxhirit. Ne duhet të zgjidhim sigurinë ushqimore, pasi është kritike gjatë këtyre ditëve, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është një sfidë e madhe, kështu që kjo është një punë shumë e mirë,” deklaroi ambasadori Gendler.

Veprimtaria e tregut bujqësor do të fokusohet kryesisht në ndërlidhjen midis fermerëve, prodhuesve dhe blerësve fundorë; grumbullimin e produkteve të fermerëve individualë dhe sigurimin e mjeteve dhe metodave të përshtatshme për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre si një njësi e vetme, duke mundësuar kështu shitjen e produkteve në volume të mëdha; garantimin e çmimeve të drejta dhe të njëtrajtshme për produktet bujqësore të fermerëve; sigurimin e një oferte të qëndrueshme për produkte bujqësore vendase për blerësit e mëdhenj, etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  • Shqipëria po humbet rininë: Deri në 2050 pritet të “zhduket” 43% e grupmoshës 15-24 vjeç

Komentet e Fundit

  1. Nje shqiptar on Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  2. nje shqiptar on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?