Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U bashkuan me burrat e tyre, GJKKO shpall fajtore 9 gra të riatdhesuara nga Siria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U bashkuan me burrat e tyre, GJKKO shpall fajtore 9 gra të riatdhesuara nga Siria
AktualitetKronike

U bashkuan me burrat e tyre, GJKKO shpall fajtore 9 gra të riatdhesuara nga Siria

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli fajtore nëntë gra të riatdhesuara nga Siria, të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj.

Edhe pse gjyqtarja Rudina Palloj shpalli dënimin me shtatë vjet heqje lirie për secilën prej tyre dhe përfundimisht ato u vendosën në shërbim prove për pesë vjet.

Përmes aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj tyre do të ulej në katër vjet e tetë muaj heqje lirie. Megjithatë, Prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit të tyre dhe vendosjen në shërbim prove për pesë vjet.

- Publicitet -

Gjithashtu, të nëntë të dënuarat detyrohen të mos shoqërohen me persona të hetuar apo dënuar për vepra penale për të cilat ato akuzohen, si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale.

Nëntë gratë që u shpallën fajtore ishin larguar në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, shtet në të cilin më herët kishin shkuar bashkëshortët e tyre dhe ishin rreshtuar përkrah grupeve terroriste të Al-Nusrës dhe më pas Shtetit Islamik.

Gjykata vendosi edhe heqjen e masës së sigurisë që u ndalonte të pandehurave daljen jashtë vendit.

Sipas të dhënave të agjencive shqiptare të inteligjencës, në Siri dhe Irak kanë shkuar rreth 140 luftëtarë nga Shqipëria.

Disa vite më parë ishin arrestuar nëntë persona që dyshohej se rekrutonin luftëtarë për në Siri. Gjykata e Krimeve të Rënda më 2016 i kishte dënuar ata në total prej 126 vjetësh burgim.

Në vitet, përmes disa operacioneve Shqipëria ka riatdhesuar shtetas që gjendeshin në Siri, ku kishin shkuar t’iu bashkoheshin organizatave terroriste.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • A po rikthehet normaliteti në sistemet e Microsoft dhe shërbimet anembanë botës

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?