Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trumpeta e Zotit…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Vargje > Trumpeta e Zotit…
Vargje

Trumpeta e Zotit…

Published: July 28, 2022
Shpërndaje

Nga ARBEN DUKA (1957-2021)

 

O mendime që më vini,

- Publicitet -

turbull porsi valët,

dhe me aromë pelini,

m’i vishni gjithë fjalët.

Që ju linda-që ju rrita,

porsi kanakarë,

në udhëkryqe dhe në prita,

pse më hiqni zvarrë?

Më lëviz damari i ballit,

si nje eksplozion,

porsi Shtëpia e Djallit,

koka më gjëmon.

Ç’më sjellin këto mendime,

gjithë këto meraqe,

moj e shkreta jeta ime,

që nuk gjete paqe!

Moj e shkreta jeta ime,

me ato vullkane,

me të thinjurat mendime,

në borë e tufane…

O mendime-o mendime,

që më hapët punë,

u thinjët si mjekra ime,

u thinjët si unë.

O mendime që në zemër,

më digjni si eshka,

ju kini turrin e dritës,

unë eci si breshka.

Se shkrihet poet’ i shkretë,

në ballin e shqotës,

dhe shkurton të tijën jetë,

që të zgjasë të Botës.

Ndez e ndez ky i bekuar,

një dritëz mes territ,

veç Ai i ka jetuar,

mundimet e Ferrit.

Asnjëherë në krahë të tija,

nuk shënoi balanca,

tretet si vesa-si hija,

kur flet injoranca.

Mund të mposhtë gjarprin me zile,

të mundë një kuçedër,

po pushteti injorancës,

është më i egër.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pas Diellës vjen Gjoni”, Rama zbulon avatarin e ri në prokurimet publike
  • Majko: Jam i shqetësuar për lidhjet e PS me krimin, jo për seksin
  • VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  • Jepet pretenca, SPAK kërkon një vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës
  • I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të biznesmenit, mes tyre kompani farmaceutike

Komentet e Fundit

  1. Elb on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  2. Jurist on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  3. AI startup perks on Unë kullën, ti armët? Vëllai i kryebashkiakut Sako dhe ortaku i vëllait të ministrit Nufi marrin leje për 27 katësh në Tiranë
  4. Jannette on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Fjalë me vend on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?