Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turma djeg kisha në Pakistan pas pretendimeve për blasfemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turma djeg kisha në Pakistan pas pretendimeve për blasfemi
AktualitetBote

Turma djeg kisha në Pakistan pas pretendimeve për blasfemi

Published: August 17, 2023
Shpërndaje

Mijëra myslimanë kanë djegur të paktën katër kisha dhe i kanë vandalizuar shtëpitë e të krishterëve në qytetin pakistanez Jaranvala, pas pretendimeve se dy burra e kanë përdhosur Kuranin – libër i shenjtë në Islam.

Policia i ka ndaluar më shumë se 100 persona dhe ka nisur hetime për dhunën që ka ndodhur në lindje të Punxhabit. Autoritetet kanë thënë se situata në Jaranvala është e tensionuar.

Agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se policia e ka hapur një rast edhe kundër dy banorëve të krishterë nën ligjin për blasfemi, i cili parasheh dënime me vdekje.

- Publicitet -

Deri më tani askush nuk është ekzekutuar sipas ligjit, mirëpo dhjetëra persona janë vrarë në të kaluarën nga turmat, nëse janë akuzuar për blasfemi. Dy vjet më parë, një burrë nga Shri Lanka është vrarë nga një turmë e zemëruar, pas akuzave për blasfemi, dhe trupi i tij është djegur.

Më 2009, turmat i kanë djegur rreth 60 shtëpi dhe i kanë vrarë gjashtë njerëz në rajonin e Punxhabit, pasi ata janë akuzuar për ofendim të Islamit.

Ligji ndëshkues për blasfeminë daton prej shekullit të 19-të kur Pakistani ka qenë koloni e Britanisë.

Mirëpo më 1980, autoritetet kanë prezantuar ndëshkime më strikte për shkelje të ligjit, përfshirë dënimin me vdekje për secilin që e ofendon Islamin.

Rreth 96 për qind e popullsisë së Pakistanit janë myslimanë. Shtetet tjera, përfshirë Iranin, Brunein dhe Mauritaninë, kanë, po ashtu, ndëshkime të ashpra për ofendim të fesë. /  REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë
  • Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, agjentët e mësuan lajmin nga mediat
  • Si u thur plani për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë
  • Ish-drejtoresha e SHISH ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO
  • ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Vlora 97 on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Gjoni on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  4. Xha Teme Analisti on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  5. Berlin on INVESTIGIMI: Jo vetëm Kushner, tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?