Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tuneli i Llogorasë ekonomikisht rezulton si projekt i paleverdishëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Tuneli i Llogorasë ekonomikisht rezulton si projekt i paleverdishëm
Analizaopinion

Tuneli i Llogorasë ekonomikisht rezulton si projekt i paleverdishëm

Published: August 28, 2024
Shpërndaje

Nga Sherefedin Shehu*

 

Përfundimi i projekteve të infrastrukturës si autostradat dhe sidomos tunelet përbën një ngjarje për Shqipërinë. Shqiptarët udhëtuan për herë të parë në autostradën Tiranë-Vorë të përfunduar nga fundi i viteve ’90 dhe më pas në autostrada të vërteta pas vitit 2009.

- Publicitet -

Kjo është një arsye se përse qytetarëve nuk ju shkon fare ndër mend që të shqetësohen për eficiencën e parashikimit buxhetor, projektimit dhe zbatimit të këtyre projekteve.

Por, fatkeqësisht ata nuk reagojnë as kundër inaugurimeve të përsëritura të projekteve të papërfunduara dhe pajtohen me përdorimin e tyre, pavarësisht rreziqeve dhe problematikës që ata hasin, siç është rasti i “Rrugës së Arbërit” dhe “Tunelit të Llogorasë”.

Midis projekteve infrastrukturore në zbatim, inaugurimi i tunelit të Llogorasë pa u përfunduar dhe problematikat në projektimin dhe zbatimin e tij tregojnë qartë injorimin e standardeve dhe rregullave të miratuara për menaxhimin e investimeve publike.

Analiza e procesit të miratimit, projektimit, tenderimit dhe zbatimit të këtij projekti tregon qartë se vendimi dhe të gjitha procedurat që lidhen me zbatimin e këtij projekti dominohen nga motive dhe interesa politike.

Tuneli i Llogorasë nuk ishte përcaktuar si projekt prioritar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe as në Strategjinë e Sektorit të Transportit, por u zgjodh papritur nga Kryeministri.

Duke ju referuar këtyre dokumenteve dhe praktikës së vendeve të zhvilluara rezulton se secili vend së pari duhet të projektojë korridoret më të rëndësishme që përgjithësisht janë korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim.

Më tej projektohen lidhjet më të rëndësishme me këto korridore.

Strategjia e sektorit të transportit në Shqipëri përcakton si prioritar korridorin rrugor Elbasan-Berat-Përmet-Tepelene-Ura e Kardhiqit-Sarandë si vazhdim të korridorit veri-jug të Shqipërisë dhe korridorin Lindje-Perëndim apo rrugën Korçë-Durrës.

Këto projekte do të nxisnin zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe do të hapnin rrugën për përfundimin e korridoreve të tjera mbështetëse që sipas strategjisë së transportit rrugor përfshijnë Rrugën e Arbërit, rrugën Milot-Shkodër, rrugën Lushnjë-Skrapar, rrugën Tepelenë-Korçë dhe rrugën Vlorë-Sarandë, pjesë e të cilit është edhe Tuneli i Llogorasë.

Ndërtimi i Tunelit të Llogorasë spostoi zbatimin e projekteve në vazhdim që ishin rruga Rrogozhinë-Korçë dhe Rruga e Arbrit.

Në të dy projektet, puna kishte filluar para vitit 2013 dhe tani në vitin 2024 ose pas më shumë se 11 viteve, ato janë ende larg përfundimit pavarësisht inaugurimeve të shumta të bëra herë pas here për fillime dhe rifillime të segmenteve të tyre.

Përveç injorimit të prioriteteve vëmendje duhet të tërheqë edhe kostoja e rritur nga faktori kohë mbasi tejzgjatja e zbatimit të projekteve, sidomos gjatë kësaj periudhe të krizës së Covid-19 dhe krizës ekonomiko-financiare që pasoi i rrit ndjeshëm kostot e tyre, përveç vlerës kohore të parasë.

Tuneli i Llogorasë ekonomikisht rezulton si projekt i paleverdishëm.

Pavarësisht atyre që thuhen ky nuk shkurton 35 apo 40 minuta, por më pak se 15 minuta. Edhe po të ishte e vërtetë kjo kohë, ajo nuk mjafton për të argumentuar ndërtimin e një vepre me kosto kaq të lartë si një minisegment i një korridori të quajtur Korridori Blu, i cili është ende është në letër.

Një fakt tjetër kundër leverdishmërisë së këtij projekti është edhe përdorimi sezonal i tij.

Turizmi në Shqipëri akoma është në fillimet e veta dhe zgjat 2-3 muaj dhe fatkeqësisht zona është e shpopulluar dhe shumë pak njerëz jetojnë në të në pjesën tjetër të vitit.

Ashtu si edhe shumë projekte të tjera, edhe ky projekt nuk i shpëtoi kostove të keqmenaxhimit dhe abuzimit. Zbatimi i këtij projekti ka kaluar nëpërmjet disa pazareve dhe marrëveshjeve të dyshimta.

Tenderi i parë për ndërtimin e tij u shpall në dhjetor të vitit 2020, ndërsa hapja e ofertave ishte caktuar për në 12 shkurt të vitit 2021.

Por, pak ditë para datës së hapjes së ofertave, afati i tenderit u shty për në 12 mars.

Më tej, Ministria e Infrastrukturës kundër ligjeve dhe standardeve të tenderimit ndryshoi kriteret e veçanta të kualifikimit, duke ulur kriterin e fitimit të realizuar 5 vitet e fundit me 2.5 herë dhe vëllimin e punëve të ngjashme nga 70% në 50% e fondit limit, si dhe duke shkurtuar kohën e ndërtimit nga 5 në 3 vjet.

Edhe pse kushtet e konkurrimit u formatuan për një kontraktor “të paracaktuar” dhe ndonëse në tender u paraqitën 6 oferta, tenderi u anulua me një artikulim publik pa argumente konkrete se “asnjëra ofertë nuk ishte e përshtatshme”.

Kështu tenderi u rishpall në qershor të vitit 2021 për t’u zhvilluar më 28 korrik të këtij viti.

Dhe rezultati ishte një kosto e shtuar prej rreth 40 milionë eurosh krahasuar me ofertën më të mirë të tenderit të parë dhe fituesi ishte një biznesmen turk i cili, bazuar në dokumente dhe foto të bëra publike, ishte takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku 4 muaj para zhvillimit të tenderit.

Kostoja më e lartë e Tunelit të Llogorasë nuk lidhet me vështirësinë e projektit, por me keqmenaxhimin e projektimit dhe zbatimit të tij. Ky është një tunel i standardeve më të ulëta për nga përmasat dhe vështirësia e realizimit të tij.

Por, kostoja e ndërtimit të tij tuneli është afërsisht 35 milionë euro për 1 (një) Kilometër (km).

Studimet më të fundit për kostot e ndërtimit të autostradave në Bashkimin Europian tregojnë se për periudhën 1990-2020, ato janë mesatarisht rreth 11 milionë euro/km.

Kjo kosto është relativisht më e lartë në vendet malore si Austria me 12.87 milionë euro/km, Sllovakia me 9.56 milionë euro/km dhe Çekia me 8.86 milionë euro/km. Ndërsa në vende të tjera të BE-së, kostoja është edhe më e ulët si Danimarka 5.89 milionë euro/km, Kroacia 6.682 milionë euro/km, Sllovenia 7.29 milionë euro/km dhe Gjermania 8.24 milionë euro/km.

Kostoja e abuzimeve në këtë vepër është shumë e dukshme. Përveç kontraktimit dhe rikontraktimit të kompanive të hartimit të projektit dhe tenderimit dhe ritenderimit të zbatimit të tij, proceset përkatëse kanë rezultuar me kosto të rritura.

Kështu fituese e tenderit ishte oferta 170 milionë euro ose rreth 205 milionë euro (përfshirë TVSH-në, mbasi shpallja e ofertave pa përfshirë TVSh-në është spekulative dhe e qëllimshme) kur në tenderin e parë të anuluar pati edhe oferta me 110 milionë euro dhe në tenderin e dytë oferta më e mirë ishte 158 milionë euro (pa TVSh).

Por hijet e dyshimit shkojnë më tej po të kemi parasysh faktin se kompanitë që dhanë ofertën më të ulët në tenderin e parë të anuluar përfunduan si nënkontraktorë në tenderin e dytë.

Përfundimisht ajo që u rrit është vetëm kostoja e qytetarëve. Përveç kostos së abuzimit, e cila rezulton rreth 40 milionë euro, ata do të paguajnë edhe 5 euro për secilin kalim në tunel.

*Konsulent i pavarur, e posaçme për Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
46 Comments
  • Jimi says:
    August 28, 2024 at 10:12 am

    Meqense “shtembes ja vure vegjen”, hajde se po e mbyllim tunelin o Sherefidin porfesori !

    Reply
    • prec ulaj says:
      September 3, 2024 at 1:45 pm

      Artikulli duket cfare permbajtje ka qe ne momentin e fotos ne krye, tregon nje tynel qe nuk ka mbaruar, nderkohe qe ne tynel po behen edhe dasma ne kohen qe nuk ka shume trafik, aq i paster dhe i bukur eshte..

      Reply
  • Gas Gas says:
    August 28, 2024 at 10:52 am

    Po e shpjegoi Arben Ahmetaj si qe bere futja me tynelin. Tenderin e pare e fitoi Firma Gjoka ne mos gaboj per 100 milion a 110 milion. Qeveria e anulloi dhe beri tender te dyte ku fitues u shpall turku “miku” I Rames me nje oferte 40-50 milion me te lart. Dhe ca beri turku ‘
    “Miku” i rames fitues; ja dhe per ndertim firmes Gjoka per 100 a 110 milion duke mbajtur diferencen 40-50 milionshe per veten dhe per mikun e tij Rame. Edhe ne na kushton rruga 5 here me shume se Kroacia. Po vjedhin hapur fare. Po ne burg ku do perfundojne sapo te humbin pushtetin nuk kane per ti gezuar ato leke

    Reply
  • DD says:
    August 28, 2024 at 11:06 am

    Për Gazetën DITA:
    Ka një praktikë nga shtypi modern-psh Gazeta USA TODAY- që për artikuj të kësaj natyre botohet “Mendimi ynë”(i redaksisë) ose i një oponenti, psh nga Qeveria.
    Autori ka qënë Ministër a zv. Ministër nën qeverinë e Berishës dhe sigurisht është kritik i qeverisë, mgjs fshihet pas “expertit të pavarur”, por kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka problemi që shtron.

    Reply
    • prroji fshatit says:
      August 28, 2024 at 11:16 am

      Pse nuk e thua troc, Sherefedini eshte nje cope mu.ti, i ngjitur mbas kepuces Sali Berishes.
      Keshtu e kuptojne me kollaj njerezit.

      Reply
  • Eno says:
    August 28, 2024 at 2:03 pm

    O shoku Sheferedun! Po nuj të imagjinoja o kaq injorant o kaq shumë i pacipë. 1. Strategji kombëtare nuk janë vetëm ato që mund të të thonë ty. Si rrotë k.ri që je as që nuk e kupton. 2. Rrugën e Llogarasë e kam kaluar që fëmijë për 50 vjet resht, bile edhe sot, dhe me para 1 viti vërtet kursej 45-50 minuta, shto konsum karburanti, amortizim mjeti, stres, munges rendimenti. Por si rrotë k.ri që je as që nuk e kupton. 3. Nëse ta kanë mbushur mëndjen që je i gjithë ditur, atëherl kupto që je një vrimë p..i.
    P.s. nuk ka lidhje as PS, as PD me faktin se sa idjot je!!!

    Reply
    • Aldrinp says:
      August 28, 2024 at 7:55 pm

      o kurvat e Ramutit, dini te lexoni?
      Shikoni koston dhe koston e shtuar per te vjedhur.
      Nuk i leverdiste me mire shqiptareve te behej rruga e Llogarase me tre korsi?
      Apo ishte me mire te hidhej ne ere Mali dhe te vidhnin bucet dhe kermat e Rames?
      Nuk i leverdiste me mire vlonjateve te hapej rruga e Skeles per ne Uje te Ftohte me 3 ose 4 korsi, apo duhej te shqyhej Shashica qe te vidhte sa me shume Ramut & Company..
      Kush e garanton sigurine e qytetareve ne Shashice qe bien guret dhe nuk ka armature mali?
      Kush e garanton jeten e qytetareve ne nje tunel qe qellimi i ndertimit eshte vjedhja, dhe jo zgjidhja e problemeve te qytetareve
      Ka te drejte autori, sepse harxhimet jane per te vjedhur dhe jo per ti qare hallin pushuesve.
      Ai qe do te shkoje ne LLogara ka kenaqesine te shikoje dhe bregdetin.
      Qenkan shqetesuar kurvat e Rames, se doli hapur afera e tenderave dhe koncesioneve qe po mbysin shqiptaret si komb, dhe po zbrazin Shqiperine.
      Kane vdekur fshatrat, o plera. Kujt ja bete kete sherbim qindra milionesh?

      Reply
  • Seno Sinanaj says:
    August 28, 2024 at 3:32 pm

    Lëri nazet Shero,
    Se s’të kanë lezet,
    Ekonomistë si ti,
    Zoti ka për gazep,

    Si ke ngrënë bukë,
    Shero deri sot,
    Zoti ty të ruajt,
    Se ne do t’ishim trokë

    Ti PLAÇ nga inati,
    Dhëmbin sa të qënit,
    Të ka mbetur vetëm,
    Ti bieç karadyzenit

    Nashti pir, pirdh, se lirohesh.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    August 28, 2024 at 3:48 pm

    Sali-metistët akoma nuk jane dhe as kane per qene ndonjehere te afte te perballen me realitetin, me pozitiven dhe me fatet e kombit. Jane “ne pritje te Godose” Sali qe te dalë nga burgu dhe te shkojne e ta hedhin ne erë Tunelin e Llogarase. Jashteqitjet e kombit nuk paskan te sosur.

    Reply
  • Shkëlqim Lila says:
    August 28, 2024 at 6:02 pm

    Po rreziqet që janë prezent në rrugën ekzistuese të Llogorasë a i merr parasysh shoku Sherefedin Shehu, apo kush pyet për jetë njerëzish të humbura në atë rrugë plot rreziqe dhe e vështirë për ta mirëmbajtur; këtu është për tu çuditur njerëz jo kompetent të japin mend për gjëra që nuk i dinë, të rrokullisur në një krah të politikës flasin si e ama e Zeqos në majë të thanës!!!
    Leverdia e investimit shihet në kompleks, nuk gjykohet vetëm koha që shkurton por vlerësohen disa benefikte që sjell për zonën, që Shehu i eliminon me lapsin e tij!

    Reply
  • Katiu says:
    August 28, 2024 at 7:24 pm

    Pjesa më e bukur e rvierës sonë që përherë më ka emocionuar , është qafa e Llogarasë që Rama e futi në arkivolin me emërin tunel .
    Në Kaliforni kam parë rrugë që kanë oqeanin nënvete e më kujtuan Llogaranë tonë . Por kjo e jona është më e bukur .

    Ku ia del dot populli ynë dele me arrogancën e harbutit Rama me këtë tunel e me të tjera , apo me arrogancen e Berishes dje , per rrugën e tij te kombit ?!

    Harxhoji paratë për të zgjeruar rrugën , jo per të hyrë në histori me tunelin që varros rivierën !

    PS
    More , kur do behet ndonjë referendum në Shqiperi ???

    Reply
  • Epo kjo puune!! says:
    August 28, 2024 at 7:58 pm

    O Katiu. Po nuk ta ka mbyllur njeri rrugen e qafes o njeri. Po pate intat Ramen dhe per inat te Rames nuk do qe te kalosh nga tuneli, je i lire te kalosh nga Qafa e Pates sa here te duash, Edhe Berisha, nuk beri gabim qe beri rrugen e Kombit. Ti, po ke qejf, bjeri nga maloret e Shpalit ose bjeri nga kthesat e Gomsiqes per inat te Berishes, Nuk te ndalon njeri. Berisha ka ghynahe plot, por jo per rrugen e kombit.

    Reply
  • As te shani nuk dini says:
    August 28, 2024 at 8:06 pm

    Per Aldrin Pocin. Urrejtja ju ka zene syte dhe ju ka bere budallenj. Vjedhja tek fondi i rruges dhe vete rruga jane dy gjera te ndryshme ooooooo Aldrin. Pse vodhi Rama nuk do te thote qe eshte gabim rruga. Keni marre kot dhe as te shani nuk dini. Se me kete logjiken tende, i bie qe rruga te kaloje fshat me fshat si ne kohen e Enverit. Une per shembull nuk i rashe nga llogaraja, i rashe nga Kota dhe Gjormi, per ne Borsh. Hengrem dhe nje dreke ne Kote. Ky komenti yt eshte kaq pa lidhje sa nuk ka ku te veje. Rrri tek Rama dhe te vjedhja. Te merret SPAK me to. Mos e dhit muhabetin me idiotesirat e fshatrave me tre korsi se e bastardove fare,

    Reply
    • Aldrinp says:
      August 29, 2024 at 1:40 pm

      Po si mendon ti mendje e madhe e Rrugeve te Medha? Ai qe vjedh e ka per te miren tende?
      Vetem kete me sqaro, o njeriu me fat qe ke ngrene dreke ne Kote..

      Reply
  • Arben Tashko says:
    August 28, 2024 at 8:09 pm

    Tyneli i llogarase, ne rast te veprimeve armiqesore kunder vendit tone ate zone,
    mendoj se eshte i dobishem per tu mbrojtur, ku mund te strehohen njerez dhe
    paisje te ndryshme qe te jene jashte rrezikut.

    Reply
  • Tiku Asma says:
    August 28, 2024 at 11:01 pm

    Tuneli i Llogarasë afron Bregun më Vlorë. Ka vlerë patriotike, veç asaj ekonomike.
    Pastaj, Turizmi nuk është 2-3 muaj siç thotë specialisti, por më gjatë.
    Ato të dhënat e tjera që i ka grumbulluar me kujdes le t’i çojë në SPAK se mbase ka shumë të drejtë.
    Po mirë o specialist, po ajrimi i tune lut si ishte? Unë azmatiku a mund të kaloj me makinë?

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2024 at 1:05 am

    ne 1991 Ramiz Alia e antarsoi Shqiperine ne organizatat e Helsinkit e ca ye tjera.
    Klownit ja kane lene ne 2030 dmth 40 vjet pas Ramiz Alise.

    Reply
  • Eno says:
    August 29, 2024 at 4:34 am

    O Aldrinp! Mos merr flakë nga b.tha! Anët e inxhinierisë i dinë vetëm specialistët, por sot është bërë zakon që këpucar të japë mendim edhe për këmbët e urës. Tjetër, nëse ka abuzim, vjedhje etj. dhe neve të rahmutit nuk na pëlqejnë, ju të salimesë çoni faktet në prkurori. Po dhe aty nuk zgjidhet thoni. Po si tja bëjmë me prokurë dhe gjyqtarë plepash?! Jepi vetë zgjidhje si i mençur që dukesh.

    Reply
    • Aldrinp says:
      August 29, 2024 at 1:38 pm

      Po ca thua o kurve e Rames? nuk e shikon faktin qe km i rruges eshte trefishi i rrugeve Evropiane?
      Nuk shikon faktin qe tenderi aprovohet njehere me 100 milione, anullohet, dhe aprovohet perseri nga te njejtet persona me 158 milione?
      Cfare mut SPAKu thua, kur Incineratoret po hane buxhetin e Shtetit dhe plerat digjen ne natyre
      Te eshte qelbur Orikumi nga plerat, o kerme e Rilindjes,
      Sa here mbrojti Rama Gjiknurin per Unazen?
      Po Beqen per tenderat e Sterilizimit?
      Ai ka dale vete ne mbrojtje te Megavjedhjeve, dhe ti thua coja SPAK
      SPAK i ka para syve, hapur te gjitha, ca kerkon ti me teper. Ky eshte denoncim, si e quan ti denoncimin?

      Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    August 29, 2024 at 6:38 am

    Deshtimi i plote ne ekonomi i Rilindjes ka si arsye kryesore faktin se kjo Rilindja ka thyer tiparin baze te Ekonomise tregut – Konkurencen!
    Edhe tenderi me minor si kuote kudo ku zhvillohet programohet qe me pare se kujt do ti jepet e atij pastaj i marrin gjysmen qe ne nisje. Prandaj eshte ky vend me ekonomine me informale e te rrenuar ne krejt Europen.
    Konkurenca e lire si baza e Ekonomise tregut ketu nuk ekziston e eshte ekzekutuar me kohe. Vendin e saj e ka zene percaktimi i fituesit sipas oreksit qeverise qe pastaj te ngope orekset e saj. Duke realizuar edhe nje skeme tenderash krejt fasade qe te gjithe e dijne qe me pare ate, “fituesin” kur i tille eshte vetem nje, pushteti Rilindja.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 29, 2024 at 7:52 am

    Zotri: Je kujtuar shumë von për TUNELIN E LLOGARASË & RR.ARBRIT.Të dyja veprat nuk i bënte dot SALIU YT..sikurse shumë vepra të tjera që i la RRUGËVE..si të Rr.Kombit,Tiranë-Elbasan,etj.
    -Ndaj,Sb i ka bërë LISTAT E ZGJEDHJEVE TË 2025,duke e lënë veten e tij JADHTË LISTE(PRAPA LISTE TË L.LIPE SHTOGUT),pasi është në arrest shtëpie deri 2025..e më tej,pasi do i hapën shumë dosje të tjera si 21 janari,Gërdeci,Çez-dia,lobimet Ruse,Kl.Partizani,Pronat në Porto Romano(Damir Fazlliç)etj.
    -Ta gëzoni pasionin Z.Shehu..!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 29, 2024 at 7:53 am

    Zotri: Je kujtuar shumë von për TUNELIN E LLOGARASË & RR.ARBRIT.Të dyja veprat nuk i bënte dot SALIU YT..sikurse shumë vepra të tjera që i la RRUGËVE..si të Rr.Kombit,Tiranë-Elbasan,etj.
    -Ndaj,Sb i ka bërë LISTAT E ZGJEDHJEVE TË 2025,duke e lënë veten e tij JADHTË LISTE(PRAPA LISTE TË LIPE SHTOGUT),pasi është në arrest shtëpie deri 2025..e më tej,pasi do i hapën shumë dosje të tjera si 21 janari,Gërdeci,Çez-dia,lobimet Ruse,Kl.Partizani,Pronat në Porto Romano(Damir Fazlliç)etj.
    -Ta gëzoni pasionin Z.Shehu..!

    Reply
  • MeteH says:
    August 29, 2024 at 8:50 am

    Kapterr Lalaj kjo Gomarica madhore nga katundi i atij Poliagjentit si zakonisht i ka ne dy kopje traplliqet qe poston.
    Po ku merr vesht ti oj Gomarice madhore e epokes zboreve nga Tunelet e nga ekonomia!

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    August 29, 2024 at 10:05 am

    KM DHE B. BALLUKU U TAKUAN ME BIZNESMENIN TURK, I CILI E FITOI TENDERIN ME 40 M EURO PLUS, 4 MUAJ PARA SE TE NDAHJE TESPIA,

    KETO LEXONI O FUNDERRINA DHE JO MERRENI ME SHEREFEDININ.

    Reply
  • demo says:
    August 29, 2024 at 10:37 am

    Ne numurojme qindshet.Keta flasin me Miljona Euro,Ne flasim me 100 leke..Keta luajne me tenderat ne dem te arkes se shtetit,.T`ja cvasin pensionin edhe ato qind leke te mjera.

    Reply
    • Shko mbytu ne lume says:
      August 29, 2024 at 2:16 pm

      C’te duhet komenti kur nuk ke breke ne by.the?
      Apo ti besh te gjithe si puna jote ?
      Ik me mire var nje gure ne qafe mbytu ne lume, se te vrasesh veten me arme duhen leke.

      Reply
  • Eno says:
    August 29, 2024 at 3:18 pm

    O Aldrinp. E para nuk jam kurvë. E dyta të q.fsha robët Ty të parit, edvinëve e salive se rro.ka më ri akoma përpjetë. Ç’faj kam unë që je një copë bajgë dhe flliq inteligjencën edhe të sojit tënd(gomarit) !!!

    Reply
  • Katiu says:
    August 29, 2024 at 5:14 pm

    O Tashko strategu !
    Tuneli është një thes që mjafton t’i lidhesh grykën dhe ç’do gjë brënda është e vdekur . Per ketë armikut i duhet një togë ushtarësh dhe disa bombola me gaz nga ato që perdorte Hitleri pęr të zhdukur hebrenjtë .
    Kur njerëzit marrin malet , armiku u merr të keqen , biles edhe atomin po perdori .

    Tashko , keto janë leksione per filloren . Thuaja keto edhe Ramës , megjithse ai ka NATON , e ka festen mbi sy !

    Reply
  • Gezimi says:
    August 29, 2024 at 6:26 pm

    Sherifedini eshte kujtuar shume vone te na flase per efiçensa dhe probleme te tilla. Mjafton ti kujtoj Qafe Plloçen, nje investim totalisht jo rentabel dhe te heshti pergjithmone. Edhe rruga e Kombit autostrade i thençin sic e late ju. Apo jo Shero?

    Reply
  • km says:
    August 30, 2024 at 2:18 pm

    Ti thuash tjetrit hajdute ,duhet te japesh prova te dokumentiara.Se dyti,te krahasosh kete tynel me ato te autostrades se kroacise duhet ,te pakten te kesh kaluar nje here ,si dhe te kesh te dhenat krahasuesr sa Ka kushtuar tynelit me i gjate ne kroaci,krahasuar me Tunelin e llogarasei cili Ka dy tynele per dy korsite e kalimit,plus lidhjet e emergkences per perdorim te njelalimshem ne rast te bllokimit te njeriut krah.Te Tille tynel nuk Ka ne asnje vend te autostrades A-1 ne kroaci.Krahasimi duhet te behet me nje te ngjashemUne kaloje dy here ne gjashte muaj ne drejtimi te Italise ,por tynel te Tille si Llogaraja nuk kam pare.Kam pare rrugen shume cilesore,autostrade malore shume te bukur Edhe si arkitekture,por ne asnje vend nuk kam pare nje kosto te propoganduar per te lavderuar autorete ne fund te fundit Sic duketju qe jepni te dhenat krahasuese duhet te keni lidhjet me qeverine kroate.se fundit,k kaluar Edhe nga qafa e llogarase.Eshte rrugen e bukur,panorami Ke,por historikisht eshte quajtur e rezikeshme.Aq me teper sot me kete intensitet te l’arte trafikun.Ndaj efektiviteti i ketij Tuneli eshte shume i l’arte .Pashes rrugen e re Thumane kashar,shume e bukur dhe cilesore,me hyrjes e dalje e nenkalime vertete veprat arti.Por Edhe per kete autostrade zhurmen e madhe e protesta,sepse nuk Ka per cdo shtepi nje nenkalime.Ata qe e nxisin ,Sic Duket ,nuk Kane pere fare autostrada ne Europe.E keqja qe Ka dhe deputetet te Tille ,pa’ haber fare.

    Reply
  • km says:
    August 30, 2024 at 2:23 pm

    Ti thuash tjetrit hajdute ,duhet te japesh prova te dokumentiara.Se dyti,te krahasosh kete tynel me ato te autostrades se kroacise duhet ,te pakten te kesh kaluar nje here ,si dhe te kesh te dhenat krahasuesr sa Ka kushtuar tynelit me i gjate ne kroaci,krahasuar me Tunelin e llogarasei cili Ka dy tynele per dy drejtimet e kalimit,plus lidhjet e emergjences per perdorim te njekalimshem ne rast te bllokimit te njerit krah.Te Tille tynel nuk Ka ne asnje vend te autostrades A-1 ne kroaci.Krahasimi duhet te behet me nje te ngjashemUne kaloje dy here ne gjashte muaj ne drejtimi te Italise ,por tynel te Tille si Llogaraja nuk kam pare.Kam pare rrugen shume cilesore,autostrade malore shume te bukur Edhe si arkitekture,por ne asnje vend nuk kam pare nje kosto te propoganduar per te lavderuar autorete ne fund te fundit Sic duketju qe jepni te dhenat krahasuese duhet te keni lidhjet me qeverine kroate.se fundit,kam kaluar Edhe nga qafa e llogarase.Eshte rrugen e bukur,panorami Ke,por historikisht eshte quajtur e rezikeshme.Aq me teper sot me kete intensitet te l’arte trafikun.Ndaj efektiviteti i ketij Tuneli eshte shume i l’arte .Pashes rrugen e re Thumane kashar,shume e bukur dhe cilesore,me hyrjes e dalje e nenkalime vertete veprat arti.Por Edhe per kete autostrade zhurmen e madhe e protesta,sepse nuk Ka per cdo shtepi nje nenkalime.Ata qe e nxisin ,Sic Duket ,nuk Kane pare fare autostrada ne Europe.E keqja qe Ka dhe deputetet te Tille ,pa’ haber fare.

    Reply
    • Aldrinp says:
      August 30, 2024 at 6:34 pm

      km, qafa e Llogarase nuk eshte e rrezikeshme, po e rrezikesheme

      Reply
  • Arben Tashko says:
    August 30, 2024 at 8:16 pm

    Z. Katiu,

    Behet fjala per bombardime qe paraqesin rrezikshmeri te madhe,
    para nje invadimi nga armiqt tane drejt jugut te Shqiperise.

    Ne se arrijne te vine ne hyrjet e tynelit dhe ato qe jane brenda rrezikohen,
    atehere Shqiperia po invadohet.

    A beson Ti se Vlonjatet jane idiote, frikacake te dalin nga tyneli per te luftuar?

    Ne qofte helikopteret e kundershtarit arrijne te vine ne hyrjet e tynelit
    me rezulton se ushtria jone ka falimentuar pjeserisht, dhe e ka lene te
    pa mbrojtur kete objekt strategjik.

    Ne se mendon se ka kushtuar me shume sec duhet, ky eshte nje problem tjeter,
    qe “Ju Mund te Kontriboni” per ta zgjidhur, ne se i “Keni Njohurite e Duhura”.

    Reply
  • Ledina says:
    August 31, 2024 at 11:29 am

    Sherefedin, meqenese thua se “ndërtimi i Tunelit të Llogorasë spostoi zbatimin e projekteve në vazhdim që ishin rruga Rrogozhinë-Korçë dhe Rruga e Arbrit”, po te kujtoj se ndertimi i tunelit te Llogarase eshte veper strategjike, e cila kerkon cdo sakrifice per te perballuar rrezikun e shovinizmit grek qe synon asimilimin dhe me pas aneksimin e Rivieres Shqiptare, te cilen babai yt shpirteror, dhenderri i Serbise, Sali Berisha, ia ka faturuar Greqise bashke me detin Jon. Mos u bej merak se aksi “Rrogozhine -Korce e Oher po realizohet , ndersa per “Rrugen e Arberit” ti e di me mire se kushdo se kush po e saboton.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    August 31, 2024 at 12:13 pm

    O LEDINA!
    TUNELI I LLOGARASË QË ËSHTË ME DY KORSI ËSHTË MË I SHTRENJTË SE TUNELET KROATE QË GJENDEN NË DY ANËT E AUTOSTRADËS DHE ME KATËR KORSI!
    E MENDON Ç’LLOJ ABUZIMI ËSHTË?

    Reply
  • Km says:
    August 31, 2024 at 12:51 pm

    O ti rrote Luli,tynelet e kroacise Jane me dy korsi,Jo me kater.I vetem vend qe Ka tynelet te ndara per vajtjen dhe ardhjen eshte me plloce,pa’ hyre ne autostrade A1,kur Kalon uren e lumit Neretna.,ne ngjitje drejt A1.Por Jane me dy korsi sejcila,tynelet te ndara pa’ lidhjet te brendeshem.Jane me te shkurter dhe ne pergjithesi te gjithe tynelet Jane deri ne 5 km.Tyneli i llogarase eshte doppio tunnel,me lidhje te brendeshem me distance 6 km,qe nuk mund te krahasosh me te tjeret.K pare Edhe tynelet me Itali,por nuk Jane ne keto tregues si Tuneli i llogarase.Ndaj mos beni krahasime dhe llogari,me te dhenat Gazgej Bythebardhin.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    August 31, 2024 at 1:30 pm

    RROTË JE VETË O KM.
    VOTOJE LULIN E MOS NA ÇAJ TRAPIN SI SHUMË!7×7=42!
    SE KUR NXJERRIM FAKTET JU PATRONAZHISTËT NERVOZOHENI.

    Reply
  • Rroftë Shqipëria says:
    August 31, 2024 at 3:33 pm

    Sherafedin Qeramudin Allaharedin Efendin Shehul Shkarravina na ka “nderue” me këtë paçavure, mbasi për një kokë të gjatë ishte në gjumë dhe pas gjumit shikoni çfarë na thotë: kostua shumë e lartë dhe janë shmangur “prrioritetet”! Ah, të marrtë lumi lapsin, penën, stilolapsin sëbashku me trurin, o Qeramudin ekonomist leshi!
    E ke ndritur ti me gjithë ato “studimet” e tu nën tutelën e salliKafshës, që keni bërë një top të madh vetëm për zorrën tuaj, o zorraxhinj! Shko, ore LARO, vrap nën ballkonin e salliKafshës, në Rrugën “Mustafa Matohiti”, ngriji sytë lartë, merr ndonjë “bekim” nga katrani salli dhe, pasi të bësh një gjumë të thellë me ëndrra, bëj një tjetër shkarravinë, duke hedhur baltë mbi veprat monumentale si Unaza e Madhe përqark Periferisë së Tiranës, për Kryqëzimin përpara Laprakës (ju e quanit “Shqiponja”-një rrethrrotullim kaotik dhe shumëi rrezikshëm), Degëzimi drejt Astirit, Kopshtit Zoologjik, Saukut dhe Elbasanit, Kalimet e Fierit, Vlorës, Beratit, Elbasanit etj. Ku ishe ti, o Qeramudin, deri tani? Tani të doli gjumi, për të gjetur koston e lartë!? Jeni një prerje, në racë, një model kallëpi si salliu, që më e mira do të ishte, tu marrë me vete sa më parë! Racë pisash!

    Reply
  • Km says:
    September 1, 2024 at 10:46 am

    Nuk Pashes asnje fakt.Se dyti,nuk jam as patronazhist,ATo mbaji per vehten si patronazhist i Edit Edhe si i Sales.Por llogjet ,per shkak te mllefit qe keni ,mos beni.Se fundit ate rroten e k…It mbajne per motren ose gruan tende.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 1, 2024 at 10:54 am

    JU PATRONAZHISTËT BËNI LLOGJE.
    NUK KAM GRUA E MOTËR.POR AS ME NE SIMPATIZANTËT E L.BASHËS MOS U KRRUAJ SHUMË.

    Reply
  • Spak says:
    September 2, 2024 at 10:29 am

    …………sherefedin Shehu! Osmanllinte e Saliut jane kthyer!

    Reply
  • demo says:
    September 3, 2024 at 8:45 pm

    Llo0garaja me Lokale
    Mish ne hell dhe tava ngjale.
    Tani qe u hap kjo Verra
    Per lesh shkuan te tera.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 4, 2024 at 10:28 pm

    Autori i shkrimit qe te behet i pranueshem estetikisht ,,ekonomikisht,etj,etj duhet te ndryshoje emrin,SHEREFEDIN,jo mor lale sa te shohin emrin ske shanse.

    Reply
  • Gazidede says:
    September 6, 2024 at 2:46 pm

    Dibranet jane te zgjuar dhe te djallezuar, po ky nuk posedon asnje nga keto cilesi pervec deficienses provinciale dhe bythelepirjes se nongrates.

    Reply
  • ilir hoxha says:
    September 12, 2024 at 11:04 am

    turp madh

    cdo komentues me fjale banale

    popull mjeran

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 12, 2024 at 11:38 am

    SHUMË E VËRTETË,ILIR.
    POR DISA HALÉ KËTU DUAN PËRGJIGJEN E MERITUAR.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?