Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump fushatë pas xhamit antiplumb: Nëse Kamala fiton, Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë patjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump fushatë pas xhamit antiplumb: Nëse Kamala fiton, Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë patjetër
BoteLajmi i fundit

Trump fushatë pas xhamit antiplumb: Nëse Kamala fiton, Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë patjetër

Published: August 22, 2024
Shpërndaje

Kandidati republikan Donald Trump mbajti aktivitetin e tij të parë elektoral të fushatës në natyrë të mërkurën që nga një atentat.Pas një xhami antiplumb, Trump nisi një sulm të ashpër ndaj rivales demokrate Kamala Harris.

Republikani pretendoi edhe një herë se zëvendëspresidentja demokrate i përket “të majtës radikale”, duke parashikuar se miliona vende pune do të shkatërrohen nëse fiton ajo.

“Kursimet tuaja të jetës do të dalin në tym”, tha Trump.

- Publicitet -

Ai listoi një numër fatkeqësish të tjera që besonte se do ndodhnin nëse Harris do të fitonte.

“Në të gjithë botën, kundërshtarët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura.. Por nëse shoqja Kamala fiton në nëntor, është praktikisht e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë,” shtoi ai.

Me Harris që tërhoqi turma entuziaste që kur zëvendësoi Joe Biden në krye të biletës së Demokratëve, ngjarja në Asheboro ishte një shans për Trump që të rimarrë dominimin e tij të gjatë në organizimin e mitingjeve spektakolare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Phoenix says:
    August 22, 2024 at 9:13 am

    E ben me kuti xhami, si Papa Giovani Paolo II. Hajde estrade hajde. Ama, dhe ky macoku Tramp e luan bukur rolin . Ka talent shejtani.

    Reply
  • Edi says:
    August 22, 2024 at 9:26 am

    Tamam e ka gjet shoku Phoenix, Trump po luan rol sikur e plagosin e ata qe e plagosen kishin marre shenjester veshin e jo koken, kjo gjithmone sipas rolit e sipas Phoenix.

    Reply
    • Phoenix says:
      August 22, 2024 at 9:39 am

      Po perse te duket kaq cudi kjo pune ty? Po te donin ta vrisnin vertete, e kishin vrare, por nuk ju intereson kjo. Ju intereson qe tu hedhin trute e Gomarit njerezve ( Amerikaneve ), se Trump eshte Antiglobalist, i ” Djathte ” Patriot i madh dhe kunder parashtetit ne Amerike. Pra ishte nje lloj lustrimi dhe faktorizimi i figures Trump, qe delet e zhgenjyera qe kane dale nga vatha e Globalisteve, te kthehen prape aty ne udheheqjen ” Heroike ” dhe ” Patriotike ” te Trump-it.

      Reply
  • demo says:
    August 22, 2024 at 9:32 am

    Shqiptaret nuk vendosin kush do udheheqe Ameriken,por kombit shqiptar i intereson Fitorja e Qemale Harrizit.
    Trumpi do ta mbylle Ameriken brenda Amerikes. Me Trumpin Kosova mbetet ne meshire te Serbise se Armatosur,shtet militarist.

    Reply
  • God bless America says:
    August 22, 2024 at 9:45 am

    Sa per Kosoven nje administrate Trump qofte edhe Izolacioniste, eshte nja 100 here me mire se kjo administrate me pro-Serbe ne historine amerikane e Biden-Blinken-Escobareve qe ben presion mbi Kosoven qe te pranoje orekset e trillet e Serbise ne Kosove.

    Reply
    • Phoenix says:
      August 22, 2024 at 10:13 am

      Amerika i dashur ka marre fund, eshte e vdekur perfundimisht. 90% e Amerikaneve flene gjume, por do ta kuptojne kur te vije momenti. Do te jete teper vone atehere, sepse secili do jete aq ne panik e aq ne hesap per familjen e koken e tij, sa do behet esell e do te harroje dhe emrin e tij e c’do gje tjeter qe dinte e vleresonte, deri sa Globalistet te ofrojne ate zgjidhjen qe kane planifikuar me Dekada, e cila eshte nje tirrani totale.

      Mashtrimi i Pandemise Covid-19, mua personalisht me hapi syte e me tregoi shume gjera, se si mendojne e veprojne 70% e njerezve nen Panik e Frike.

      Reply
  • Artan says:
    August 22, 2024 at 10:05 am

    Nje ShBA izolacioniste do te thotë lamtumirë NATO e Pax Americana, falë të ciave ekziston jo vetëm shteti pa ushtri i Kosovës, por edhe shteti leckë i Shqipërisë. Evropianët kurva e meritojnë Trampin, se e marrin Amerikën për të mirëqenë dhe janë mësuar që t’ua nxjerrë ajo gështenjat nga zjarri. Ka bërë një libër një amerikan, “Why they hate us”, kur tregon se si një gjermanoperëndimor, në një kafe pranë kufirit me lindorët, i shprehte urrejten për Amerikën. Pa folur pastaj për francezët e copat e mishit, greqirët, që u duket vetja pasardhës të Sokratit e Platonit. Po ja që bashkë me të thatin digjen edhe shqipot e njomë.

    Reply
  • Sovraniteti i kufizuar ka deshtuar says:
    August 22, 2024 at 10:24 am

    Nje SHBA izolacioniste do ti bente mire popujve sovrane e do tja shuante konfliktet globit.
    Sejcili zot ne shtepine e tij, kjo eshte Demokraci e jo Sovranitet i kufizuar e madje i munguar qe eksporton SHBA kudo ku fut hundet.

    Reply
  • Ylli says:
    August 22, 2024 at 12:20 pm

    Trump eshte nje idot sharlatan .Vjen nje kohe qe popujt adhurojne palaçot dhe sharlatanet .Ka ardhur koha e amerikaneve te besojne palaçon dhe jo sistemin qe ngriten baballaret e kombit amerikan ,Uashington ,Xheferson ,Linkoln etj.
    Por me palaco dhe injorante jane mbetjet sllavo – ruse – komuniste akoma ne shekullin e 21 vazhdojne me mesinet e 200 petritave – komunista – lule.
    Thjesht per inat e per inerci formimi ,enderrojne vdekjen e armikut te popujve dhe xhandarit nderkombetar ,SHBA.
    Se harrojne dylberet e baballareve dylbera qe kjo Amerike i beri me dy shtete ,Shqiperi e Kosove.
    Po kush do tja dije ,para Atdheut me rendesi kane mesimet e pavdekshme te marksizem – leninizmit.
    Tmerri eshte se keta qe nuk lane jugosllav ,ruse e kinexe pa sjelle ne Shqiperi ,kane hallin e sovranitetit.

    Reply
    • Phoenix says:
      August 24, 2024 at 9:20 pm

      Ylli me pese cepa tip Pentagrami, Komunizmi ne Amerike u instalua definitivisht qe pas sulmeve ( Shperthimeve te kontrolluara ) te 11 Shtatorit, por ishte nje Komunizem i kamufluar nen rrogoz, qe Amerikanet e trashe nga trupi e truri nuk e kuptuan ( bile nuk e kuptojne as sot e kesaj dite ), per sa kohe qe kishte Mc-Donalds burgers, Dollare e shurre Coca-Cole per te pire. Tani eshte faza finale, pasi pastruan dhe nja ca miliona Amerikane trushplare me Vaksina Kovid. Gjerat do te behen shume te veshtira per Amerikanet, aq te veshtira sa 97-ta Shqiptare do te duket si piknik i kendshem ne krahasim.

      Keshtu qe mos mbaj shume shpresa qe te te mbroj Amerika ” interesat kombetare te bythes e te tradhetuara qe ne gjeneze “. Me mire fillo e praktikohu dhe meso Kinezce apo Rusisht se ndoshta do te duhet ne te ardhmen per tregti apo mbijetese.

      Dhe keto qe shkruaj, vijne nga nje Antikomunist e jo Komunist per hir te muhabetit, pavaresisht se une nuk besoj fare ne teorira indoktrinimi, manipulime apo politike kurvash, se e kam nje ide se si funksionon kjo Bote. Per mire po komentoj, jo per keq. Merre si te duash.

      Reply
  • Artan says:
    August 22, 2024 at 12:27 pm

    Vazhdo shih endrra. Eshte bukur te shohesh endrra, problemi eshte kur zgjohesh.

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    August 22, 2024 at 3:34 pm

    Duhet te na kuptoni – Kete here jemi si Rilindje per Trump President!
    Jo per tjeter por ne fitofte ajo Kamala do na shkojne per dhjam qeni Sazan e Zvernec qe ja kemi falur me kohe dhenderrit te Trump, atij Kushner …

    Reply
  • Arben Tashko says:
    August 22, 2024 at 11:29 pm

    __________________________________________________

    Ne lidhje idene e disa komentatore qe besojne se
    Amerika “Do Izolohet” nga Pjesa Tjeter e Botes.
    ___________________________________________________

    Un nuk e besoj dhe shume shtete te botes nuk
    jane te interesuara te ndodhe nje gje e tille.

    1. Kur nje fuqi e madhe terhiqet, konkurentet e saje
    do te perpiqen ta mbushin vakumin e krijuar.
    Pra do rezultoje se Fuqite e reja te medha do
    tentojne ta shtrijne influencen e tyre ne zonat
    e shteteve kufitare me Ameriken.

    2. Amerika ka mbrojtur te gjitha rruget e komunikimit
    detar dhe ajror ne te gjithe Boten. “Shtetet e Botes”
    si Kina e gjithe te tjerat kane perfituar shume, por tani
    po kerkojne qe ato ti kene nen kontrrollin e tyre linjat
    detare.

    3. Amerika ka krijuar te gjitha institucionet dhe organizat
    nderkombetare; OKB-ne, te Tregetise, Shendetesise,
    Banken Boterore, Fondin Monetar etj. Por Kina e shtete
    te tjera po mundohen ti minojne keto institucione dhe ta
    ndajne boten ne dy pjese ne kontradikte me njera tjetren
    dhe te krijojne institucionet e tyre, qe do krijojne kushtet
    per konfrontime te jashtezakoneshme, qe do prishin
    stabilitetin ne bote dhe mund te cojne ne L3B.

    4. Prioriteti i Amerikes qendron ne stabiliteti i botes, dhe eshte
    i domosdoshme per te sigurar tregetine boterore dhe maredheniet
    nderkombetare qe stimulojne rritjen e prodhimin dhe te ekonomise
    ne te gjithe shtetet e botes duke perfshire edhe ekonomine e vendit
    me te zhvilluar te botes, Amerikes.

    5. Pas L2B, “Ekonomia Amerika” perfaqesonte (50 deri 60)% te
    Ekonomise Boterore, ndersa tani eshte rreth (20 deri 22)% te
    Ekonomis Boterore.

    6. Kjo nenkupton, se ketej e tutje, shtetet e ndryshme do ndjehen
    te frikesuara se mund te “Gelltiten” nga Pretendendet qe duan
    te zevendesojne Ameriken te cilet nuk po durojne sa te arrine
    mireqenien e Amerikes.

    7. Keto shtete do te jene te pasigurte e te frikesuar nga pangopusia
    e “Princave te Rij”, sepse keto “Princa” do mundohen ti shtrydhin
    plotesisht burimet natyrore te vendeve ku do penetrojne.

    8. Ato e dine se nje pjese e madhe e fuqive te reja ne rritje si Kina
    e shtete te tjera i kane te pakta burimet e tyre natyrore si te
    metaleve, naftes, gazit etj, ndersa Amerika mund te egzistoje me
    burimet e saja. Pra ATO duhet ta kuptojne se nga kush mund te
    rrezikohen, e do mendohen mire, para se te bine ne “gracken e
    cmimeve te ulta” te prdukteve te ndryshme qe do imprtojne nga
    keto vende, sepse do i paguajne shumfish me kalimin e kohes dhe
    do perfundojne si rruar e qethur, por atehere do jete shume vone.

    9. Ne kete kontekst, po te terhiqet Amerika, probabiliteti i luftrave ne
    zonen Euro – Aziatike e me tej do shtohet shume sepse do i mungojne
    teknologjite ushtarake qe do i duhen per tu mbrojtur te inkluduara ne
    NATO i kane patur pothuaj se falas mbrojtjen e tyre, por ketej e tutje
    duhet te japin kontributin e tyre per te siguruar mbrojtjen.

    10. Ne mungese te “Rendit Boteror” qe ka krijuar Amerika mundesia e
    konfrontimit ndermjetRusise dhe Kines, per shkak te pushtimit te
    territoreve te Kines nga Russia rreth viteve 1860, do shtohet.

    11. Po keshtu Kina ka marre territore nga India ne Zonen e Himalajave
    dhe mundesia e ferkimeve ndermjet tyre te shtohet me kalimin e kohes.

    12. Un besoj se shtetet e botes duhet te shikojne pertej perfitimeve momentale,
    se me kalimin e kohes, ato do dalin me humbje shume te medha.

    13. Ato duhet te bashkepunojne thelle me Ameriken dhe te kontribujne te gjithe
    per tu mbrojtur nga luftat, sidomos lokale me rrezikshmeri te larte qe mund te
    shdrohen ne luftra me globale sepse me perdorimin ne te ardheshmen e
    armeve taktike nukleare, e dofta edhe atyre te kalibrit “Mega-Ton” do jene
    te permasave shume te medha.

    14. Ne perputhje me sa me siper, besoj se Amerika nuk do terhiqet, se kerkesat
    per pranine e saje nuk do pakesohen, por do shtohen.
    Se rreziqet qe do sjelle terheqja e Amerikes do jene shume me te medha
    se avantazhet e perkoheshme te ” Cmimeve te Ulta” te mallrave Kineze”.
    Un shpresoj se vete Kina do ndryshoje qendrimin e saj dhe do kontriboje
    per nje paqe te qendryshme boterore me afat te gjate, sepse ne radhe
    te pare, kjo paqe eshte ne interesin e Kines.

    Reply
    • Phoenix says:
      August 24, 2024 at 9:28 pm

      Beno mos analizo shume, se mund te zhgenjehesh. Me mire rri, prit e shiko.

      Reply
  • demo says:
    August 24, 2024 at 10:31 pm

    Amerika do te kete nje president te dobet.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 24, 2024 at 10:43 pm

    Qe ta mbyll ti Beno e te kuptosh se c’fare luhet, Kina e ka grumbulluar ne masen 70% te gjithe bonot e thesarit Amerikan ne Dollare, ne baze te garancise se ” Shtetit ” Amerikan nepermjet Federal Reserve, qe eshte dhe Kreditori Baze Privat i Dollarev te SHBA-ve. Kur te vije momenti, Kina do ju a hedhi ne surrat ca % Dollaresh Amerikaneve duke ju kerkuar kembimin me vleren e blerjes dhe maturimin e Bonove. Nje vlere qe nuk ekziston me. C’fare do te ndodhe? Dollari Amerikan do te kthehet ne nje Dollar Zimbabuan leter bythe me nder, sepse Bota do ta kuptoj qe nuk ka me vlere per arsye te mos shlyerjes dhe te humbjes se besimit. Dhe Kina qe ka 2 Dekada qe me ato Dollare po blen Ar safi, do te dale me monedhen Unike dhe dixhitale te bllokut BRICS, si nje mjet financiar Global i besueshem e i bazuar ne Ar. Nje Dollar pa vlere, eshte dhe fundi i USA-as si nje entitet ekonomik dhe nje Superfuqi Globale.

    Dhe e gjitha kjo, e beson apo jo eshte e planifikuar qe para 54-viteve qe nga Koha e Maos dhe Nixoni-it nga Bankieret Internacionaliste te cilet jane dhe pak Komuniste.

    Reply
  • ¿? says:
    August 24, 2024 at 11:11 pm

    Phoenix-o, ku i ke degjuar a lexuar keto? Apo jane thjesht konkluzione te nxjerra prej urtesise sate? Problemi me keto qe pretendoni ju eshte se nuk mund te provohen. Jane po aq fantazi sa edhe StarTrek-u. ose the Star Wars e te tjera si puna e ketyre. Nuk po them qe domosdo jane gabim, puna eshte se sic thashe edhe me siper nuk provohen dot. Eshte si puna e Ungjillit te Shen Gjonit “The Revelation” (qe ne shqip i thone Apokalipsi). Aty ka nja 2000 vjet qe flitet per ca kalores qe do te vine e do te shkaterrojne boten, ca bisha qe vjellin zjarr e qe do te pervelojne gjitheçka e te tjera historira te llahtarshme. Tashti. ka plot njerez qe e besojne, siç ka edhe plot te tjere qe nuk e besojne. Me fal, po edhe keto profecite e tua keshtu duken. Megjithate, shume falemnderit qe perpiqesh te na hapesh syte, por po te jesh ne gjendje te sjellesh prova, ne vend te hipotezave besoj qe numri i njerezve qe e besojne ate qe thua zotrote, mund te shtohet, madje aq sa te beje nje mase kritike qe mund t’i parandaloje keto zhvillime shume te rrezikshme.

    PS. Per mendimin tim, fara e shkaterrimit eshte brenda vete njeriut. Nuk ka nevoje as per organizata sekrete, as per plane afatgjata. Njerezit gjithmone ia kane nxjerre syte njeri – tjetrit edhe fare pa shkak. Verej me kujdes dhe do te kuptosh qe menxyrat qe i punojne njerezit njeri-tjetrit jane te panjohura ne boten e kafsheve, prej te cilave probabilisht ne kemi prejardhjen. Njeriu eshte kafsha e vetme qe e vret bashke-specien e vet thjesht per qef.

    Reply
  • Phoenix says:
    August 25, 2024 at 8:09 am

    Lerja kohes. Ajo eshte prova finale, e cila do ti vertetoj apo pergenjeshtroj te gjitha. Di gje ti perse i ka bllokuar te gjitha komentet Dita? Nga se tremben kaq shume keta, neqoftese komentet jane thjesht komente e opinione pa prova?

    Reply
  • ¿? says:
    August 25, 2024 at 11:55 am

    Tashti ke thene nje te vertete te madhe, po qe per t’ia lene kohes, koha ka treguar edhe gjera qe nuk i kishin shkuar kujt ndermend. Puna eshte qe kur thua dicka, nqs je ne gjendje te japesh prova bindese nuk ka edhe nevoje me e prit kohen. Nqs nuk jep prova, atehere mund te jete parashikim, mund te jete “wishful thinking”, mund te jete “futja pordhes” etj. etj. Sa per komentet, pse i ka bllokuar DITA, jemi po aty, secili mund te thote mendimin e vet, por te verteten e di THANA. Perdorimi i te panjohures si argument ne favor te tezes tende nuk eshte “fair”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?