Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës
AktualitetKronike

“Trepça” gjobitet me 1 mijë euro nga Inspektorati i Punës

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Inspektorati i Punës e ka gjobitur me 1 mijë euro subjektin juridik “Trepça” SH.A në Mitrovicë, lidhur me mospagesën e praktikantëve të certifikuar, moslidhjen e kontratave të punës me praktikantë dhe mos-sigurimin e mjeteve mbrojtëse. Në vendimin e Inspektoratit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet ankesa e palës në procedurë Arsim Musa kundër subjektit juridik “Trepça” lidhur me mospagesën e pagave prej 100 euro për 60 praktikantë të certifikuar në dhjetor të 2022-ës dhe mospagesës së 30 të tjerëve me nga 200 euro, e të cilët ishin certifikuar në janar 2023, është e bazuar.

Përveç këtyre, thuhet se pala ankuese ka theksuar se më 16 janar 2023 kanë filluar punën 120 praktikantë të tjerë, të cilëve “Trepça” nuk iu ka siguruar pajisje mbrojtëse, si dhe pagesën mujore prej 100 euro nuk e ka kryer. Sipas vendimit, subjekti në fjalë ka kryer tri shkelje; nuk ka lidhur kontratë të punës me praktikantë sipas ligjit, për çka është dënuar 300 euro, ka shkelur dispozita të Ligjit të Punës pasi nuk ka kryer pagesën e praktikantëve, duke u dënuar me 200 euro, si dhe ka cënuar dispozitat e Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në Punë, në momentin kur nuk u ka siguruar mjetet mbrojtëse dhe për këtë është dënuar 500 euro.

“Në bazë të nenit 5.5 (b) te Ligjit nr. 2002/9 dhe nr, 03/1-017 për Inspektoratin e Punës në Kosovë, punëdhënësit në fjalë i është bërë vërejtje dhe është obliguar t’i eliminoj parregullsitë e konstatuara me raport zyrtar dhe dokumentacionin e kërkuar të sjellë në zyrat e Inspektoratit të punës në afat prej 3 ditësh nga data e dorëzimit të raportit zyrtar”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

- Publicitet -

Sipas vendimit, thuhet se punëdhënësi, në këtë rast “Trepça”, edhe pas vërejtjeve dhe obligimit të dhënë me raport zyrtar, ka prezantuar përmes postës listën e pagave vetëm për muajin shkurt dhe muajin mars, por nuk ka prezantuar dëshmi për muajin prill, nuk ka prezantuar dëshmi të kontratave dhe as nuk ka prezantuar dëshmi listën e pajisjeve personale mbrojtëse. Kjo gjobë, duhet të paguhet brenda 8 ditëve pas pranimit të vendimit, ndërsa pala e pakënaqur mund të bëjë ankesë në afat po ashtu prej 8 ditësh në shkallën e dytë të Inspektoratit.

Më 3 nëntor 2023, minatorët e kësaj ndërmarrjeje kanë ndërprerë grevën 10 ditore, pasi kishin arritur marrëveshje mbi kushtet e kërkuara.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?