Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tregu i sigurimeve realizoi një fitim rekord për 9-mujorin e këtij viti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tregu i sigurimeve realizoi një fitim rekord për 9-mujorin e këtij viti
Ekonomi

Tregu i sigurimeve realizoi një fitim rekord për 9-mujorin e këtij viti

Published: December 25, 2023
Shpërndaje

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se fitimi i tregut të sigurimeve në vend arriti vlerën e 2.6 miliardë lekëve ose rreth 25 milionë eurove.

Fitimi neto i tregut është rritur me 54% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në veçanti, tremujori i tretë i vitit ka sjellë një rritje të ndjeshme të fitimeve me 1.4 miliardë lekë, nga afërsisht 1.2 miliardë lekë që kishte qenë fitimi për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit.

Megjithëse pjesa më e madhe e fitimeve vijnë nga tregu i sigurimit të Jo-Jetës, ritmi më i lartë i rritjes së tyre në dy vitet e fundit po regjistrohet në tregun e sigurimit të jetës. Kompanitë raportuan fitime neto në vlerën e 288 milionë lekëve, shifër kjo 94% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

- Publicitet -

Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të jetës ka ardhur paralelisht nga rritja e primit të fituar neto, por edhe nga ulja e shpenzimeve neto për dëme të paguara. Primet e fituara neto u rritën me 28%, kryesisht falë rritjes së volumit të tregut dhe primeve të shkruara bruto.

Ndërkohë, shpenzimet neto për dëme të paguara janë në rënie të ndjeshme me 17% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, edhe këtë vit kompanitë po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative, por me ritmet disi më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet operative neto u rritën me 18% dhe vazhdojnë të jenë në përmasa shumë të mëdha krahasuar me vlerën e dëmeve të paguara. Në 9 muaj, shpenzimet operative arritën në pothuajse 800 milionë lekë, 5.3 herë më shumë në raport me shpenzimet neto për dëme.

Rezultat financiar në përmirësim të ndjeshëm për 9-mujorin e vitit të kaluar shënoi edhe segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimeve të Jo-Jetës. Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive të këtij tregu u rrit në 2.31 miliardë lekë, 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një ndikim shumë të rëndësishëm në rritjen e fitimeve këtë vit po e jep përmirësimi i rezultatit nga investimet. Për 9-mujorin, rezultati neto nga investimet arriti në 1.13 miliardë lekë, në rritje me 300% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rezultati teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues) është në rritje, por në përmasa më të vogla, me 17.7% krahasuar me një vit më parë.

Primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 9% krahasuar me 9-mujorin 2022. Nga ana tjetër, edhe dëmet neto të paguara janë rritur me 7.8% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, edhe shpenzimet e veprimtarisë janë rritur me 7% krahasuar 9-mujorin e vitit të kaluar.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?