Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
KronikeLajmi i fundit

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Published: May 23, 2025
Shpërndaje

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu.

Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij.

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

- Publicitet -

Ndërkohë mamaja e tij tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shoi atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Ndërkohë burime kanë mësuar se trupi i pajetë i tij pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.

Artan Lame u raportua se ndërroi jetë që dje, por gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, sqaroi se në fakt ai ishte ende në jetë, por në koma cerebrale.

“Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë”, u shpreh Fevziu nga studioja e emisionit, ku Lame ishte shpesh i ftuar.

Një prej figurave më të njohura publike shqiptare, Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.

Artan Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

*Koma cerebrale është një gjendje e rëndë mjekësore ku një person ndodhet në gjendje të pandërgjegjshme të thellë dhe nuk mund të zgjohet, të reagojë ndaj stimujve të jashtëm apo të kryejë funksione themelore vullnetare. Kjo gjendje është rezultat i një dëmtimi të rëndë në tru, dhe zakonisht quhet thjesht “komë”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    May 23, 2025 at 1:33 pm

    He moj Juve familja,mos i lini ne dore te fevziut e te politikes keto pune.O vdiq,o nuk vdiq. Dy llafe ndajne dhene.

    Reply
  • Inxhinieri says:
    May 23, 2025 at 2:23 pm

    U prehtë në paqe! Ishte shumë i ri për atë rrugë pa kthim…
    Po si ore nuk e përmend kush faktin që i ndjeri ka mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, në fushën e Markshajderisë (Topografi Nëntokësore)?
    Shpjegimi është i thjeshtë, pavarësisht se ka qenë drejtor i ALUIZN-it apo ASHK-së, z. Lame nuk ka lënë asnjë gjurmë në fushën e Inxhinierisë Markshajderike…

    Reply
  • Arben says:
    May 23, 2025 at 7:19 pm

    Sa vajti transporti?

    Reply
  • Antiturk says:
    May 23, 2025 at 7:31 pm

    Transporti vajti aq sa të të pëlcasin të dy sytë , turku I mutit .

    Reply
  • ..... says:
    May 23, 2025 at 10:59 pm

    Sa te pa shpirt qe jeni o Arben! Nuk e di çfare gjallesa paski qene dhe a mundet qe ne Shqiperi te rrojme me bashke me njeri tjetrin kur talleni dhe me jeten?! Ju jeni kriminela te shpirtit dhe duhet te largoheni ne qoftese diktoheni, ndryshe duhet tu largojne per te shkuar atje ku u pelqen muhabeti, ku nuk flitet me. Te pa shpirt ! U mesoji dreqi kryekrimineli Sali si veten e tij, pa shpirt njerezor vetem per pushte kermeshira. NUk mund te shkruaj. Me keta njerez nuk jetohet me, te ndane vetem huri.

    Reply
  • VLONJATI says:
    May 24, 2025 at 4:03 am

    Ti qe na shan turku i mutit je afrikan byth zi AI QE PYET PER TRANSPORTIN DO JETE NDONJE MALOK I SALES DHE VERTET TI VIJE TURP .I paharruar kujtimi i tij ,ofte dheu i lehte per te ,ngushellime familjes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?