Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jal
Ekonomi

Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jal

Published: October 13, 2026
Shpërndaje

Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tjetër faturë për investimet publike. Ndërtimi i resorteve, hoteleve dhe vilave, përfshirë projekte që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, ka shtuar presionin mbi infrastrukturën ekzistuese, duke kërkuar ndërhyrje të reja në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

Në Jalë, ku ndërtimet turistike janë intensifikuar vitet e fundit, do të investohen rreth 8.49 milionë euro për një impiant të trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemin e kanalizimeve.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë hapi më 12 tetor tenderin me fond limit 778.7 milionë lekë pa TVSH. Afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 18 muaj.

- Publicitet -

Relacioni teknik i projektit tregon se zhvillimi i ndërtimeve turistike ka ecur përpara pa një sistem të integruar për largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

“Në vitet e fundit, Jali ka qenë objekt ndërtimi intensiv, me dhënie të disa lejeve ndërtimi për struktura të reja turistike si hotele, resorte dhe vila pushimi”, thuhet në dokument.

Rrjeti aktual i kanalizimeve është i paplotë dhe i fragmentuar. Pjesa më e madhe e ndërtesave ekzistuese, përfshirë njësitë akomoduese dhe bizneset turistike, mbështeten në gropa septike ose depozita individuale.

Problemet rëndohen gjatë sezonit veror, kur numri i vizitorëve shumëfishohet. Dokumenti evidenton se mbingarkesa e sistemeve ekzistuese ka shkaktuar në disa raste derdhje të ujërave të ndotura në mjedis, përfshirë shkarkime në përrenj që përfundojnë në det.

“Zhvillimi intensiv turistik, i kombinuar me mungesën e një sistemi të centralizuar të kanalizimeve dhe një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura, ka rritur ndjeshëm presionin mbi ekosistemin lokal”, thekson relacioni.

Në kohën e hartimit të projektit, në vitin 2025, ndërtimi i disa komplekseve turistike në Jalë nuk kishte përfunduar, ndërsa sistemet e brendshme të shkarkimit të tyre nuk ishin finalizuar.

Për këtë arsye, rrjeti i projektuar në këtë fazë përfshin kolektorët kryesorë dhe sekondarë, të cilët do të mundësojnë lidhjen e mëvonshme të objekteve turistike me sistemin e centralizuar.

Impianti dhe rrjeti i kanalizimeve janë dimensionuar për një popullsi prej 6,100 banorësh, duke marrë parasysh edhe fluksin sezonal të turistëve.

Dokumentet e planifikimit referojnë një kapacitet perspektiv prej 8,387 banorësh, por projektuesit kanë zgjedhur nivelin më të ulët për të shmangur ndërtimin e një sistemi me kapacitete të tepërta në fazën fillestare.

Punimet do të përfshijnë ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, pusetave të kontrollit, impiantit të trajtimit dhe rehabilitimin e segmenteve rrugore të prekura nga ndërhyrjet.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jal
  • Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri, ‘Benz-i’ ishte parkuar pranë Gjykatës Civile
  • Dhunohet mjeku në Mirditë, u sulmua nga persona të maskuar me shkopinj bejsbolli
  • “Burrat e familjes Trump janë narcistë”, mesazhet sekrete të ambasadores në Greqi
  • Pse heshti Arabia Saudite para sulmeve në aeroport?

Komentet e Fundit

  1. sa per saktesi on Tritol mjetit të avokatit Idajet Beqiri, ‘Benz-i’ ishte parkuar pranë Gjykatës Civile
  2. Phoenix on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat
  5. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?