Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump gjobitet me 9 mijë dollarë, gjykatësi e kërcënon me burg nëse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump gjobitet me 9 mijë dollarë, gjykatësi e kërcënon me burg nëse…
BoteLajmi i fundit

Trump gjobitet me 9 mijë dollarë, gjykatësi e kërcënon me burg nëse…

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shkeli urdhrin e gjykatës që e ndalon të sulmojë dëshmitarët e mundshëm. Gjykatësi e gjobiti zotin Trump me 9 mijë dollarë për shkelje të përsëritura të urdhrit që e ndalon atë të bëjë deklarata publike për dëshmitarët, anëtarët e jurisë dhe të tjerë të lidhur me çështjen.

Nëse përsëritet shkelja e urdhrit, paralajmëroi gjykatësi, ai mund të burgoset. Prokurorët kishin pretenduar për dhjetë shkelje, por gjykatësi gjeti se ishin nëntë. Zoti Trump i kishte ngulur sytë në tryezë ndërsa gjykatësi e lexoi vendimin. Kandidati republikan për president ka pohuar se ai po ushtron të drejtën e lirisë së fjalës, por vendimi i gjykatësit nxjerr në pah se zoti Trump është i pandehur në një çështje kriminale që duhet t’i nënshtrohet realitetit të ashpër të procedurës gjyqësore.

Kërcënimi jashtëzakonshëm nga gjykatësi për të burgosur një ish president sinjalizon rritjen e pasigurisë ligjore të zotit Trump në varësi të sjelljes së tij gjatë pjesës së mbetur të gjyqit. Gjykatësi Merchan shkroi se ai është “shumë i vetëdijshëm dhe mbrojtës” për të drejtat që gëzon zoti Trump në bazë të Amendamentit të Parë , “veçanërisht duke patur parasysh kandidaturën e tij për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

- Publicitet -

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të drejtat legjitime të pandehurit për lirinë e fjalës të mos kufizohen, që ai të jetë në gjendje të bëjë fushatë të plotë për postin që kandidon dhe që të jetë në gjendje të përgjigjet dhe të mbrohet kundër sulmeve politike”, shkroi gjykatësi Merchan.

Megjithatë, ai paralajmëroi se gjykata nuk do të tolerojë “shkeljet me dashje të urdhrave të saj të ligjshëm dhe se, nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme sipas rrethanave, ajo do të vendosë një dënim me burg”. Deklarata e gjykatësit tregon për mundësinë që zoti Trumë të bëhet ish presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që mund të shkojë në qeli.

“Ky urdhër i gjykatësit është krejtësisht jokushtetues”, tha zoti Trump pas përfundimit të seancës të martën, ku dëshmoi një avokat i Hollivudit i cili ndërmjetësoi dy marrëveshje pagesash për të blerë heshtjen. “Unë jam kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara … dhe jam në gjykatë gjatë gjithë ditës duke i dëgjuar këto gjëra”.

Trump është mësuar të ketë qasje të vazhdueshëm në mediat e tij sociale për të goditur kundërshtarët dhe për të shprehur mendimin e tij. Pas bllokimit të llogarisë së tij në rrjetin Twitter pas trazirave të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan nga mbështetësit e tij, zoti Trump krijoi platformën e tij sociale, ku postimet e tij nuk do të kufizoheshin apo bllokoheshin.

Prej kohësh ai është përpjekur të distancohet nga mesazhet e debatueshme që ka ndarë për miliona ndjekës të tij, duke këmbëngulur se ai vetëm i ka shpërndarë postimet e të tjerëve. Vendimi i së martës në Nju Jork vjen në javën e dytë të gjyqit ndaj zotit Trump nën akuzat se ka paguar para për të blerë heshtjen. Zoti Trump akuzohet se ai dhe bashkëpunëtorët e tij morën pjesë në një skemë të paligjshme për të ndikuar në fushatën presidenciale të vitit 2016, duke blerë dhe varrosur histori negative për të.

Akuza pretendon se pagesat u bënë për modelen e revistës Playboy Karen McDougal, e cila shiti historinë e saj për lidhje intime me zotin Trump, aktoren e filmave pornografik Stormy Daniels, e cila pretendon për një natë intime me ish presidentin. Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se të gjitha pretendimet janë gënjeshtra.

Sipas urdhrit të gjykatësit, zoti Trump i fshiu postimet fyese nga llogaria e tij në rrjetin Truth Social dhe faqja në internet e fushatës së tij për president. Ai ka afat deri të premten që të paguajë gjobën. Gjykatësi do të dëgjojë të enjten argumente lidhur me shkelje të tjera të supozuara të urdhrit të gjykatës. Zoti Merchan njoftoi se do të ndalojë seancën gjyqësore më 17 maj për të lejuar që zoti Trump të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Barron i cili përfundon shkollën e mesme.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Patriot says:
    May 1, 2024 at 10:40 am

    Kjo edhte tamam fundi I botes. Po pse mbaruan njerezit ne America 350 milion banore ku per presidenta kandidojne nje qe nuk mbane mend cfare hengri per darke dhe tjetri i 99 te zezave.
    Prandaje dhe Velija je vuri emrin organizates G 99 dhe fitoi sepse ka ardhure koha e 99 cave??
    Paska te drejte Meta qe bene si psikopate, dhe ja ku u be perseri president, tani I partise.

    Reply
  • Phoenix says:
    May 1, 2024 at 10:53 am

    Estrada Trump vazhdon sipas programit. Prit kur ta bejne prape President, se Dementit Joe i doli boja fare. E marrin per dore dhe e cojne per akullore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?