Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U gjet pa ndjenja në dhomën e tij, ndërron jetë i paraburgosuri te “313”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U gjet pa ndjenja në dhomën e tij, ndërron jetë i paraburgosuri te “313”
AktualitetKronike

U gjet pa ndjenja në dhomën e tij, ndërron jetë i paraburgosuri te “313”

Published: July 24, 2025
Shpërndaje

Një i paraburgosur i datëlindjes 26 tetor 1974, ka ndërruar jetë këtë të enjte rreth orës 08:00 në ambientet e Urgjencës së QSUT-së në Tiranë.

51-vjeçari Besnik Koçiu u gjet pa ndjenja në dhomën e tij në ambientet e burgut “313” në Tiranë rreth orës 07:00 dhe u transportua menjëherë me urgjencë në QSUT, ku mbërriti në orën 07:12.

Ai u trajtua nga shërbimet mjekësore deri në orën 08:00, kur u konfirmua ndarja e tij nga jeta.

- Publicitet -

Koçiu ishte në burg që prej datës 16 korrik 2025. Në momentin e pranimit në institucion, ai kishte deklaruar se vuante nga Diabeti Mellitus, Hipertensioni Arterial dhe një goditje në tru (AVC ishemik) e kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat merrte terapi të vazhdueshme dhe kishte kartelë mjekësore për ndjekje.

Ai ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve” ndërsa ishte arrestuar nën dyshimet për plagosjen në këmbë të një 34-vjeçari.

Ngjarja është referuar autoriteteve përkatëse, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria e Burgjeve

“Më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:00, në ambientet e Urgjencës së QSUT-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri Besnik Koçiu, i datëlindjes 26.10.1974, i cili ishte i akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” që prej datës 16 korrik 2025, ardhur nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT në orën 07:08, ku ka mbërritur në orën 07:12 dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në orën 08:00 është konfirmuar ndarja nga jeta.

Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.

Shtetasi Koçiu ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

Ngjarja është referuar menjëherë autoriteteve përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?