Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në 2020”, ngrihet aktpadi ndaj 11 republikanëve për deklaratë të rreme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në 2020”, ngrihet aktpadi ndaj 11 republikanëve për deklaratë të rreme
AktualitetBote

“Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në 2020”, ngrihet aktpadi ndaj 11 republikanëve për deklaratë të rreme

Published: April 25, 2024
Shpërndaje

Njëmbëdhjetë republikanë që paraqitën një dokument në Kongres duke deklaruar në mënyrë të rreme se republikani Donald Trump mundi demokratin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Arizona, përballen me aktakuza për komplot, mashtrim dhe falsifikim. Arizona është shteti i katërt që ngre akuza kundër “elektorëve të rremë”.

Të njëmbëdhjetë personat që ishin emëruar për të qenë elektorë republikanë të Arizonës u takuan në Feniks më 14 dhjetor 2020, për të nënshkruar një certifikatë ku thuhej se ata ishin “elektorë të zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe të kualifikuar” dhe duke pretenduar se zoti Trump i kishte fituar zgjedhjet në atë shtet. Një video nga ajo ceremoni nënshkrimi u postua në atë kohë në rrjetet sociale nga Partia Republikane e Arizonës. Certifikata më pas iu dërgua Kongresit dhe Arkivit Kombëtar, por nuk u mor parasysh. Padi janë ngritur edhe ndaj shtatë të tjerëve, emrat e të cilëve do të bëhen publikë, pasi ata të njoftohen zyrtarisht.

Biden i fitoi zgjedhjet në Arizona me më shumë se 10,000 vota. Nga tetë paditë që sfiduan pa sukses fitoren e zotit Biden në atë shtet, njëra u ngrit nga 11 republikanët të cilët më vonë do të nënshkruanin certifikatën që e shpallte zotin Trump si fitues. Padia e tyre i kërkoi një gjykate që të anulonte certifikimin e rezultatit që i dha demokratit Biden fitoren në Arizona dhe ta bllokonte shtetin që t’i dërgonte dokumentet në Kolegjin Zgjedhor.

- Publicitet -

Gjykatësja e qarkut, Diane Humetewa, e hodhi poshtë padinë e republikanëve duke argumentuar se nuk kishte baza ligjore, kishin pritur shumë gjatë për ta ngritur çështjen e tyre dhe kishin “dështuar që të ofronin para gjykatës fakte që mbështesnin pretendimet e tyre të jashtëzakonshme”. Disa ditë pas rrëzimit të padisë, të 11 republikanët morën pjesë në nënshkrimin e certifikatës. Aktpaditë në Arizona vijnë pas padive të ngritura kundër elektorëve të rremë në shtete të tjera, mes tyre Nevada, Miçigani, Uiskonsin, Xhorxhia, Pensilvania dhe Nju Meksiko.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?