Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi, Shqipëria dhe Antigua
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Turizmi, Shqipëria dhe Antigua
AnalizaLajmi i fundit

Turizmi, Shqipëria dhe Antigua

Published: March 28, 2024
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

 

Ka disa vite që gjej një mënyrë të drejtpërdrejt a të tërthortë të diskutoj me studentët e mi “A Small Place” (Një vend i vogël- 1988) të shkrimtares amerikano -antiguane Jamaica Kincaid.

- Publicitet -

“A Small Place” është një libërth – prozë jofiksjonale – i fuqishëm, ku fituesja e shumë çmimeve ndërkombëtare në gazetari dhe letërsi flet për problemet e trashëguara të vendlindjes së saj, Antiguas, një perlë turistike në Karaibe.

Shumë larg gjeografikisht dhe me një histori tronditëse kolonizimi dhe postkolonizimi, në pamje të parë ishulli i Antiguas nuk ka thuajse asgjë të përbashkët me Shqipërinë, por shumicës së studentëve të mi iu duket se Kincaid përshkruan atë çfarë ata po dëshmojnë në vendin tonë.

Libri fokusohet në gjendjen e ishullit ekzotik ku gjithçka varet nga turizmi. Resortet luksoze dhe hotelet më modeste, të vendosura pranë bukurive përrallore të Antiguas, premtojnë pushime të paharrueshme për vizitorët e shumtë. Aeroporti dhe porti, po ashtu, janë ideuar për t’i shërbyer parësisht turistëve të shumëpritur.

Kjo studentëve të mi i kujton resortet dhe hotelet me shumë yje në “xhevahirin tonë mesdhetar”, çfarë po i bën bukuritë natyrore shqiptare përditë e më pak të prekshme për vendasit. Po ashtu, ata flasin për transformimin e aeroportit “Nënë Tereza”, ndërtimin e kushtueshëm të atij të Vlorës, për ndërhyrjet në portin e Durrësit dhe të Vlorës e për tunele të hapura me emergjencë, të cilat nga vera do jenë gati për kalimin e mjeteve të turstëve.

Edhe arsimimi i popullit të vogël të Antiguas, sipas Kincaid, është në linjë me politikat qeveritare për zhvillimin prioritar të turizmit. Shumica dërrmuese e të rinjve nxiten të studiojnë në shkolla profesionale që mundësojne karriera në sektorin e turizmit apo në sektore të ndërlidhura të shërbimit. Kjo bën që ajo pakicë e guximshme që dëshirojnë të studiojnë të largohet nga vendi dhe të rriten e kontribuojë tjetërkund, si vetë autorja.

Edhe kjo iu duket studentëve të mi shumë e ngjashme me zgjedhjet me të cilat ata vetë përballen. Një shkollim profesional, sidomos në turizëm, a ndonjë zeje që tumbetohen fuqishëm edhe nga pushtetarët do ia mbushë barkun. Përndryshe iu duhet të marrin rrugët. E meqë dijen nuk e kemi prioritet, universitetet shqiptare mpaken pashmangshmërisht në hullinë e mungesës së studentëve dhe mundësisë për kërkim të mirëfilltë shkencor, derisa të mbyllen se nuk i hynë kujt në punë.

Në “A Small Place”, Kincaid tregon se si turizmi a çdo mundësi në Antigua është nën kontrollin e një grusht njerëzish, politikanë me profesion ose me lidhje të ngushta me politikën. Ndodh edhe që korrupsoini galopant i këtyre të gjithëpushtetshëmve të bëhet aq evident sa populli kinse të qetësohet me ndonjë hetim a dënim minimal. Por kjo nuk e ndryshon faktin se po ata, – pakica me llogari bankare të fshehta – vijojnë të përfitojnë nga investimet strategjike dhe zhvillimore. Afërmendësh, kjo i kujton të rinjve me të cilët punoj aferat majtas e djathtas me kryeministra, zëvendës kryeministra, ministra e kryebashkiakë të përlyer, që japin pak e aspak llogari e që paturpësisht vijojnë të rrinë në qarkullim me pretendime gjithëfarësoj.

Si Kincaid vëren, fytyra më e shëmtuar e turizmit është ajo që fshihet me fanatizëm nga sytë e turistit “që të mos ia prishë pushimet”. Është fytyra e varfërisë dhe pamundësisë jashtë resorteve. E rrugëve që nuk i vihet dorë dhe që lundrojnë në plehrat e luksit, se nuk janë itinerare vizitorësh. Është sekreti i gjithëditur i eskortave dhe plagët shoqërore që sjellin. Është kultura e njehsuar me një pjatë ushqim bio. Mbi të gjitha, është pasiguria e një të ardhme ndërtuar me trende sezonale.

Prandaj, si duket, studentët e mi nuk i ngazëllen fort investimi potencial i Affinity Partners të Kushner në Sazan e Zvërnec. As jahtet tre-dimensionale në porte e resorte me para arabe nuk i bëjnë fort përshtypje. Nuk ia ndriçon jetën fakti se Shqipëria mund të quhet edhe për ca vite, nga artikuj shpesh te paguar, “perlë e pazbuluar”. I bezdis thellësisht etiketimi “ekzotik” dhe vëmendja velëse kushtuar turizmit. E konsiderojnë një shoshë përdorur për të mbuluar zhvillimin e munguar të të tjera fushave në vend.

Thjesht, nuk duan të jenë “një vend i vogël”, “një Antigua mesdhetare”. Nuk duan që të jetën ta kenë të varur nga huqet e vizitorëve, nuk duan që të ardhmen t’ia vjedhë turizmi.

__________

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • mali says:
    March 28, 2024 at 1:18 pm

    Edona Llukacaj ti fluturon me presh ne bythe dhe keto prralla te tilla mbaji per vete.Kuptohet qe Edi Rama te ka dhene nje grusht me para per t’i sherbyer atij.
    Shqiptaret nuk jane aq budallenj sa kujton bytha jote dhe u tregon poezira.
    Te thashe qe fluturon me presh ne bythe sepse ne nuk jemi vend turisti k I mirefillte.Miereqenia e popullit shqiptar nuk varet nga turizmi.
    I u fole studenteve te tu per naften e Shpiragut?I u fole studenteve te tu qe ne malet e shqiperise kullosnin dikur milion koke dele e dhi e sot edhe malet po thahen sepse u mungojne kakerdhite e bagetive,pra plehu?.U fole studenteve te tu se sa e pasur me minerale eshte nentoka jone?
    U fole se te pasura jane detrat tona me peshq ?U fole studenteve qe vendi I tyre eshte me I pasuri ne Rajon me ujra e liqenve e lumenjve?
    Kush po I gezon gjithe keto pasuri e dashur Edona?
    Nje popull qe eshte duke u zhdukur si komb,nje popull qe neni 28 I ligjit e shproneson, dhe poezi te tjera.
    Ju Edona e kompani jeni fara me e keqe e ketij kombi.Tek ju mbeshtetet mafia pos-komuniste duke zhvatur keto pasuri.

    Reply
  • feridon says:
    March 28, 2024 at 1:41 pm

    Se shpejti per nivelin ekonomik qe kemi DETIN DO TA SHOHIM ME DYLBI.

    Reply
  • Ada says:
    March 28, 2024 at 2:23 pm

    Zoteri “Mali”, duket sikur mbeshtetni mendimin e autores ne teresi, por ne menyre te ulet perdorni fraza qe nuk i shkojne kurrekujt t’i flase ose shkruaje. Ne vend qe te nxirrni fjale ofenduese e fyese (meqe ra fjala ju prekin ju dhe jo autoren), mund t’i bashkengjisni shkrimit ne menyre te qytetaruar faktin qe pervec problematikes se turizmit, kemi dhe ate te cpopullimit….. uroj ne mirekuptimin tuaj!

    Reply
  • Jo vetëm turizëm! says:
    March 28, 2024 at 2:25 pm

    Ti « Mali » lexoje edhe një herë shkrimin, se mbase e kupton! Kritika është që ekonomia po përqëndrohet vetëm tek turizmi dhe jo në sektorët e tjerë. Mafia post-komuniste është Berisha dhe kompani, por nga që problemet ekonomike i trajton me syzet partiake nxjerr edhe Ramën që nuk mbeti rast që të mos thotë në gjuhë të huaj, që Shqipëria ishte si « Koreja e Veriut ». Sa më pak të perdoret politika, aq më të zgjuar bëhen njerëzit!

    Reply
  • Pe(r)la e pazbuluar... says:
    March 28, 2024 at 2:55 pm

    Bukur e ke qendisur Edona.

    Po afron sezoni i verës dhe si çdo qytetar iu drejtova byrove të udhëtimit për të prenotuar ndonjë hotel nga ata me pesë yje skiptare (barazvlerësuar me një apo dy evropianë), por ashtu siç e parashikoja, jehona e mediave të parapaguara rezultoi një farsë madhështore.

    Përgjigja po e njëjta. Të na falni zotëri – por për momentin s’mund t’ju ofrojmë as dhe një ofertë të vetme për në Ëllbenija.

    Si shpjegohet – ja kthej me qesendi? Sipas burimeve “të sigurta gazetreske”, vjet atje pushuan mbi 10 milionë turinj…stë. Një komentues i tipit pilo lalë a s’ethem llallë, i shqyer ndër të tjerë për by*lëpirës pa maskë, i çoi bile në 12 miljonë. T’i kenë numëruar me gjithë mickonja thua? Helbete, nga socialpisët jo vetëm tre zero nga pas, por çdo gjë absurde mund të presësh, sidomos kur flitet me shifra.

    Po ja – ma kthen – hidhi një sy gjithë këtyre prospekteve turistike që sheh në raftet sa një faqe muri, që të bindesh se çfarë “perlash të zbuluara” ofrojnë vende elitare turistike si Greqia, Turqia, Egjypti, Kroacia, për mos dashur të kaloj në vende të tjera mahnitëse mesdhetare si Italia, Spanja, Portugalia, Franca me Cote d’Azur-in e famshëm, etj. dhe çfarë (lesh) perlash të pazbuluara ofron Èllbenija.

    Reply
  • Fusha says:
    March 28, 2024 at 3:06 pm

    O mali,, e ke lexuar artikullin apo se ke kuptuar ironin qe eshte perdorur??

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    March 28, 2024 at 3:25 pm

    Mali, jo me marsh te peste, por te dyte e te trete! Mos lexo vetem paragrafin e pare te shkrimit, por te gjithe shkrimin. Autorja (qe nuk e njof e as me intereson) nuk lavderon turizmin shqiptar, aq me pak ate te Rames! Perkundrazi, indirekt e kritikon. Troc muhabeti, duhen perkrahur shkrime te tilla, packa se jane te bute ndaj politikes anti-njerezore, anti-shqiptare, anti-europiane te gallofit te gjate!

    Reply
  • pa vlere says:
    March 28, 2024 at 3:28 pm

    Ss koment i turpshem!
    Imagjino ky kome tuesi te jete nje mashkull, cfare mardhenie do kete ai me bashkeshorten apo bashkejetuesen e vet!
    O Zot!

    Reply
  • pa vlere says:
    March 28, 2024 at 3:29 pm

    @ mali
    Ss koment i turpshem!
    Imagjino ky kome tuesi te jete nje mashkull, cfare mardhenie do kete ai me bashkeshorten apo bashkejetuesen e vet!
    O Zot!

    Reply
  • mali says:
    March 28, 2024 at 3:32 pm

    Edona Llukacaj me shume interes per studentet e ty ,me qe qenke dhe pedagoge do te ishte poezia e Naim Frasherit :Bageti e bujqesi.
    Keshtu I sherben rinise dhe kombit .

    Reply
  • ¿? says:
    March 28, 2024 at 3:37 pm

    E gjitha kjo mdodh sepse ne krye te vendit eshte ulur kembekryq prej nje kohe tashti teper te gjate dhe ne menyre skandaloze nje njeri me horizont te kufizuar qe nuk ka njohuri as nga ekonomia, as nga mjeshteria e drejtimit te shtetit, por eshte nje egzibicionist i ngjashem me ato grate qe nuk iu prishet shume puna se vijne era shurre dhe kane morra, mjafton qe te kene nje makiazh me shume bojra dhe nje fustan qe kur e shkund era u tregon shalet.

    Reply
  • mali says:
    March 28, 2024 at 3:52 pm

    Kulufi dhe pa vlere.Nuk ka me kohe te perdridhesh .
    Sot luhet me karta te hapura.
    Eshte duke u shitur shqiperia me te gjitha te mirat pasurore qe ka dhe populli nuk gezon asgje dhe ju jeni se bashku me Edonan te fluturoni me presh ne bythe per 5 leka qe merni nga Edi Rama se keni nje te punesuar ne shtet.

    Reply
  • uskania says:
    March 28, 2024 at 6:13 pm

    Sa keq, kur të vret sytë zhvillimi dhe mirëqënia!Sa të mjerë janë atë studentë, që kanë një
    pedagoge të tillë miope Lukaçe!

    Reply
  • mali says:
    March 28, 2024 at 6:49 pm

    Uskania ,ke quan zhvillim e mireqenie?
    Pa shiko %-ndjen e azil kekuesve shqiptare ne europe.
    E di c’do te thote azil kerkues?
    Nje familje qe nuk ka deshire te kthehet ne vendin e vet.

    Reply
  • mali says:
    March 28, 2024 at 7:01 pm

    Sot ka ardhur koha te luhet me karta te hapura.
    PD-ja e Bashes dhe kush e mbeshtet hapini letrat.Avokat Ngjela hapi kartat me bashkim te PD-se Bashes.Mjaft u perdrodhe me retorike,o po ose jo.Nuk ka kohe per perdredhje sepse edhe populli te jete I qarte me ke ka te beje.

    Reply
  • Jimi says:
    March 28, 2024 at 8:21 pm

    Nuk e kuptoj dote kete zonje !? Sot ne shqiptaret duam te ndertojme kapitalizmin, apo cfare !? Dje pretenduam te ndertonim Socializmin, por s’e ndertuam dote. Sot, cfare kapitalizmi pretendon zonja te ndertoje ? Kapitalizmin me fytyre humane ? Nje sistem hibrid, me pluralizem politik, nje sistem, me fytyre kapitaliste, por me ligje ekonomike socialiste ! Ne kapitalizem, pushtetin politik dhe ate egzekutiv pa tjeter qe e zoterojne manjatet e korporatave te fuqishme dhe si te tille ata edhe do te vendosin se ku dhe sa do te investojne. Kjo praktike eshte me se e njohur ne te gjithe boten kapitaliste, keta pa tjeter qe do te mbrojne interesat e tyre financiare, madje edhe ne kurriz te klases qe sundojne dhe shfrytezojne, dhe as u’a ndien fare se c’kerkojne plebejte. Te pakten une keshtu e kuptoj kapitalizmin. Tani ti moj zonje na thuaj cfare te bejme, ta perqafojme me dashuri kete sistem, apo nepermjet revolucionit ta permbysim me dhune dhe ne vend te tij te ndertojme nje sistem i cili ne themel te kete barazine shoqerore, Liri, barazi, vllazeri, sic edhe shpalli Komuna e Parisit !?

    Reply
  • Pe(r)la e pazbuluar... says:
    March 28, 2024 at 8:55 pm

    28 Mars, 2024 te 2:55 pm
    Komenti juaj po pret moderimin. Kjo është një paraparje, komenti juaj do të jetë i dukshëm pasi të jetë miratuar.

    Po aron sezoni i verës dhe si çdo qytetar iu drejtova byrove të udhëtimit për të prenotuar ndonjë hotel nga ata me pesë yje skiptare (barazvlerësuar me një apo dy evropianë), por ashtu siç e parashikoja, jehona e mediave të parapaguara rezultoi një farsë madhështore.

    Përgjigja po e njëjta. Të na falni zotëri – por për momentin s’mund t’ju ofrojmë as dhe një ofertë të vetme për në Ëllbenija.

    Si shpjegohet – ja kthej me qesendi? Sipas burimeve “të sigurta gazetreske”, vjet atje pushuan mbi 10 milionë turinj…stë. Një komentues i tipit pilo lalë a s’ethem llallë, i shqyer ndër të tjerë për by*lëpirës pa maskë, i çoi bile në 12 miljonë. T’i kenë numëruar me gjithë mickonja thua? Helbete, nga socialpisët jo vetëm tre zero nga pas, por çdo gjë absurde mund të presësh, sidomos kur flitet me shifra.

    Po ja – ma kthen – hidhi një sy gjithë këtyre prospekteve turistike që sheh në raftet sa një faqe muri, që të bindesh se çfarë “perlash të zbuluara” ofrojnë vende elitare turistike si Greqia, Turqia, Egjypti, Kroacia, për mos dashur të kaloj në vende të tjera mahnitëse mesdhetare si Italia, Spanja, Portugalia, Franca me Cote d’Azur-in e famshëm, etj. dhe çfarë (lesh) perlash të pazbuluara ofron Èllbenija.

    Reply
  • Pe(r)la e pazbuluar... says:
    March 28, 2024 at 9:03 pm

    Uuuu, sorry moderatoro se e postova dhe një herë pa dashje komentin.

    Reply
  • demo says:
    March 28, 2024 at 9:20 pm

    Ma cpifi kjo Pilivricka..Studentet e mi,studentet e mi,.Ku je ti moj pilivricke,,Kujt i jep mend bythya jote?
    Nuk e di nga eshte kjo llukekacja,por di qe katundari kur meson alfabetin i thote vetes profesor,.
    U be si nje cuperline e parritur ne peshkopi,qe kishte te jatin te fortin e fshatit,E beri deputete.Kjo nje e dy DIBRANET E MIJ,DIBRANET E MIJ,.sikur ishte Skenderbeu. Tani duhet te kete mbushur moshen per martese,,te pakten te thote:Femijet e mij.
    edhe kjo,, Studentet e mij,cfare tu them une studenteve te mij,si t`i mesoj studentet e mij,,?
    Kush ka qene ay mut universiteti,qe te ka vene ty te mesosh studente?
    Edhe Pellasgoembriomorfematisti nga permeti agron dalipaj me shkollim Ekonomi bujqesore kishte postuar nje fotografi me nje turist hollandez qe kishte ardhur ne Tirane per te mesuar gjuhen shqipe.Atje i kishin thene qe vetem gjuhetari EmbrioMorfist Agron Dalipaj mund t`ja mesonte sagllam gjuhen shqipe.Hollandezi ishte vene ne kerkim te Agron Dalipaj dhe e kishte gjetur ne Pogradec,
    Se ky nuk duronte dot Akademine e Shkencave ne Tirane.
    Nje popull qe ka pushkatuar me qef inxh.Koco Plakun,inxh Sulo Klosin,Inxh.Kujtim Beqirin,inxh.Stanisllaw Zuberin,dr.Sabiha Kasimati e mijra tjere ,sdo mend qe to mburret me sharlatanin Edi Rama,,do beje pedagoge kete tarravellen Llukacaj dhe embrimorfist Agron dalipaj.
    Thoshte ndjese paste Qamil Buxheli:Prish bucela,bej kenace.
    Keta jane herojte e kohes tone.

    Reply
  • Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE says:
    March 28, 2024 at 10:05 pm

    Eraldo Hadushaj PEDOFIL , që Punon në Policinë RRUGORE , NDALON PA SHKAK dhe PA ARSYE Vajzat e Bukura SHOFERE në Tiranë , dhe i NGACMON SEKSUALISHT !!!!

    Eraldo Hadushaj i Biri i MUTIT Batjarit ose Ba(f)tjarit , që Zanati tij i vërtetë është BUJK dhe ÇOBAN Delesh , Lopësh , por që FATKEQËSISHT punon në POLICINË RRUGORE , duke ju bëre PEDOFILIN , HAJDUTIN , RRGAÇIN dhe ARROGANTIN Shoferëve në KRYEQYTET (TIRANË) !!!!

    I bëj thirrje SPAK (Altin Dumanit) dhe Ministrit Taulant Balla , që të SURVEJOJNË 24/7 , me Metoda Speciale , PEDOFILIN dhe KRYE HAJDUTIN Eraldo Hadushaj , dhe ta ARRESTOJNË NJË ORË e MË PARË , në të kundët QYTETARËT SHQIPTARË , që kanë rënë PRE , e MOTËR QIMIT , Eraldo Hadushaj , do të bëjnë VET GJYQËSI !!!!

    SPAK gjithashtu duhet ti véji në SITË PASURINË këtij EFEKTIVI KRIMINEL të POLICISË RRUGORE , sepse e ka vënë në mënyrë KRIMINALE dhe duhet me patjetër ti KONFISKOHET !!!

    Eraldo Hadushaj PEDOFIL , KRYE KRIMINEL , BANDIT , KRYE HAJDUT , GRABITQAR , HORR , RRUGAÇ , ZHVATËS , SHUSHUNJË e PËSHTIRË , FUNDËRRINË e NDYRË dhe i PA CIVILIZUAR !!!

    Reply
  • Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE says:
    March 28, 2024 at 10:06 pm

    Eraldo Hadushaj PEDOFIL , që Punon në Policinë RRUGORE , NDALON PA SHKAK dhe PA ARSYE Vajzat e Bukura SHOFERE në Tiranë , dhe i NGACMON SEKSUALISHT !!!!

    Eraldo Hadushaj i Biri i MUTIT Batjarit ose Ba(f)tjarit , që Zanati tij i vërtetë është BUJK dhe ÇOBAN Delesh , Lopësh , por që FATKEQËSISHT punon në POLICINË RRUGORE , duke ju bëre PEDOFILIN , HAJDUTIN , RRUGAÇIN dhe ARROGANTIN Shoferëve në KRYEQYTET (TIRANË) !!!!

    I bëj thirrje SPAK (Altin Dumanit) dhe Ministrit Taulant Balla , që të SURVEJOJNË 24/7 , me Metoda Speciale , PEDOFILIN dhe KRYE HAJDUTIN Eraldo Hadushaj , dhe ta ARRESTOJNË NJË ORË e MË PARË , në të kundët QYTETARËT SHQIPTARË , që kanë rënë PRE , e MOTËR QIMIT , Eraldo Hadushaj , do të bëjnë VET GJYQËSI !!!!

    SPAK gjithashtu duhet ti véji në SITË PASURINË këtij EFEKTIVI KRIMINEL të POLICISË RRUGORE , sepse e ka vënë në mënyrë KRIMINALE dhe duhet me patjetër ti KONFISKOHET !!!

    Eraldo Hadushaj PEDOFIL , KRYE KRIMINEL , BANDIT , KRYE HAJDUT , GRABITQAR , HORR , RRUGAÇ , ZHVATËS , SHUSHUNJË e PËSHTIRË , FUNDËRRINË e NDYRË dhe i PA CIVILIZUAR !!!

    Reply
  • mali says:
    March 28, 2024 at 11:13 pm

    Shkurt esapi Edi Rama e beri detyren duke krijuar oligarget dhe tani duhet te largohet .
    Teorikisht Sali Berisha realizoi nje plan studimor duke e shpene ne zero nje vend.Kujtoni qe u prene drure frutore,vreshta e kudo.
    Aty ne rrugice nuk ka fshatare qe tia hedhin lakun ne fyt dhe ta terheqin poshte.
    Ada! Nuk ka kohe per replika.
    Edona me akademiket e bejne shtetin.Keta vendosin kudo ne perendim politiken e brendeshme e te jashtme te shtetit.
    Ne se shteti perqendrohet ne nje dore dhe nxjerr ligje qe nje parlament I aprovon pa degjuar opozite kemi diktature.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    March 29, 2024 at 2:19 pm

    Kjo puna e zhvillimit te turizmit dhe ngushtimit te mundesive te shqiptareve te thjeshte per ti shfrytezimuar keto resurse eshte si puna gocave te reja.Kur e kane brenda dhe i pyet a u dhemb pergjigjen ehe ehe dmth po,kur i pyet ta heq te thone hem hem,dmth jo jo.Kushte e kane keto pune,mos u merzitni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond
  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre

Komentet e Fundit

  1. John on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. John on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. John on Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  4. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?