Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump pa rivalë, fiton zgjedhjet paraprake në një tjetër shtet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump pa rivalë, fiton zgjedhjet paraprake në një tjetër shtet
AktualitetBote

Trump pa rivalë, fiton zgjedhjet paraprake në një tjetër shtet

Published: January 24, 2024
Shpërndaje

Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në shtetin Nju Hempshër të martën, duke përforcuar edhe më tej mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila investoi kohë dhe burime të konsiderueshme financiare për ta mundur zotin Trump.

Zonja Haley ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë zotit Trump.

- Publicitet -

Kandidatja Haley i intensifikoi kritikat ndaj ish-presidentit, duke vënë në pikëpyetje mprehtësinë e tij mendore dhe paraqitur veten si një kandidate unifikuese që do të sillte ndryshime për brezat e ardhshëm. Por fushata e saj nuk tërhoqi votues të mjaftueshëm.

Zoti Trump mund të mburret si kandidati i parë presidencial republikan që fiton garat e hapura në Ajova dhe Nju Hempshër që kur dy shtetet filluan të udhëheqin kalendarin zgjedhor në vitin 1976. Nëse zoti Trump merr emërimin e Partisë Republikane kjo do të ishte hera e tretë që ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë.

Fitoret e lehta në të dy shtetet tregojnë aftësitë e zotit Trump për të bashkuar rreth vetes rrymat e ndryshme republikane. Ai fitoi mbështetjen e konservatorëve evangjelistë që kanë ndikim tek votuesit më të moderuar në shtetet Ajova dhe Nju Hempshirë, çka ai shpreson ta përsërisë ndërsa zgjedhjet paraprake zgjerohen edhe në shtetet e tjera amerikane.

Zonja Haley nuk ishte në gjendje të përfitonte nga tradita më e moderuar politike që ka shteti Nju Hempshirë. Përpjekja e saj për t’u bërë bartësja e standardit republikan po zbehet me shpejtësi. Ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut më 24 shkurt.

Ish-guvernatorja e këtij shteti shpreson se një fitore e dukshme në Karolinën e Jugut do t’i jepte vrull fushatës së saj drejt garës paraprake të Super të Martës më 5 mars. Por në një shtet thellësisht konservator, ku zoti Trump gëzon popullaritet të madh, mund të jetë i vështirë realizimi i ambicieve të zonjës Haley dhe humbja në shtetin e saj mund të ketë pasoja politike për të.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj
  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?