Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ka mbijetuar 30 kalimeve të paligjshme me gomone, 18-vjeçarja rrëfen udhëtimin e “tmerrit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > U ka mbijetuar 30 kalimeve të paligjshme me gomone, 18-vjeçarja rrëfen udhëtimin e “tmerrit”
Bote

U ka mbijetuar 30 kalimeve të paligjshme me gomone, 18-vjeçarja rrëfen udhëtimin e “tmerrit”

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

Një 18-vjeçare, e cila i mbijetoi gomones që u mbyt në kanalin që lidh Francën me Anglinë ka treguar momentet e tmerrit. Në një intervistë për Sky News, Heivin thotë se mjeti lundrues ishte i mbingarkuar, ndërsa në të ndodheshin edhe njerëz të armatosur.

Ajo konfirmoi se gomonia ku ndodhej u sulmua nga një grup rival emigrantësh, të armatosur me shkopinj dhe thika, ndërsa po përgatitej të nisej.

“Njerëzit po luftonin, njerëzit po shkeleshin me këmbë, ata po vdisnin dhe po hidheshin në det”, ka treguar e reja, e cili thotë se vetë ra në ujë, por u tërhoq nga një person tjetër në varkë.

- Publicitet -

Dy pasagjerë të tjerë që ranë në ujë, mes tyre edhe një vajzë e re, janë mbytur, ndërsa tre persona të tjerë vdiqën në varkë.

Heivin bën përgjegjës grupin rival, që siç shprehet ajo i rrëmbyen duke shkaktuar tragjedi.

“Nëse ata nuk do të kishin ardhur dhe nuk do të fillonin të luftonin, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur”, ka treguar ajo.

Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në ujërat pranë qytetit bregdetar francez të Wimereux. Në kohën kur mbërritën shërbimet e urgjencës, ishte e qartë se njerëzit kishin vdekur, si në varkë ashtu edhe në ujë.

“Rashë në ujë, por një burrë më ndihmoi të ngrihesha”, tha Heivin.

“Të gjithë po hipnin në bord dhe kishte shumë njerëz – mbi 110 vetë. Unë isha përpjekur të isha në front, por pasi rashë në ujë u ula në skajin e varkës dhe nuk shkova në anën tjetër – aty po luftonin njerëzit. Falënderoj Zotin që nuk u futa në pjesën e sipërme të gomones. Do të isha mbytur. Falënderoj Zotin për këtë çdo ditë”, tha ajo.

Heivin ka kaluar shtatë muaj duke udhëtuar nëpër Evropë që kur u largua nga Iraku. Ajo tha se donte të shkonte në Britani sepse “është një vend më i mirë për mua, padyshim për sa i përket gjuhës, por gjithashtu, në shumë mënyra të tjera, është më i mirë se pjesa tjetër e Evropës”.

Ajo ka bërë 30 përpjekje për të kaluar Kanalin, por ka dështuar çdo herë. Herë ka qenë policia franceze që ka shkatërruar varkat ndërsa herë të tjera skafi me të cilin ajo udhëtonte është prishur.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?