Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme në gjyqin civil për mashtrime!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme në gjyqin civil për mashtrime!
BoteKryesore

Trump përpiqet të mbrojë pasuritë e paluajtshme në gjyqin civil për mashtrime!

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Ish-presidenti Donald Trump po përballet në gjykatë me një padi civile prej 250 milionë dollarësh, sipas së cilës ai ka dhënë informacione të rreme mbi vlerën e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ngriti padi kundër zotit Trump, dy djemve të tij të rritur dhe kompanisë së tij.

Ish-presidenti Donald Trump është kthyer në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut. Këtë radhë ai po përpiqet që pasuritë e paluajtshme të mos bien në zotërim të shtetit të Nju Jorkut.

Zoti Trump akuzohet se ka ekzagjeruar në miliarda dollarë vlerën e pronave të tij për të siguruar kushte dhe marrëveshje më të favorshme nga bankat, investitorët dhe partnerët e biznesit. Akuza parashikon një gjobë prej të paktën 250 milionë dollarësh.

- Publicitet -

“Donald Trump dhe të pandehurit e tjerë kanë kryer mashtrime të vazhdueshme dhe të përsëritura. Mesazhi im është i thjeshtë. Pavarësisht se sa i fuqishëm je, sado para që mendon se mund të kesh, askush nuk është mbi ligjin”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Padia përqendrohet tek disa prona, për të cilat ka dyshime se janë të mbivlerësuara.

Në një rast, zoti Trump tha se grataçiela e tij në Wall Street kishte një vlerë prej shumë se 735 milionë dollarësh, ndërsa vlerësimi zyrtar ishte 550 milionë dollarë, një diferencë prej gati 200 milionë dollarësh.

Në një rast tjetër, zoti Trump tha se vila e tij në Mar-a-Lago kishte një vlerë prej 739 milionë dollarësh, një shifër që Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut thotë se është 10 herë më e lartë sesa një përllogaritje e arsyeshme e vlerës së saj.

Zoti Trump i mohon me forcë këto akuza.

“Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave. Bankat i morën paratë e tyre. Kurrë nuk ka pasur dështim në pagesën e huave. Nuk ka pasur asnjë problem. Gjithçka ishte në rregull. Nuk ka patur krim. Krimi është kundër meje, sepse kemi një prokurore të korruptuar”, tha zoti Trump në dalje të gjykatës.

Zëri i Amerikës bisedoi me ish-prokurorin federal, Neama Rahmani.

“Prokurorët do ta kundërshtojnë zotin Trump në dy mënyra. Ata do të përpiqen të parashtrojnë se çfarë dite ai dhe çfarë synonte. Mënyra e dytë është dëshmia e ekspertëve se vlera e pronave nuk ishte aspak pranë asaj që pretendonte zoti Trump, avokatët dhe llogaritarët e tij.”

Zoti Rahmani thotë se raste si ky janë të rralla.

“Si ish-prokuror federal, këto lloj mbivlerësimesh nuk janë të zakonshme. Disa mund të shpëtojnë nëse nuk ka të dhëna ose ankesa pranë organeve të zbatimit të ligjit. Por nëse raportohet, ky lloj mashtrimi ndaj një banke përbën krim në nivel shtetëror dhe federal”.

Ndërsa vazhdojnë dëshmitë kundër tij, zoti Trump thotë se çështja civile dhe katër aktakuza të veçanta penale me të cilat përballet, po e ndihmojnë atë politikisht.

“Mund t’ju them se votuesit e kuptojnë situatën, sepse sa herë që ngrenë akuza të rreme ndaj meje, mbështetja ndaj meje shtohet dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Ester Fuchs, profesore e shkencave politike në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, e kundërshton vlerësimin e zotit Trump.

“Vlerësimi i publikut ndaj tij, duket se është ndikuar nga disa prej aktakuzave. Aktualisht rreth 59% e votuesve kanë vlerësim negativ për të. Këto aktakuza përbëjnë shqetësim për Trump-in edhe nëse ai mendon se po i shtojnë mbështetjen”.

Ndërsa ish-presidenti lufton në gjykatë për të mbrojtur pasuritë e paluajtshme, është ende e paqartë se sa do të ndikojnë problemet e tij ligjore në përpjekjet për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 10 shtator 2026
  • Pse varfëria nuk e prek dot dinjitetin? Dhe pse paraja nuk e blen dot atë
  • SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  • Republika popullore e protestës
  • Paratë nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë sjellje

Komentet e Fundit

  1. Pushteti vs Gojët e liga on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  2. Ne da on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. 1 on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. 1 on Prostitucioni në burg, polici merret i pandehur: Urdhrin ma dha shefi
  5. Llogo on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?