Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia hakmerret për vrasjen e 9 ushtarëve, bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turqia hakmerret për vrasjen e 9 ushtarëve, bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri
AktualitetBote

Turqia hakmerret për vrasjen e 9 ushtarëve, bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri

Published: January 13, 2024
Shpërndaje

Turqia kreu sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në shtetet fqinje, Irak dhe Siri, të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Sulmet u kryen një ditë pas një sulmi ndaj një baze ushtarake turke në Irak, ku u vranë nëntë ushtarë turq.

Turqia shpesh kryen sulme ajrore kundër caqeve në Siri dhe Irak, për të cilat beson se janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve Kurdistan, apo PKK, një grup i ndaluar separatist kurd, i cili në vitet e ’80 e nisi një kryengritje kundër Turqisë.

Ministria e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë turq i sulmuan caqet në Metina, Hakurk, Gara dhe Qandil në veri të Irakut, por nuk tregoi se cilat zona në Siri. Ajo tha se avionët e saj shkatërruan shpella, bunkerë, mburoja dhe objekte nafte “për t’i eliminuar sulmet terroriste kundër popullit dhe forcave tona të sigurisë si dhe për ta garantuar sigurinë tonë kufitare”.

- Publicitet -

Gjatë sulmeve u “neutralizuan shumë militantë”, tha ajo.

Të premten mbrëma, sulmuesit tentuan të futen në një bazë ushtarake në veri të rajonit gjysmautonom kurd të Irakut, duke i vrarë pesë ushtarë. Katër ushtarë të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e rënda. Ministria turke e Mbrojtjes tha se 15 militantë u vranë gjithashtu.

Kjo ngjarje nuk është komentuar nga PKK-ja, qeveria në Bagdad apo administrata e rajonit kurd. Ndërkohë, ministri i brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se policia i ka arrestuar 113 të dyshuar për lidhje me PKK-në gjatë bastisjeve në 32 provinca turke.

PKK-ja, e cila ka baza në veri të Irakut, është shpallur organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara. Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur prej se nisi konflikti më 1984.

Turqia dhe SHBA-ja, megjithatë, nuk pajtohen për statusin e grupeve kurde në Siri, të cilat janë rreshtuar përkrah Uashingtonit në luftë kundër Shtetit Islamik në Siri, shkruan REL.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?