Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes, sfidat me të cilat përballet NATO në 2025-ën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes, sfidat me të cilat përballet NATO në 2025-ën
BoteLajmi i fundit

Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes, sfidat me të cilat përballet NATO në 2025-ën

Published: January 3, 2025
Shpërndaje

NATO përballet me disa sfida në vitin e sapo nisur. Aleanca duhet të vendosë se si të forcojë mbrojtjen e saj kundër Rusisë, të mbështesë Ukrainën dhe të merret me një president të paparashikueshëm si Trump në SHBA.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, në fund të vitit bëri të ditura përparësitë e Aleancës për 2025, përmes një fjalimi ogurzi ku theksoi se lufta është shumë afër pragut të aleancës ushtarake.

“Mjafton një ditë që të udhëtosh me makinë nga Brukseli në Ukrainë” – tha ai gjatë një fjalimi në muajin dhjetor nga Carnegie Europe. “Bombardimet ruse po ndodhin shumë pranë. Afër po fluturojnë dhe dronët iranianë. Dhe jo shumë larg, po luftojnë ushtarët koreano-veriorë”.

Rutte shfrytëzoi këtë rast për të kërkuar mbështetjen e publikut për rritjen e shpenzimeve dhe investimeve për mbrojtjen, jo vetëm për të forcuar sigurinë europiane, por edhe për të ndihmuar Ukrainën dhe ndaluar Rusisë që të përparojë më tutje.

Më shumë shpenzime për mbrojtjen nënkupton fitore ndaj Trump?

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga ana e anëtarëve europianë të NATO-s do të ndihmonte aleancën në sfidën e saj për të menaxhuar një president amerikan të papërballueshëm si Donald Trump. Ndërkohë që të gjithë presidentët e viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar kombeve europiane për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tyre, Trump është i vetmi i cili ka kërcënuar se do t’i braktisë anëtarët e Aleancës të cilët nuk kanë mundur të paguajnë më tepër.

Në përpjekjen për të fituar ndaj këtij presioni të Trump, gjatë vitit të fundit, shumë shtete europiane e arritën pragun prej 2% të PBB për mbrojtjen. Tani, teksa Trump përgatitet të bëjë betimin si president, thuhet se NATO mund ta çojë këtë përqindje nga 3-4.

“Na duhet më shumë kohë që të konsultohemi me njëri-tjetrin dhe të vendosim saktësisht se në çfarë niveli duhet të jenë shpenzimet. Por do të jenë patjetër më shumë se 2%” – konfirmoi Rutte. “Më lejoni të jem krejt i sinqertë me ju: nëse doni thjesht të shpenzoni më tepër dhe jo më cilësisht, atëherë duhet të arrini kuotën prej të paktën 4%”.

Ekspertët thonë se Trump me shumë mundësi do të votojë për 4% dhe aleatët europianë do të jenë të këshilluar mirë për të ofruar marrëveshje që ai i konsideron si të duhurat.

“Europianëve u nevojitet që t’i ofrojnë marrëveshje të mirë Shteteve të Bashkuara” – thotë për DW Gesine Weber, studiuese pranë “Fondit Marshall” në Gjermani (GMF). “Një model në të cilin SHBA-të mund të ishin ‘prapavijë’ ose një ‘mbrojtësi i çasteve të fundit’, ndërkohë që europianët japin siguri për të gjithë mbrojtjen europiane dhe përmbushin të gjitha kriteret”.

Përpjekjet dhe mangësitë europiane në forcimin e NATO-s

Anëtarët europianë të NATO-s kanë rënë dakord se u nevojitet të bëjnë më shumë për mbrojtjen e tyre, duke marrë përsipër të prodhojnë më shumë dhe të mbushin boshllëqet logjisitike.

Në vitin 2024 NATO organizoi “Steadfast Defender”, stërvitjen më të madhe ushtarake të saj që nga Lufta e Ftohtë. Në dhjetor vendosi të rishikojë strategjinë e luftës hibride të hartuar në vitin 2015, pas shtimit të rasteve të dyshuara për sabotazh me urdhër të Moskës gjatë viteve të fundit.

Ka gjithashtu një përpjekje të bashkërenduar për të shtuar trupat e pozicionuar në kufijtë e NATO-s. Gjermania, për shembull, ka vendosur që të dërgojë 5 mijë ushtarë në Lituani deri në vitin 2027.

Anëtarët europianë të NATO-s përballen me një disavantazh specifik kur vjen puna tek inteligjenca, mbikqyrja dhe aftësitë zbuluese, si: satelitë që vëzhgojnë territorin e armikut ose helikopterë transporti që mund të mbajnë pajisje të përmasave të mëdha apo numër të madh trupash në distanca të largëta.

Përmirësimet e vitit të ardhshëm përfshijnë edhe këtë sektor, por ekspertët mendojnë se nevojitet më shumë se një dekadë për rritjen e këtyre kapaciteteve për të cilat, europianët për momentin varen krejtësisht nga Shtetet e Bashkuara.

“Europianët kanë pak satelitë dhe do të duhen 10-15 vjet për të mbushur këtë boshllëk, por sfida parësore për shtetet europiane është që të bëjnë gati paratë për projekte të tilla” – tha për DW Rafael Loss, studies i politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili ka në qendër të punës së tij studimin e sigurisë dhe mbrojtjes në zonën e Euro-Atlantikut.

Përfitimet e NATO-s shkojnë përtej Atlantikut Verior

Aleatët europianë të NATO-s argumentojnë se aleanca jo vetëm garanton siguri dhe prosperitet në të dyja anët e Atlantikut, por përforcon përgjigjen e Uashingtonit ndaj Pekinit, në rajonin Indo-Paqësor.

Ata kanë përmirësuar lidhjet me katër partnerët e tyre, të ashtuquajturit “AP4”: Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut dhe Japoninë, me qëllim përballimin e partnertitet “të pakufishëm” mes Kinës dhe Rusisë. Bashkëpunimi i NATO-AP4 pritet të sjellë më shumë shkëmbim informacionesh të inteligjencës gjatë vitit 2025.

“Aleatët po përpiqen t’i tregojnë Trump se brakisja e NATO-s do t’ia bënte shumë më të vështirë atij përballjen me Kinën” – thotë Loss.

Si do ta menaxhojë Trump Ukrainën? “E panjohura e madhe”

Ndërkohë që pushtimi rus në Ukrainë hyn së shpejti në vitin e tretë dhe udhëheqësit europianë kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për Kievin, gjithsesi nuk ka dyshime se nëse SHBA-ja ndërpret ndihmën, atëherë Europa s’do të ishte në gjendje të plotësonte më pas hapësirat boshe.

Shkurtimet e buxhetit kombëtar kanë bërë që edhe shtetet më të pasura europiane të bëjnë premtime më të përmbajtura për Ukrainën, veçanërisht pa ditur nëse SHBA, mbështetësja kryesore financiare dhe ushtarake e saj, do të vazhdojë me të njëjtën linjë.

“Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një tjetër ‘pikë madhore fërkimi’ brenda Aleancës” – thotë për DW Kristine Berzina, drejtuese e “GMF Geostrategy North” në Uashington.

Shtetet europiane të NATO -s e mbështesin në përgjithësi anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë – me Gjermaninë paksa ‘më jashtë vije’ – por nëse administrata Trump është kundër zgjerimit, atëherë ky angazhim do të ishte i kotë.

Sipas Berzinës, presidenti ukrainas Zelenskyy ka qenë shumë i qartë në qëndrimet e tij, se e ardhmja e Ukrainës duhet të jetë në NATO. Por ajo shtoi se zëvendëspresidenti i ardhshëm amerikan, JD Vance “ka shprehur dyshime rreth kësaj trajektoreje”.

Presidenti francez Emmanuel Macron e mikpriti Zelenskyyn në rihapjen e katedrales së “Notre Dame” pak javë më parë. Ekspertët thonë se qëllimi ishte që të zbuste qëndrimin e Trump rreth Ukrainës dhe të ndikonte në favor të Kievit.

Por askush nuk e di se si do të veprojë Trump. “Kjo është një e panjohur e madhe” – thotë Loss.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Phoenix says:
    January 3, 2025 at 2:08 pm

    I molen thate sunduqet dhe popujt e vendeve Anetare te Natos, me operacionin me te madh Global te pastrimit dhe riciklimit te parave nepermjet Zhelenskit, Doni me per mafien Cifutet Inernacionaliste? Prisni, prsini, se do shikoni dhe shume xhevahire te tyre deri ne 2030-en.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 3, 2025 at 2:12 pm

    This is Miracle of feedom. Autor, Sali Berisha, kompozitor George Bush Junior.

    Reply
  • TRENI says:
    January 3, 2025 at 2:29 pm

    Phonixo e di qe ke filluar te dukesh si pune trapi me keto llogjet koqiracioniste.

    Reply
  • TRENI says:
    January 3, 2025 at 2:55 pm

    [TRENI NR2 = ANTISHQIPTAR GREKO MASKARA (¿?) = TANAQIS GREKOFONAQIS MASKARAQIS]

    TI, TRENI NR2 = GREKO MASKARA (¿?), SHKRUAJ DHE DEBATO PO KE BYTHE ME EMRIN TEND MAVRI (¿?)

    Reply
  • TRENI says:
    January 3, 2025 at 5:14 pm

    Phonixo, ti e ke mire se nuk pergjigjesh kur nuk te vjen per fije, apo perdor edhe ti ket emrin tim TRENI, per t’u pergjigjur si anonim.

    Reply
  • TRENI says:
    January 3, 2025 at 6:36 pm

    EMRIN TIM E KE KOPJUAR PIKERISHT TI LANGO TRENI NR2 = (¿?) = TANAQIS GREKOFONAQIS.
    Jo te gjithe jane antishqiptar, greko maskarenje, te pabese, langaraqe, te pacipe, e bythqira si ti.
    TRENI NR2 = ANTISHQIPTAR GREKO MASKARA (¿?) = TANAQIS GREKOFONAQIS MASKARAQIS.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 3, 2025 at 7:24 pm

    @Phoenix:

    Meqe toni i komenteve tuaja me konspiracion antisemit eshte duke u agravuar ne cdo lajm, por hap librat e historise qe te mesosh se keshtu sic deklaron ti mendonte edhe Britania e Madhe edhe SHBA kur Hitleri kishte pushtuar Austrine dhe Sudetet e Cekosllovakise me argumenta si te Putinit qe “Keto jane krahina ku banojne gjermanet” duke e detyruar kryeministrin anglez dallkauk, Neville Chamberlain te nenshkruante nje mareveshje per paqe ne Mynich me Hitlerin ne vitin 1938, ja si e pershkruan Wikipedia kete mareveshje famekeqe midis UK dhe Gjermanise:

    “…Chamberlain u kthye në Londër me triumf. Turma të mëdha grumbulluan Heston, ku ai u takua nga Lordi Chamberlain, Earl of Clarendon, i cili i dha atij një letër nga Mbreti George VI që e siguronte atë për mirënjohjen e qëndrueshme të Perandorisë dhe duke e nxitur atë të vinte direkt në Pallatin Buckingham për të raportuar. Rrugët ishin aq të mbushura me njerëz paqedashes dhe brohoritës saqë Chamberlain-it iu deshën një orë e gjysmë për të udhëtuar nëntë milje (14 km) nga Heston në Pallat. Pasi raportuan te mbreti, Chamberlain dhe gruaja e tij u shfaqën në ballkonin e Pallatit me Mbretin dhe Mbretëreshën. Mbreti George lëshoi ​​një deklaratë për popullin e tij: “Pas përpjekjeve madhështore të Kryeministrit në kauzën e paqes, kam shpresë të zjarrtë që një epokë e re miqësie dhe prosperiteti mund të lindë midis popujve të Evropes dhe Botës”. Ai i shkroi nënës së tij, Mbretëreshës Mari, se “Kryeministri ishte i kënaqur me rezultatet e misionit të tij per paqe me Hitlerin.” Ajo iu përgjigj djalit të saj me zemërim kundër atyre që flisnin kundër Chamberlain: “Ai solli në shtëpi paqe, pse nuk mund të jenë mirënjohës nga turma?” Shumica e medias britanice dhe e gazetave e mbështetën Chamberlain në mënyrë absolute dhe ai mori mijëra dhurata, nga shume biznesmene angleze. Vetem Churchilli fillikat foli ashpër kundër paktit, ne nje kohe qe asnjë konservator nuk votoi kundër qeverisë. Me pas ngjarjet rrodhen shpejt: Gjermania pushtoi Poloninë në mëngjesin e hershëm të 1 shtatorit 1939. Kabineti britanik u mblodh vonë atë mëngjes dhe lëshoi ​​një paralajmërim për Gjermaninë se nëse nuk tërhiqej nga territori polak, Britania e Madhe do të përmbushte detyrimet e saj per te mbrojtur Poloninë, por asnjë deklaratë zyrtare per shpallje te luftës nuk u bë menjëherë. Ministri i Jashtëm francez Georges Bonnet deklaroi se Franca nuk mund të bënte asgjë derisa parlamenti i saj të mblidhej në mbrëmjen e 2 shtatorit. Te gjitha shtetet e tjera te Evropes nuk e hapen gojen fare per pushtimin e Polonise. Stalini kishte siguruar nje mareveshje me pare me Gjermanine duke e ndare medysh Polonine me Hitlerin. Gjermania kishte planifikuar gjithashtu të pushtonte Norvegjinë, dhe më 9 prill 1940 trupat gjermane pushtuan Danimarkën dhe filluan një pushtim të Norvegjisë. Forcat gjermane pushtuan shpejt pjesën më të madhe të vendit. Anglezet dërguan trupa në Norvegji, por ata pësuan disfate dhe më 26 prill, Kabineti i Luftës urdhëroi një tërheqje.Ajo që u bë e njohur si “debati i Norvegjisë” u hap më 7 maj dhe zgjati dy ditë. Ne fund te debatit ne Parlament, Chamberlain shkoi në Pallatin Buckingham për të dhënë dorëheqjen dhe për të këshilluar Mbretin të zgjidhte Churchillin ne vend te tij. Në një transmetim të dorëheqjes atë mbrëmje, Chamberlain i tha kombit: “ani ka ardhur ora kur ne do të vihemi në provë, pasi njerëzit e pafajshëm të Holandës, Belgjikës dhe Francës po testohen tashmë. Dhe unë dhe ju duhet të mblidhemi pas liderit tonë të ri, dhe me forcën tonë të bashkuar, dhe me guxim të palëkundur të luftojmë dhe të punojmë derisa kjo bishë e egër, e cila ka dalë nga strofulla dhe eshte versulur mbi ne, të çarmatoset dhe të përmbyset përfundimisht.”

    HISTORIA ME PUTININ ESHTE E NJEJTA PERSERITJE DISA VJET ME VONE SEPSE FASHIZMI ME KOMUNIZMIN JANE DERRA TE NJE DOSE QE QUHET DIKTATURE

    Reply
    • Phoeniv says:
      January 3, 2025 at 7:37 pm

      O Zoti Intelektual, eshte e kot te debatoj me ty, se ti nuk kupton ato qe kuptoj une. Ajo qe kuptoj une dhe qe eshte dhe e verteta na pelqen apo jo ne, eshte se Kulti Global qe ka ne pronesi Financat e Planetit, do qe ta shkaterroj Perendimin, Ekonomikisht, Ushtarakisht dhe Moralisht. Ata mendojne se shkaterrimi i Perendimit eshte e vetmja menyre qe i hap driten jeshile Rendit te tyre Te Ri Boteror. Po ndodh para syve tane, por ti nuk e shikon. NATO nuk punon per Perendimin. Eshte thjesht nje vegel qorre ushtarake e Kultit Global qe i sherben axhendes se tyre, ashtu si eshte edhe Putin, edhe Trump, edhe Xi Jiping etj etj me radhe qe jane te shitur e te telekomanduar koke e kembe.

      Nuk di se c’fare tjeter te them.

      Reply
  • Phoenix says:
    January 3, 2025 at 7:56 pm

    O Zoti Intelektual, eshte e kot te debatoj me ty, se ti nuk kupton ato qe kuptoj une. Ajo qe kuptoj une dhe qe eshte dhe e verteta na pelqen apo jo ne, eshte se Kulti Global qe ka ne pronesi Financat e Planetit, do qe ta shkaterroj Perendimin, Ekonomikisht, Ushtarakisht dhe Moralisht. Ata mendojne se shkaterrimi i Perendimit eshte e vetmja menyre qe i hap driten jeshile Rendit te tyre Te Ri Boteror ( I cili eshte nje komunizem Global Teknokrat ). Po ndodh para syve tane, por ti nuk e shikon. NATO nuk punon per Perendimin. Eshte thjesht nje vegel qorre ushtarake e Kultit Global qe i sherben axhendes se tyre, ashtu si eshte edhe Putin, edhe Trump, edhe Xi Jiping etj etj me radhe qe jane te shitur e te telekomanduar koke e kembe.

    Nuk di se c’fare tjeter te them. Ne kete bote kokeposhte dhe mashtrimi qe jetojme, e Verteta duket si fanta-shkence per shumicen.

    Reply
  • ¿? says:
    January 3, 2025 at 9:30 pm

    Phonixo, ti mos u hiq kaq superior dhe arrogant mor zoteri. Ti qe i kupton kaq mire keto korpicaqirat me cifute e me kulte globale, qe me fal nuk po thote njeri qe nuk jane te verteta, por edhe ndonje prove ti nuk ofron pervec llafeve bosh, si nuk kupton qe vete je nje kokerr rëre, per te mos thene kokerr pordhe ne kete univers, dhe ne je i Zoti te sjellesh ndonje ndryshim OK. Nqs jo a nuk e kupton qe je nje buri e prishur dhe e stonuar qe hiqesh per ç’nuk je? Nuk pres pergjigje se ti nuk pergjigjesh kur nuk te vjen per hosh, po komentet ketu jane te hapura, prandaj ne daç pergjigju ne daç jo, puna eshte qe ashtu si flet ti duket thjesht nje menyre per te bere interesantin, dmth per t’u hequr mushke midis gomeresh.

    PS. Ti thuash tjetrit nuk debatoj me ty se ti nuk kupton ato qe kuptoj une popullorçe i thone pordhacllek, akademikçe i thone arrogance. Ktheje ti boten me kokelart po qe i zoti e mjaft i shite bajgat per pasta.

    Reply
    • Phoenix says:
      January 3, 2025 at 9:36 pm

      Mire o mire, nuk te detyron njeri ty te degjosh e lexosh pordhet e mija, nderkohe qe une po flisja me dike tjeter. Po do prova shko pyet Prokurorine, se ata do ti tregojne e shtjellojne. Nuk po bej pordhacin ketu, thjesht po them ca te verteta qe c’dokush mund ti shikoj e verifikoj po te hedhi syte aty.

      Reply
      • ¿? says:
        January 3, 2025 at 9:57 pm

        O njeri, ti e çon edhe me tutje pordhacllekun tend kur thua “une po flisja me dike tjeter”, si me thene se “me cilin flas une e caktoj po une”, nejse. Po edhe ate punen e detyrimit perseri ashtu e thua, demek une e leshoj ate qe kam per te leshuar dhe ti po deshe degjoje po deshe jo, nuk te detyron njeri. Po mor zoteri, po ti harron nje gje qe zhurmen qe ben ti dua s’dua e degjojne edhe te tjeret qe vine ketu dhe nqs kane ndonje gje per te thene do ta thone, apo jo? Se i bie qe edhe une te tepergjigjem , po ç’ke o Phonix, edhe ty nuk te detyron njeri te degjosh e te lexosh ate qe shkruaj une, qofte per ty, qofte per te tjere, qofte edhe per te bere zhurme meqe na ka paguar Thanua qe te mbulojme te vertetat qe thua ti. A thua se i prish ndonje pune Thanos te t’i censuroje komentet, po t’i doje qefi.

        Reply
  • TRENI says:
    January 3, 2025 at 10:07 pm

    Po i ngacmuan dashnorin e tij intelektuhalene greke, shqipfolesi llapaqen greko maskara behet “tiger” prej letre,
    per te fshire bythen Forumi Shqiptar me te.

    Eshte i zbuluar, i vertetuar, i çertifikuar, i demaskuar, i diskretituar, i shkerdhyer, i degraduar, qe ne krye te heres,
    si antishqiptar greko maskara langaraq = (¿?).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?