Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia lufton krimin e organizuar për të përmirësuar imazhin e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Turqia lufton krimin e organizuar për të përmirësuar imazhin e saj
Bote

Turqia lufton krimin e organizuar për të përmirësuar imazhin e saj

Published: March 21, 2024
Shpërndaje

Policia e Stambollit po përdor disa nga makinat sportive më të shtrenjta në botë si pjesë e përpjekjes së re të Turqisë për të goditur krimin e organizuar. Ankaraja shpreson t’u shpëtojë kritikave ndërkombëtare mbi çështjen e pastrimit të parave ndërsa po punon për të tërhequr investitorë të huaj.

Policia e trafikut në Stamboll tani ka disa nga makinat më të mira në botë.

Makinat janë sekuestruar në një operacion mbarëkombëtar ndaj grupeve të krimit të organizuar, të përfshira në trafikimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave.

- Publicitet -

Analistët thonë se gjeografia unike e Turqisë e ka bërë atë një qendër ideale për krimin ndërkombëtar.

“Turqia ndodhet në mes të dy kontinenteve. Ata që duan të transferojnë një mall të paligjshëm, si drogën, duhet të punojnë me dikë këtu në Turqi. Dhe në këtë aspekt, shumica e bandave kriminale në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën e Jugut, kanë lidhje me ato këtu në Turqi”, thotë Murat Aslan nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale.

Shumë nga të arrestuarit janë figura ndërkombëtare të krimit, të kërkuara nga Interpoli, që vijnë nga Evropa, Azia dhe Shtetet e Bashkuara.

Analistët thonë se kontrollet e dobëta financiare të Turqisë e kanë bërë atë tërheqëse edhe për krimin e organizuar.

“Ejani, sillni para të gatshme, sillni diamante, nuk na intereson vërtet se ku i keni marrë ato. Thjesht raportojini në kufi, ose depozitojini në një bankë dhe ne nuk do t’u bëjmë asnjë pyetje. Kjo pjesa “nuk do t’u bëjmë asnjë pyetje”, natyrisht, është plotësisht në kundërshtim me frymën e legjislacionit global kundër pastrimit të parave“, thotë Atilla Yesilada nga organizata “GlobalSource Partners”.

Organizata ndërkombëtare kundër pastrimit të parave, Grupi i Punës për Veprimet Financiare, ose FATF, e vendosi Turqinë në listën e saj gri të vendeve që nuk e luftojnë pastrimin global të parave.

Goditja e krimit të organizuar nga ana e Turqisë, së bashku me forcimin e kontrolleve të saj financiare, janë pjesë e përpjekjeve për të hequr veten nga lista e shkelësve të këtyre rregullave dhe për të zvogëluar ndikimin e tij të dëmshëm ekonomik.

“Bankat komerciale dhe fondet globale ngurrojnë të bëjnë biznes me një vend që është ende në listën gri për shkak të shumë sanksioneve. Nëse ne mbetemi sërish në listën gri, mendoj se 20 për qind e institucioneve që do të ishin të interesuara të investonin në Turqi nuk do të ishin në gjendje ta bënin këtë nga frika e mungesës së respektimit të rregullave”, thotë analisti Atilla Yesilada.

Qeveria turke e sheh rritjen e investimeve ndërkombëtare si çelës për zgjidhjen e problemeve ekonomike të Turqisë. Kjo do të thotë se goditja ndaj krimit të organizuar ka të ngjarë të vazhdojë dhe policia e Stambollit mund të vazhdojë të marrë më shumë nga këto makina të bukura.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?