Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tri kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, si përfitojnë pensionistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tri kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, si përfitojnë pensionistët
EkonomiLajmi i fundit

Tri kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, si përfitojnë pensionistët

Published: 7 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojë kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht pensionistët.

Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionistët përbëjnë një numër shumë të madh të popullatës me aftësi të ulëta paguese, qeveritë dhe pushteti vendor kanë vendosur të përjashtojë disa kategori midis të cilave janë edhe të moshuarit, kryesisht pensionistët kryefamiljarë. Në total, sipas një përllogaritjeje të gazetës, pensionistët mund të përfitojnë 850 lekë që iu jepen në formë kompensimi nga mos pagesa e taksave dhe tarifave vendore dhe të paktën 648 lekë që vjen në formë kompensimi për çmimin e energjisë elektrike.

Taksat vendore

- Publicitet -

Taksa e fundit vendore që është caktuar është ajo e banesës, e cila vjen bashkë me faturën e ujit (kjo e fundit shërben si agjente tatimore edhe për detyrime të tjera). Që kur lejoi aplikimin dhe vjeljen e saj nga pushteti vendor, u vendos përjashtimi i disa kategorive pensionistësh nga pagesa e taksës së banesës.

Taksa llogaritet 0.005 për qind e çmimit të një metri katror shumëzuar me sipërfaqen e apartamentit apo shtëpisë. Mesatarisht, një metër katror në Tiranë vlen 89 mijë lekë. Për një apartament me sipërfaqe mesatare, rreth 80 metra katrorë taksa është 3600 lekë në vit, ose 300 lekë në muaj.

Pensionistët kryefamiljarë nuk e paguajnë këtë taksë. Por jo vetëm këtë. Sipas ligjit në Tiranë, pensionistët kryefamiljarë janë të përjashtuar edhe nga taksa e “Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”. Taksa e arsimit është 150 lekë në muaj, ndërsa tarifa e pastrimit është 417 lekë në muaj. Edhe për këto taksa, pensionistët do të kompensohen duke mos paguar. Pra, vetëm nga taksat dhe tarifat që paguhen bashkë me faturën e ujit, pensionistët kursejnë rreth 850 lekë.

Kompensim për dritat

Që nga viti 2015, pensionistët kryefamiljarë kompensohen edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor është 648 lekë. Ndryshe nga taksat, kompensimi për energjinë është në para dhe i shtohet pensionit. E përbashkëta e kompensimit të taksave, pra përjashtimit nga pagesa dhe kompensimit të energjisë elektrike, janë pensionistët kryefamiljarë. Vetëm këta mund të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe taksat e tjera lokale, si dhe të për fitojnë kompensim energjie dhe kushtet janë të thjeshta. “Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me operatorin e shpërndarjes së energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona.

Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkues bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës”. Pra, kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra me fëmijët ose të ndarë nga certifikata familjare, ose të papunë, apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim energjie 648 lekë në muaj, si dhe mospagim taksash rreth 850 lekë në muaj. Kushti është që libreza e energjisë të jetë në emër të tij. Sikundër edhe në rastin e taksës së pronës, duhet që certifikata e pronësisë së shtëpisë të jetë në emër të tij. Në total, nga kompensimet mund të përfitojë rreth 1500 lekë në muaj.

Dokumentat

Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit.

Certifikatë familjare për invalidët.

Për anëtarët madhorë të familjes, vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë.

Fotokopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike, e cila është në emër të kryefamiljarit, e vërtetuar me firmën e pensionistit.

Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • Dursakja thotë:
    7 Maj, 2025 te 1:33 pm

    Po pensionistët që nuk kanë shtëpi si do tja bëjnë?
    Ca i humbën në firmat piramidale dhe nuk u bënë dot me shtëpi, ca në Durrës tek amfiteatri nuk i kanë dhënë leje për të ndërtuar dhe jetojnë në shtëpi të rënuara duke pritur të zbatohet plani i premtuar nga Edi Rama në 4vjeçarin e dytë dhe në këtë plan të katërt 4vjeçar nuk e dëgjuam të diskutohet.
    Vet bashkia dhe këshilli bashkiak duhet t’i shoh me prioritet rastet e veçanta. Nivelet dhe mundësitë ekonomike janë shumë të polarizuara në këtë 35vjeçar ”
    demokratik”
    Përfundimisht, gjendja është kjo:
    Ka qytetarë me shumë banesa
    Ka qytetarë me dy banesa,
    Ka qytetarë me një banesë
    Ka qytetarë pa banesë ose me banesë të konsimuar totalisht sepse nuk i ka dhënë leje shteti ose e ka pasur të pamundur ekomikisht.
    Duke qenë kaq shumë raste të veçanta ka dhe detyrime të ndryshme,si ata ndaj shtetit dhe shteti ndaj tyre.
    Ky problem duhet parë me veçoritë e tij dhe me shumë prioritet për të pamundurit.

    Përgjigjiuni
  • epo kjo pune thotë:
    11 Maj, 2025 te 9:37 pm

    shtet abuziv e shperfilles ndaj pensonisteve pa shtepi ne emer te tyre sepse I la po ky palo shtet pa shtepi… nderkohe qe jep celsa ne dore e kredira te buta sipas qejfit

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald
  • Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij
  • Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi
  • Mbahet Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë
  • Vendimi i GJKKO, reagojnë avokatët e Veliajt: Pasuria e sekuestruar nuk është e tyre

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  2. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  3. TRENI në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  4. Sul Koburja në “Interesa të mëdha, duket që ka hall të madh”, Mërtiri: Berisha si faraon, do ta marrë PD-në me vete në varr
  5. ¿? në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?